PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fokuset e takimeve të APEC-ut në Pekin
2014-11-10 15:34:33 CRI Komenti juaj Printoni

Takimi i udhëheqësve të APEC-ut do të zhvillohet më 10 nëntor, në Pekin ku do të marrin pjesë presidenti amerikan Barack Obama, kryeministri i Kanadasë Stephen Harper dhe udhëheqës të tjerë. Kjo është jo vetëm veprimtaria ndërkombëtare më e madhe e zhvilluar në Pekin, pas ardhjes në fuqi të Xi Jinping-ut si president i Kinës, por edhe hera e dytë që Kina bëhet mikpritësi i takimit të udhëheqësve të APEC-ut, pas atij të Shangait të vitit 2001.


Foto:

Sipas rendit të ditës, nga 5 nëntori deri më 11 nëntor është java e APEC-ut, ndër to më 5 dhe 6 nëntor u zhvillua takimi i funksionarëve të lartë, më 7 e 8 nëntori u zhvillua mbledhja e 26-të e ministrave të APEC-ut, ndërsa më 10 dhe 11 nëntor do të zhvillohet takimi i 22-të jozyrtar i udhëheqësve të APEC-ut. Gjatë kësaj jave, do të zhvillohet edhe Samiti i udhëheqësve industrialë tregtarë të APEC-ut.

Por carë rezultate pritet të kenë takimet e APEC-ut në Pekin? A do të nxitë samiti marrëdhëniet kino-amerikane të "tipit të ri midis fuqive të mëdha"? A do të zhvillohen bisedime midis udhëheqësve të Kinës dhe Japonisë?

A do të bëhen takimet e APEC-ut në Pekin arena e konkurrencës midis Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Azisë dhe Paqësorit (Free Trade Agreement of the Asia Pacific/ FTAAP), të nxitur nga Kina dhe Marrëveshjes së Partneritetit të Trans Paqësorit (Trans-Pacific Partnership Agreement/ TPP), të kryesuar nga ShBA-ja?

Mediat botërore kanë nënvizuar rëndësinë e takimeve të APEC-ut, ndërsa rezultatet pritet të zbulohen për disa ditë.

Përpjekjet e Pekinit për pakësimin e "smogut"


Foto: 北漂 / 东方IC

Që nga 3 nëntori, Pekini filloi politikën 10-ditore për kufizimin e përdorimit të automjeteve sipas numrit tek apo çift të targës, gjë që shënoi dhe fillimin zyrtar të aktiviteteve të APEC-ut. Ndryshe nga edicionet e kaluara të APEC-ut, përpara të cilave kishte shumë hamendje për kostumin popullor të veshur nga liderët pjesëmarrës kur dalin së bashku në fotografi, kësaj here "smogu" ishte tema më kryesore përpara takimeve të APEC-ut.

Masat e marra nga Pekini dhe provincat përreth tij për pakësimin e shkarkimit të ndotjeve janë bërë dëshmi të fortë që Kina dëshiron të bëhet një mikpritës i mirë i aktivitetit.

Përpjekjet e Kinës për përmirësimin e cilësisë së ajrit janë pikërisht fokusi më kryesor i mediave të huaja përpara këtij edicionit të APEC-ut. Në një artikull të gazetës amerikane "The Washington Post" shkruhet se kur presidenti Obama do të mbërrijë në Pekin për pjesëmarrjen në takimet e APEC-ut, ai nuk duhet të habitet nga qielli i kaltër atje, sepse qeveria kineze po merr veprime të koordinuara për të kontrolluar "smogun" famëkeq të kryeqytetit. Sipas njoftimit të gazetës amerikane, përmasa e këtyre veprimeve mund të krahasohet me ato të Lojërave Olimpike të Pekinit të vitit 2008.


Foto:  A.Modigliani / 东方IC

Që nga 1 nëntori, qindra fabrika në Pekin dhe përreth detyrohen të pushojnë për 12 ditë. Në njoftimin e "Washington Post" thuhet gjithashtu se vitin e kaluar Kina publikoi planin e përmirësimit të cilësisë së ajrit me investime prej 280 miliardë dollarë amerikanë, duke përfshirë pakësimin e përdorimit të qymyrgurit dhe të shkarkimit të automjeteve.

Sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve Reuters, qendër e lëshimit të smogut në Kinë është provinca Hebei, ku prodhohet 286 milionë tonë çeliku në vit, shifër kjo që kalon vëllimin e prodhimit të tërë Bashkimit Europian. Në 9 muajt e parë të vitit 2014, ndër 10 qytetet kineze më të ndotura, 7 janë në provincën Hebei. Për të balancuar humbjet nga ndërprerja e prodhimit gjatë javës së APEC-ut, fabrikat e çelikut në Hebei e rregulluan planin e prodhimit në tetor dhe në fund të nëntorit.

