20141123ZHUHAI |
Ekspozita e 10-të Ndërkombtare e Aviacionit dhe e Aeronautikës e Kinës u mbyll kohët e fundit në Zhuhai, qytetin bregdetar të Kinës Juglindore. Në këtë edicion të ekspozitës, morën pjesë mbi 700 ndërmarrje nga 41 vende e rajone si dhe 150 delegacione tregtare e ushtarake.
Si mikpritës, Kina paraqiti shumë rezultate të aviacionit ushtarak e civil në këtë ekspozitë, të cilat tërhoqën vëmendjen e mbarë botës.
Ekspozim i përbashkët i avionëve të mëdhenj të trasportit kinez, amerikan dhe rus
Foto: 王云龙/东方IC
Në ekspozitën e sivjetshme në Zhuhai, u shfaq zyrtarisht për publikun avioni kinez i trasportit Yun-20, që ngjalli shumë interes. Pranë tij, u ekspozuan dhe avioni rus Il-76 si dhe ai amerikan C17, të cilët janë tipet kryesore të avionëve të mëdhenj të transportit në botë.
Dihet nga të gjithë se avioni i madh i transportit mishëron aftësinë e industrisë së aviacionit të një vendi. Tani në botë, vetëm disa vende mund të prodhojnë avionë të mëdhenj transporti, si ShBA, Rusia, disa vende të Evropës Perëndimore dhe Kina.
Fu Shengjie, specialist ushtarak nga Instituti Kërkimor i Pajisjeve të Forcave Ajrore të Kinës, është i mendimit se në krahasim me atë rus Il-76, kinezi Yun-20 ka hapësirë më të gjerë për ngarkesat, kështu që mund të mbajë më shumë pajisje të rënda.
Foto: 松凡/东方IC
"Nga njëra anë, ky do të ngrejë efektivitetin e ngarkimit, duke kontribuar në manovrueshmërinë e forcave ajrore dhe nga ana tjetër, do të favorizojë lëvizjen e trupave tokësore në distancë të gjatë. Pra, ky avion ka potencial të madh në nxitjen e aftësisë së ushtrisë."
Paralelisht me avionin kinez të madh të transportit Yun-20, ndodhej edhe i ftuari i posaçëm nga ShBA-ja, C17, që quhet "magnati i globit". Megjithëse C17 ka shërbyer prej disa dekadash në ushtrinë amerikane, ai mbetet një nga avionët strategjikë e taktikë të transportit, më të përparuar në botë. Një pjesë e përdoruesve të internetit thanë se C17 erdhi në Kinë me rastin e 60 vjetorit të krijimit të forcave ajrore të Kinës, por disa të tjerë mendojnë se ai erdhi për "konkurrencë".
Fu Shenjie u shpreh se kërkimi dhe prodhimi i avionit të transportit Yun-20 mori parasysh karakteristikat e zhvillimit të forcave ajrore të Kinës dhe përputhet me kërkesat e operacionit të tyre.
Analistët janë të mendimit se Yun-20 plotëson zbraztinë e aviacionit të madh të transportit të forcave ajrore të Kinës. Ndërkohë, në këtë edicion të Ekspozitës së Aviacionit dhe të Aeronautikës të Zhuhait, forcat ajrore të Kinës paraqitën edhe shumë nga arritjet e fundit të pajisjeve, si avioni luftarak Jian-10, aeroplani i forcave policore Kongjing-200 dhe Kongjing-2000 etj. Fu Shengjie është i mendimit se kjo shënon zhvillimin e gjithanshëm të forcave ajrore të Kinës.
Foto: 龙少/东方IC
"Demonstrimi në mënyrë kolektive i pajisjeve të forcave ajrore të Kinës tregon përparimin e përgjithshëm, por jo përparimnë ndonjë tip apo pajisje të vetme."
Avioni kinez i pasagjerëve do të konkurrojë me tregun botëror
ARJ21 është tipi i parë i avionit reaktiv të pasagjerëve, i prodhuar nga Kina. Ai do të nisë fluturimet brenda këtij viti. Në Ekspozitën e Aviacionit dhe të Aeronautikës të Zhuhait, ARJ21 bëri fluturime eksperimentale përpara publikut.
Krijimi dhe prodhimi i ARJ21 është projekt shtetëror i Kinës për të zhvilluar industrinë kineze të aviacionit, në konkurrencë me atë amerikano-evropiane. ARJ është aeroplani i tipit të vogël me 70-90 vende, ose quhet aeroplani i linjës dytësore. Ai është realizuar nga Kompania e Aviacionit Tregtar të Kinës (COMAC). Aeroplani i linjës dytësore përdoret për transportin në distancë të shkurtër dhe me kosto të ulët. Tani kërkesat për këtë aeroplan janë shtuar në mbarë botën. Kompania kanadeze Bombardier dhe Kompania e Industrisë së Aviacionit të Brazilit janë dy prodhuesit kryesorë të aeroplanit të linjës dytësore. Ndërkohë, edhe kompani japoneze Mitsubishi por kërkon avionë të tillë.
