PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bashkëpunimi kino-amerikan në përballimin e ndryshimit të klimës
2014-11-24 10:09:06 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë vizitës javën e kaluar të presidentit amerikan Barak Obama në Kinë, të dy vendet bënë një deklaratë të përbashkët për përballimin e ndryshimit të klimës. Pala amerikane u shpreh për herë të parë se deri në vitin 2025, lëshimi i gazit serrë ulet me 26% deri 28% në krahasim me vitin 2005. Kurse pala kineze premtoi për herë të parë të ndalojë shtimin e lëshimit të gazit karbonik para vitit 2030, domethënë u premtua vëllimi maksimal i lëshimit. Media e huaj vuri në dukje se ky është progresi më i rëndësishëm vitet e fundit në procesin global të ndryshimit të klimës dhe premtimet e bëra nga Kina e SHBA-ja shfaqin përgjegjësinë e dy vendeve të mëdha. Specialistët kinezë propozuan që pakësimi nga Kina i lëshimit të gazit karbonik të kryhet së bashku me kontrollin e ndotjes së ajrit.


Foto: 海 / 东方IC

Kina e SHBA-ja janë dy vendet me lëshimin më të shumtë të gazit serrë në botë, me një vëllim që zë 42% të vëllimit të përgjithshëm të lëshimit të gazit në botë, gati të barabartë me vëllimin e lëshimit të vendeve të tjera. Vitet e fundit, qeveria kineze ka marrë shumë masa për të pakësuar lëshimin e gazit serrë, por kjo është hera e parë e përcaktimit të mandatit për ndalimin e shtimit të lëshimit. Drejtori i Qendrës Studimore të Publikut e të Mjedisit të Kinës Ma Jun u shpreh se përcaktimi aktual nga Kina i vëllimit maksimal të lëshimit para vitit 2030 shfaq jo vetëm përgjegjësinë e një vendi të madh, por edhe rezultatet e kontrollit të ndotjes së ajrit. Ai tha:

"Vitin e kaluar, Kina kërkoi për herë të parë që disa zona të pakësojnë përdorimin e qymyrgurit, një masë kjo që ndikoi në përcaktimin e vëllimit maksimal të lëshimit të gazit karbonik."

Krahas kësaj, Kina u shpreh për herë të parë se deri në vitin 2030, shtohet në 20% përqindja e lëndëve djegëse jofosile ndër lëndët djegëse, ndërsa tani kjo përqindje është vetëm 9.8%. A është i vështirë realizimi i këtij objektivi? Shefi i informacionit i uebsajtit të energjisë të Kinës Han Xiaoping është i mendimit se sipas strukturës së sektorëve me energji të reja të Kinës, ky objektiv mund të realizohet :

"Tani Kina është vendi me kapacitetin më të madh të instaluar hidroelektrik në botë dhe po vijon të ndërtojë shumë hidrocentrale. Kina është edhe vendi me kapacitetin më të madh të instaluar të energjisë elektrike me erë dhe çdo vit shtohen 20 milionë kilovatë energji elektrike me erë. Në të njëjtën kohë, Kina po zhvillon fuqimisht energjinë diellore . Krahas këtyre, Kina planifikon të mbarojë në vitin 2020 ndërtimin e gjeneratorëve të energjisë elektrike bërthamore me 50 e 60 milionë kilovatë. Me mbledhjen e këtyre faktorëve, ka shpresë të realizohet para vitit 2030 ky objektiv."


Foto: 冯军 / 东方IC

Dihet nga të gjithë se qymyrguri zë një vend kryesor në strukturën energjetike të Kinës, por ky është pikërisht burimi kryesor i lëshimit të gazit serrë. Për të pakësuar lëshimin, duhet të ndryshojë struktura energjetike. Por disa njerëz janë të mendimit se ndryshimi i strukturës energjetike do të ngadalësojë rritjen ekonomike të Kinës. Han Xiaoping hodhi poshtë këtë pikëpamje dhe u shpreh se rritja ekonomike nuk ka lidhje të domosdoshme me lëshimin e gazit karbonik, ndryshimi i strukturës energjetike do të nxitë ndryshimin e mënyrës së rritjes ekonomike duke realizuar zhvillimin e vazhdueshëm. Ai tha:

"SHBA-ja realizon objektivin e pakësimit të lëshimit të gazit karbonik për shkak të revolucionit të gazit rreshpor. Me furnizimin me më shumë energji të pastra, SHBA-ja mund të pakësojë përdorimin e qymyrgurit e të naftës. Edhe Kina duhet të ndryshojë strukturën energjetike. Parashikohet që deri në vitin 2020, përqindja e gazit natyror në strukturën energjetike të Kinës të shtohet në 10%. Njëkohësisht duhet të përdorim më shumë energji të përtëritshme dhe energji të reja si energji bërthamore etj. Vetëm me shumëllojshmërinë e energjive, Kina do të ruajë zhvillimin e vazhdueshëm."


Foto: 刘蛟 / 东方IC

Sipas deklaratës së përbashkët kino-amerikane, në të ardhmen, të dy vendet do të zgjerojnë bashkëpunimin në zhvillimin e energjive të pastra, në ndërtimin e qyteteve me nivel të ulët karboni etj. Këto masa u përshëndetën nga prodhues të energjive të reja dhe investitorë të të dy vendeve. Shoqëria e teknologjisë energjetike e Hangzhout merret me zhvillimin e energjive të pastra. Presidenti i shoqërisë Zhu Cuihan u shpreh se plani i pakësimit të lëshimit i dy vendeve ka rëndësi reale për tregun e energjive të reja:

"Bashkëpunimi kino-amerikan për pakësimin e lëshimit mund të forcojë idenë e qarqeve të ndryshme për përballimin e ndryshimit të klimës duke tërhequr fonde në këtë fushë." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China