FTAAP apo TPP?

Tema kryesore e këtij takimi të udhëheqësve të APEC-ut në Pekin është "Ndërtimi i përbashkët i partneritetit të Azi Paqësorit drejt të ardhmes". Tre temat që do të diskutohen në takim janë: Nxitja e integrimit ekonomik të rajonit, nxitja e zhvillimit, nxitja e reformave dhe rritja ekonomike me në qendër inovacion, si dhe nxitja e ndërtimit të gjithanshëm të infrastrukturës dhe lidhja midis vendeve të rajonit.

Fokusi më kryesor i mediave botërore për takimet e APEC-ut në Pekin përqendrohet në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë e Azi Paqësorit (FTAAP). Lidhur me këtë, profesori e ekonomisë Tu Xinquan, i Universitetit të Ekonomisë dhe Tregtisë së Jashtme i tha gazetës kineze "China Bizness News" se ky propozim i Kinës synon një planifikim afatgjatë në bazë të Objektivit Bogor, por tani për tani ky propozim mbetet një koncept dhe kërkon kohë të gjatë dhe bisedime thelbësore.

Në fakt, përcaktimi i rendit të ditës i bisedimeve për FTAAP varet nga Kina dhe ShBA-ja. Uashingtoni është duke përfunduar bisedimet e Marrëveshjes së Partneritetit të Trans Paqësorit (TPP), që i kryeson vetë, por nuk po arrin ende konsensus me vendet anëtare të tjera, prandaj nuk është çudi që ShBA-ja nuk po tregohet aktive për marrëveshjen tjetër, atë FTAAP.

Përveç bisedimeve të ndërlikuara, FTAAP-ja shoqërohet me shumë pyetje. A do të drejtohet nga Kina kjo marrëveshje? A synon FTAAP-ja nxitjen e përparimit të vendeve në zhvillim, apo bazohet në bisedimet ekzistuese të TPP-së?

Vendet aziatike, që marrin pjesë në bisedimet e TPP-së, përveç Japonisë, tregohen aktivisht për FTAAP, sepse gjatë bisedimeve të TPP-së, ShBA-ja u ka ushtruar presion të madh, ndërsa projekti i Kinës për FTAAP duket sikur zbut presionin..

APEC-u, me emrin e plotë Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik të Azi Paqësorit, u krijua në vitin 1989 duke u shndërruar në organizatën e bashkëpunimit rajonal të nivelit më të lartë dhe me ndikime më të gjera në Azi dhe Paqësor. Gjatë 25 vjetëve, liberalizimi i tregtisë e i investimeve dhe bashkëpunimi ekonomik e teknologjik kanë shënuar dy "rrotat" për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal të APEC-ut, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së Azi Paqësorit dhe të botës.

Sot, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme i 21 anëtarëve të APEC-ut zë 48% në rang global dhe vëllimi i përgjithshëm i ekonomive të APEC-ut përben 57% të botës. Ekonomia e Azi Paqësorit është kthyer në motorin e rëndësishëm i rritjes ekonomike globale.

Në vitin 2013, vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe anëtarëve të tjerë të APEC-ut arriti në 2.5 trilionë dollarë, shifër që përben 60% të vëllimit të tregtisë së jashtme të Kinës. Ndër 10 partnerët tregtarë të Kinës, 8 janë anëtarë të APEC-ut. Po në vitin 2013, 69% e investimeve kineze ndaj vendeve të tjera shkojnë për anëtarët e APEC-ut, ndërkohë, 83% e investimeve të huaja në Kinë vijnë nga anëtarët e APCE-ut.

Kina ka ndryshuar shumë gjatë 13 vjetëve

Drejtori i Institutit Kërkimor të Kinës mbi Strategjinë e Azi Paqësorit dhe të Globit, Li Xiangyang i tha gazetës kineze "Global Times" se në krahasim me 13 vjet më parë, kur Kina organizoi takimet e APEC-ut në Shangai, ndryshimi më i madh i kësaj organizate është ndryshimi pozicionit të Kinës në botë. Në vitin 2001, Kina sapo hyri në sistemin tregtar global, me pranimin e saj në Organizatën Botërore të Tregtisë. Sot ajo bëhet ekonomia e dytë e botës dhe ka ushtruar rol gjithnjë e më të madh mbi ekonominë botërore.

Tjetër ndryshim i APEC-ut është nga bashkëpunimi shumëpalësh në bashkëpunimin rajonal. Ky ndryshim ka të bëjë me ndryshimin e strategjisë së fuqive të mëdha. Profesori Li beson se projekti i paraqitur nga Kina për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Azi Paqësorit do ta bëjë APEC-un më të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China