PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pelegrinazhi i myslimanëve kinezë
2014-09-26 14:22:26 CRI Komenti juaj Printoni

Pelegrinazhi ose haxhillëku është një nga pesë detyrimet kryesore të myslimanëve sipas doktrinës së fesë islame dhe gjatë jetës së vet çdo mysliman duhet të shkojë patjetër të paktën një herë në Mekë të Arabisë Saudite për pelegrinazh.

Qysh nga 5 shtatori, rreth 14 500 myslimanë kinezë kanë nisur udhëtimin e tyre për haxhillëk në Mekë. Sivjet qeveria kineze ka dërguar 94 aeroplanë të posaçëm për të transportuar pelegrinët. Ata janë nisur nga Pekini, Urumqi, Lanzhou, Yinchuan-i dhe Kunming-u. Të shtunën u nis për në Mekë grupi i fundit i pelegrinëve.

Të mërkurën, në orën 7 e 30 të mëngjesit, rreth 300 besimtarë myslimanë nga Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme u mblodhën në Aeroportin e Kryeqytetit të Pekinit për t'u nisur për në Mekë. Ata kishin veshur rrobat e bardha të pelegrinit, ku ishte edhe një etiketë me emrin e tyre në dy gjuhë: kineze e arabe. Personalitete fetare, funksionarë përkatës të qeverisë kineze dhe ambasadori i Arabisë Saudite në Kinë Yahya Bin Abdul-Karim Al-Zaid shkuan posaçërisht në aeroport për t'i përcjellë.

Shumica e pelegrinëve kinezë ishin të moshës 50 deri 75 vjeç. Myslimani 75-vjeçar Guo Quanrong nga Baotou i Mongolisë së Brendshme tha i emocionuar se pelegrinazhi në Mekë ka qenë një dëshirë e përjetshme e tij. Sipas tij, aeroplanët e posaçëm të qeverisë kneze do të garantojë sigurinë e udhëtimit të pelegrinëve në Mekë. Guo u shpreh:

"Kjo është hera e parë që shkoj për haxhillëk, jam shumë i emocionuar dhe shumë i gëzuar. Shkoj atje ta vizitoj Allahun për t'i shprehur mendimet e mia, duke kërkuar siguri për të gjithë njerëzit. Aeroplani i posaçëm mund të na ndihmojë të kryejmë këtë detyrim."

Pelegrinia 58-vjeçare Ma Lanhua tha:

"Jam shumë e emocionuar që shkoj për herë të parë në Mekë për pelegrinazh. E kam pritur këtë çast për një kohë të gjatë. Haxhi është detyrim për myslimanët dhe dëshira më e madhe jona, ai mund të pastrojë zemrën tonë. E falënderoj qeverinë që na krijoi kushtet më të volitshme për pelegrinazh."

Qeveria kineze ka marrë shumë masa në fushën e transportit, të mjekimit, të strehimit etj., për t'i ndihmuar myslimanët ta kryejnë me sukses pelegrinazhin. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Islamike të Kinës Guo Chengzhen bëri të ditur se këtë herë qeveria kineze ka dërguar në Mekë një grup pune me rreth 60 punonjës për t'u ofruar pelegrinëve kinezë shërbimet e mjekimit, të sigurisë etj. Veçanërisht për shkak të përhapjes këtë vit të epidemisë së ebolës në Afrikën Perëndimore, Drejtoria e Çështjeve Fetare, Shoqata Islamike dhe Ministria e Shëndetësisë e Kinës kanë hartuar projektin e parandalimit të epidemisë te pelegrinët. Guo Chengzhen shprehet:

"Kemi dërguar mbi 40 mjekë në Mekë. Sëmundjet e zakonshme mund të mjekohen nga ne vetë, kurse sëmundjet e rënda do të mjekohen falas në spitalet e Arabisë Saudite. Krahas virusit të ebolës, këtë vit do të fokusohemi edhe në parandalimin e sindromës respiratore të Lindjes së Mesme."

Siç bëhet e ditur, për të parandaluar sjelljen e virusit të ebolës nga 3 milionë pelegrinët, qeveria e Arabisë Saudite ka krijuar në aeroport pika të inspektimit të virusit dhe çdo udhëtar që hyn në territorin e Arabisë Saudite do të plotësojë formularin e gjendjes shëndetësore, duke u mbikëqyrur në mënyrë të rreptë.

Në ceremoninë e përcjelljes së pelegrinëve në Aeroportin e Kryeqytetit, nëndrejtori i Drejtorisë Shtetërore të Çështjeve Fetare të Kinës Zhang Lebin u shprehu atyre urime të përzemërta për një pelegrinazh të mbarë:

"Pelegrinazhi është një detyrim i myslimanëve, por edhe një ngjarje e gëzueshme madhështore. Ju uroj udhëtim të mbarë."

Ambasadori i Arabisë Saudite në Kinë Yahya Bin Abdul-Karim Al-Zaid shprehu admirim për punën e qeverisë kineze në shërbim të pelegrinëve. Ai tha:

"E falënderoj qeverinë kineze për ndihmën ndaj myslimanëve të shkojnë për haxhillëk në Mekë. Çdo vit shkojmë në aeroport për t'i përcjellë vëllezërit e motrat myslimane kineze. Myslimanët kinezë do të jenë mysafirë të çmuar të Arabisë Saudite dhe ne do t'u ofrojmë shërbime të jashtëzakonshme."

Sivjet periudha e haxhillëkut është 3 deri 7 tetor. Pas përfundimit, që nga 10 tetori, pelegrinët kinezë do të kthehen në atdhe me aeroplanë të posaçëm të qeverisë kineze. (Fani/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China