PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BRICS krijon Bankën e Zhvillimit për një rend ndërkombëtar më të drejtë
2014-07-18 15:49:26 CRI Komenti juaj Printoni

Më 15 korrik, 5 vendet BRICS publikuan "Deklaratën Fortaleza", duke deklaruar se Kina, Brazili, Rusia, India dhe Afrika e Jugut do të krijojnë Bankën e Zhvillimit të vendeve BRICS si dhe Fondin e Emergjencës. 5 vendet do të kontribuojnë me të njëjtën kuotë kapitalet fillestare prej 100 miliardë dollarësh amerikanë për Bankën e Zhvillimit, me seli në Shangai të Kinës.

BRICS do të krijojë sistemin e vet për sigurinë financiare

Gjatë Samitit të 5-të të vendeve BRICS, të zhvilluar më 2013 në Durban të Afrikës së Jugut, 5 vendet e BRICS-it, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut ranë dakord të krijojnë Bankën e Zhvillimit të vendeve BRICS, për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e infrastrukturës dhe objektet e vazhdueshme të vendeve BRICS dhe të vendeve të tjera në zhvillim, si shtojcë për institucionet ekzistuese financiare.

Zv/ministri i Jashtëm i Kinës Li Baodong u shpreh se krijimi i Bankës së Zhvillimit dhe i Fondit të Emergjencës kanë për qëllim formimin e sistemit të vet BRICS për sigurinë financiare.

"Banka e Zhvillimit e vendeve BRICS është një provjë e guximshme dhe e çmuar", tha profesori He Maochun, drejtori i Qendrës Kërkimore të Diplomacisë Ekonomike pranë Universitetit Tsinghua. Ai është i mendimit se në sistemin ekzistues financiar ndërkombëtar, që përbëhet nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, vendet në zhvillim e kanë të vështirë të fitojnë fonde, ndërsa Banka e Zhvillimit e vendeve BRICS, që do të favorizojë edhe vendet e tjera, do të jetë një shtojcë për sistemin ekzistues financiar dhe do të nxitë rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.

Lidhur me gjendjen aktuale ekonomike të vendeve BRICS, zvministri Li Baodong tha se vëllimi i ekonomisë së vendeve BRICS zë 21% të atij të përgjithshëm global. Gjatë dhjetë vjetëve të kaluar, këto 5 vende kontribuan mbi 50% për rritjen ekonomike botërore. Tani vendet BRICS zhvillojnë ende një prirje të mirë dhe shpejtësia e rritjes ekonomike është më e lartë se niveli mesatar botëror, ose dy herë më shumë se ajo e vendeve të zhvilluara.

Përsa i përket Fondit të Emergjencës, profesori He Maochun tha se rezervat valutore të 5 vendeve BRICS kalojnë 5 trilionë dollarë amerikanë, kështu krijimi i një rezerve për depozitimin dhe eksportin e valutave është kërkesa e vendeve BRICS dhe ka mundësi zbatuese.

Jiang Yong, bashkëpunëtori i Qendrës Kërkimore të Strategjisë Kombëtare pranë Institutit të Teknologjisë së Pekinit është i mendimit se krijimi i Fondit të Emergjencës do të jetë një garanci për vendet përkatëse në përballimin në të ardhmen kundër mosbalancimit të pagesave dhe gjatë krizës monetare. Njëkohësisht, Jiang Yong shtoi, "Banka e Zhvillimit të vendeve BRICS nuk përjashton pjesëmarrjen e sa më shumë ekonomive të reja, që të thithë më shumë fonde nga qarqet e ndryshme."

Zhou Zhiwei, bashkëpunëtori i Qendrës Kërkomore për Brazilin pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës, tha se ka akoma një rrugë të gjatë për Bankën e Zhvillimit të vendeve BRICS që të zhvillojë financimin masiv dhe të japë ndihmë për zhvillim. "Por drejtimi i bankës është i qartë, që do të thotë forcim i bashkëpunimit midis vendeve BRICS dhe ekonomive të tjera të reja për zhvillimin ekonomik", theksoi Zhou.

A do të mundet BRICS të ristrukturojë botën?

"BRICS-i po orvatet të ristrukturojë botën e sotme, të drejtuar nga ShBA-ja." Kështu thanë shumë personalitete perëndimore me rastin e zhvillimit të Samitit të 6-të të vendeve BRICS në Brazil. Ata vunë re se fjala "BRICS", i krijuar më herët nga ekonomistët perëndimorë, nuk është më një etiketë tërheqëse, por një mekanizëm gjithënjë e më konkret, me krijimin e Bankës së Zhvillimit të vendeve BRICS dhe të Fondit të Emergjencës. Disa të tjerë nuk bien dakord me këtë qëndrim, duke thënë se Kina, India, Rusia, Brazili dhe Afrika e Jugut shpërndahen në 4 kontinente, ndërsa disniveli midis tyre në fushat ekonomike, diplomatike dhe politike është aq i madh sa distanca e largët gjeografike. Një organizatë e përbërë nga aleatë jo qëndrueshëm, si ta sfidojë rendin e globit, me ShBA-në si hegjemoni.

