20141102oil |
Ditët e fundit, u vu në prodhim në qytetin Hangzhou të Kinës lindore projekti i lëndës djegëse biologjike të aviacionit me bashkëpunimin e shoqërisë amerikane Boeing dhe të shoqërisë së aeroplanëve tregtarë të Kinës. Ky projekt mund të shndërrojë vajin e përdorur ushqimor në lëndë djegëse biologjike të aviacionit dhe shoqëria e aeroplanëve tregtarë u bë ndërmarrje tjetër kineze që merret me prodhimin e lëndës djegëse biologjike të aviacionit.
Ky projekt me bashkëpunimin kino-amerikan nisi në vitin 2012. Siç bëhet e ditur nga presidenti i shoqërisë së teknologjisë energjetike të Hangzhout Zhu Cuihan, që përgjigjet për zhvillimin teknologjik të këtij projekti, tani vëllimi i prodhimit ditor i projektit arrin në 160 galonë, domethënë gjysmë ton. Ai tha:
Foto: 东方IC
"Në periudhën 2012 -2013, prodhuam me provë lëndë djegëse biologjike të aviacionit dhe produkti ynë përputhet me standardin ndërkombëtar teknik të karburantit të aviacionit. Pastaj shoqëria Boeing dhe shoqëria e aeroplanëve tregtarë na autorizuan të bëjmë provën afatmesme të prodhimit industrial. Planifikojmë që në qershor të vitit të ardhshëm t'i paraqesim Drejtorisë së Aviacionit Civil kërkesën për marrjen e lejes për përdorim."
Lëndë djegëse biologjike e aviacionit do të thotë karburanti i aviacionit i prodhuar me materialet e riciklueshme që përfshijnë vaj kokosi, vaj palme, vaj liri, vaj të përdorur ushqimor, yndyrë shtazore etj.
Foto: EG365 / 东方IC
Në vitin 2008, Kina nisi studimin e lëndës djegëse biologjike të aviacionit. Para vënies në prodhim të projektit me bashkëpunimin e shoqërisë Boeing e të shoqërisë së aeroplanëve tregtarë, në fillim të këtij viti, grupi Sinopec mori lejen e Drejtorisë së Aviacionit Civil të Kinës për standardin teknik të lëndës djegëse biologjike të aviacionit. Megjithkëtë ekziston ende dyshimi për sigurinë e kësaj lloj lënde. Lidhur me këtë, kryeredaktori i revistës "Fluturim nëpër botë" Yuan Xinli vuri në dukje se është gati teknologjia e prodhimit të lëndës djegëse biologjike të aviacionit:
"Materialet për prodhimin e lëndës djegëse biologjike janë kryesisht vaj bimor e vaj shtazor. Gjatë prodhimit, nëpërmjet reaksionit kimik, përbërja kimike e lëndës djegëse biologjike i ngjan shumë lëndës djegëse tradicionale dhe mund të garantohet siguria e saj. Tani kjo teknologji është shumë e avancuar, pasi SHBA-ja e Bashkimi Evropian kanë miratuar përdorimin e lëndës djegëse biologjike në aviacion."
Megjithkëtë përqindja e përdorimit të lëndës djegëse biologjike në fluturimet në SHBA e në BE është më pak se 10% dhe kostoja e lartë është një faktor i rëndësishëm, që kufizon zhvillimin e lëndës djegëse biologjike të aviacionit. Sipas standardit ndërkombëtar, ndër mbi 3 tonë vaj të përdorur ushqimor mund të prodhohet një ton lëndë djegëse biologjike aviacioni, domethënë kostoja e prodhimit të lëndës djegëse biologjike është 2 deri 3 herë më e lartë se prodhimi i karburantit të aviacionit. Por presidenti i shoqërisë së teknologjisë energjetike të Hangzhout Zhu Cuiha u shpreh se nëpërmjet reformës teknologjike, kjo kosto mund të ulet shumë:
"Kostoja jonë e prodhimit është vetëm një herë më e lartë se prodhimi i karburantit të aviacionit dhe ky është niveli më i ulët në Kinë. Së pari kemi nivelin e përparuar teknologjik. Prodhimi i lëndës djegëse biologjike ka nevojë për temperaturën e presionin e lartë, kurse ne kemi aftësi të kontrollojmë këtë temperaturë e presion në një nivel më të ulët. Së dyti, të gjitha pajisjet e prodhimit projektohen e prodhohen nga ne.
Së treti ne blejmë katalizator brenda vendit. Së katërti kemi nivelin e lartë të administrimit dhe mund të kontrollojmë koston e transportimit, të blerjes etj. në një nivel të ulët."
Zv-presidenti i shoqërisë studimore e teknike Boeing, Wu Dongyang u shpreh se tani në Kinë hidhen çdo vit më se 9 milionë tonë yndyrna të përdorura, ndër të cilat 7 milionë tonë yndyrna mund të shndërrohen në lëndë djegëse biologjike të aviacionit, nëpërmjet projektit të bashkëpunimit kino-amerikan dhe kostoja e prodhimit për ton nuk kalon 20 mijë juanët, që është 50% më e ulët se kostoja jashtë vendit. Wu Dongyang shtoi se pas etapës fillestare të prodhimit, të dy palët, kino-amerikane do të rivlerësojnë teknologjinë e tanishme:
"Ky projekt bashkëpunimi ka për qëllim që të kursehet energjia, të pakësohet niveli i ndotjes dhe të plotësohen kërkesat për lëndë djegëse të aviacionit. Mund të shndërrojmë materiale të përdorura në materiale të çmueshme dhe gjatë këtij procesi nuk lind oksid karbonik."
Kryeredaktori i revistës "Fluturim nëpër botë" Yuan Xinli vuri në dukje se përdorimi masiv i lëndës djegëse biologjike nevojit jo vetëm uljen e kostos së prodhimit, por edhe modelin e përshtatshëm tregtar. Ai propozoi që ndërmarrjet përkatëse kineze të kopjojnë modelin e shoqërisë Boeing dhe të krijojnë lidhjen tregtare me shoqëri të fluturimit ajror, me shoqëri të prodhimit të motorit, me institucione studimore etj. për të nxitur përdorimin tregtar të lëndës djegëse biologjike të aviacionit. (Fani)