Kina synon tregun e ekonomive të reja për shitjen e ARJ-së jashtë vendit. Gjatë vizitës në maj në Afrikë, kryeministri kinez Li Keqiang promovoi avionin kinez. Ai tha se avioni i linjës dytësore, i krijuar dhe prodhuar nga Kina me standard të lartë, jo vetëm ka garanci sigurie, por edhe epërsi në raportin cilësi-çmim, pra është shumë i përshtatshëm për tregun afrikan.
Por ARJ ndodhet përpara pengesës së madhe për hyrjen në tregun ndërkombëtar, sepse ai nuk është pajisur ende me certifikatë nga Administrata Federale e Aviacionit të ShBA-së (FAA). Standardi i FAA-së është kriteri real botëror. Pa certifikimin nga ajo, kompanitë e aviacionit në botë vështirë të marrin parasysh blerjen e ARJ-së.
Atëherë, si funksionon AJR21?
Foto: Alexander F Yuan / 东方IC
Pjesa më e rëndësishme e tij, motori prodhohet nga kompania amerikane "GE", sistemi i kontrollit elektronik në kabinetin e pilotimit vjen nga kompania amerikane Honeywell. Trupi i avionit përshtat teknologjinë e krijuar bashkërisht nga Kina dhe "McDonnell-Douglas Corporation". Afro 70% e teknologjive të avionit importohen nga vende të tjera.
Tani 90% e fletëporosive të ARJ21 vijnë nga kompanitë e aviacionit të Kinës, por potenciali i këtij avioni nuk mund të shpërfillet. Zhang Haochuan, profesori i Universitetit Fudan të Kinës vuri në dukje se epërsia më e madhe e ARJ-së është disponimi i tregut të brendshëm kinez, në rritje e sipër. Duke u mbështetur te kërkesat e brendshme, ARJ-ja mund të grumbullojë përvojën teknike dhe të përsoset më tej.
Boeing: përshëndet hyrjen e Kinës në industrinë e avionit të madh
Kina po kërkon të prodhojë avionin e madh civil të pasagjerëve C919, i cili do të jetë në të njëjtin rang me Boeing 737MAX, që do të prezantohet së shpejti. Puna kërkimore për C919 po hyn në fazën kyçe dhe parashikohet që fluturimi i parë të realizohet në fund të vitit 2015.
Duke folur për C919, i prodhuar nga Koorporata e Avionit Tregtar të Kinës (COMAC), drejtori i Departamentit të Zhvillimit të Kompanisë Boeing, Michael Warner u shpreh se pjesëmarrja e COMAC-ut në konkurrencë do të jetë në dobi të Boeing dhe Airbus dhe madje, të gjithë industrisë së aviacionit në botë.
Foto: 任玉明 / 东方IC
"Jam i mendimit se COMAC do të jetë një kompani e madhe, një konkurrent i fortë. E respektojmë COMAC-un si rival I yni. Por krahas konkurrencës, Boeing dhe COMAC kanë patur dhe bashkëpunim në shumë fusha. Në fakt, konkurrenca është në favor të Boeing-ut dhe të gjithë degës. Ne parashikojmë që në 20 vitet e ardhshëm në Kinë do të nevojiten 6 mijë avionë të rinj, pra ky do të jetë një treg kolosal. Ky treg jo vetëm do t'i ofrojë shanse COMAC, por edhe Boeing dhe Airbus."
Në fakt, Boeing ka një bashkëpunim 40 vjeçar me Kinën. Tani industria kineze e aviacionit i furnizon të gjitha tipet e avionëve Boeing me pjesë këmbimi. Michael Warner tha se industria kineze e aviacionit është furnizuesi më i aftë i Boeing-ut në botë.
"Kina është një furnizues i besueshëm dhe më i aftë. Shumë pjesë të këmbimit të furnizuara nga Kina janë të ndërlikuara. Boeing është krenar për bashkëpunimin me Kinën."
Megjithëse industria e aviacionit e Kinës ndodhet ende në fazën fillestare, ajo parashikohet të rritet në arenën ndërkombëtare, duke kapur fort shanset në tregun e brendshëm. Një sukses i tillë u realizua në Kinë nga hekurudha me shpejtësi të lartë. (Wang Lei)