Por sipas vendeve BRICS, analizat e personaliteteve perëndimore janë "të tepruara", sepse vendet BRICS mbidhen për bashkëpunim dhe për forcimin e të drejtës së fjalës në botë të vendeve në zhvillim, jo për "kundërshtimin e perëndimit". Dijetari rus Georgy Toloraya tha se BRICS po bëhet flamurmbajtës i rendit më të drejtë ndërkombëtar dhe konsiderohet si alternativa e re në shekullin e 21-të. Samitin e sivjetshëm i vendeve BRICS, Deutsche Welle e vlerësoi si "një samit që do të shënohet në histori".

Në faqen e BBC-së u publikua artikulli me titull: "A mundet 'BRICS' të krijojë një rend të ri botëror?". Në artikull thuhet se leverdia reciproke tregtare ndoshta nuk është akoma epërsia e 5 vendeve, por pakënaqësia dhe dëshira e përbashkët i bashkon 5 vendet gjithnjë e më të ngushtë, si një pakënaqësi ndaj rendit ekzistues botëror të drejtuar nga vendet e zhvilluara perëndimore dhe kërkesa për të drejtën më të madhe të fjalës në çështjet ekonomike e politike botërore.

Specialisti i Institucionit Amerikan Brookings, Harrold Trinkunas tha: "5 vendet BRICS kanë jo vetëm lidhje ekonomike, por krijojnë një mekanizëm për shpërbërjen dhe bilancimin e influencës së perëndimit".

Krijimi i Bankës së Zhvillimit dhe i Fondit të Emergjencës është arsyeja kryesore që ky samit i vendeve BRICS vihet në fokusin e vëmendjes. Zv/ministri i Jashtëm i Brazilit Lima tha se krijimi i këtyre dy mekanizmave financiare ka për qëllim që të thyejë monopolizimin e vendeve perëndimore për rendin financiar ndërkombëtar dhe që ekonomitë e reja do të kenë më shumë të drejta të fjalës në arenën ndërkombëtare.

Gazeta ruse "Comsomolets Moskë" botoi më 15 korrik artikullin me titull "Vendet BRICS planifikojnë të shkëputen nga kufizimi i dollarit amerikan", ku thuhet se Banka e Zhvillimit, që parashikon të funksionojë që nga viti 2016, do të nxitë shumë shërbimet financiare midis vendeve BRICS dhe të pakësojë mbështetjen ndaj dollarit dhe euros.

Roli i Kinës në BRICS

Si ekonomia më e madhe në vendet BRICS, roli i Kinës ka tërhequr shumë vëmendjen. Në artikullin e gazetës amerikane "Chicago Tribune" me titull "Kina përpiqet për të drejtat e vendeve në zhvillim" njoftohet se para samitit të vendeve BRICS, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping tha se Kina do të përpiqet ta nxitë përsosjen e sistemit ndërkombëtar, që vendet e tjera në zhvillim të kenë më shumë përfaqësim dhe të drejtat e fjalës në çështjet ndërkombëtare. Gjatë intervistës për mediat amerikano-latine, presidenti kinez vuri në dukje se Kina do të luajë më shumë rol si fuqi e madhe, duke "paraqitur më shumë projekte,duke dhënë më shumë mençuri kineze dhe duke i ofruar më shumë produkte publike komunitetit ndërkombëtar".

Duke vlerësuar rolin e Kinës në BRICS, uebsajti "German Finance Online" njoftoi se bashkëpunimi kryesor midis vendeve BRICS është tregtia me Kinën, duke marrë si shembull Brazilin, që eksporti i Brazilit ndaj Kinës u ngrit nga 1 miliard dollarë në vitin 2000 në 46 miliardë dollarë në vitin 2013. Në vitin 2012, Kina, në vend të ShBA-së, u bë partneri më i madh tregtar i Brazilit. Me ngritjen e Kinës, BRICS do të tërheqë pjesëmarrjen e më shumë vendeve. "10 vjet më parë, një institucion ndërkombëtar pothuajse nuk mund të funksiononte pa pjesëmarrjen e ShBA-së, por sot BRICS është zhvilluar pandërprerë pa Uashingtonin dhe madje, bëhet një organizatë paralele me G7", komentoi kjo media gjemane. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China