PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Huawei i shërben Kampionatit Botëror të Futbollit të Brazilit
2014-06-23 08:44:57 CRI Komenti juaj Printoni

Megjithëse ekipi kinez nuk hyri në finalet e Kampionatit Botëror të Futbollit që po zhvillohet në Brazil, shumë faktorë kinezë po i shërbejnë këtij kampionati, ndër të cilët është shoqëria kineze e telekomunikacionit Huawei.

Gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit, tifozë të ardhur nga vendet e ndryshme të botës grumbullohen në 12 fusha ndeshjeje në 12 qytete braziliane dhe shumë prej tyre shpresojnë të ndajnë kënaqësinë e ndeshjeve me miq e të afërm nëpërmjet celularit e internetit. Nëse këtë kohë, rrjeti i celularit është i zënë, madje i vdekur, tifozët do të dëshpërohen pa diskutim. Për të pritur Kampionatin Botëror të Futbollit, qeveria braziliane ka përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën në qytet dhe shoqëria kineze e telekomunikacionit Huawei është ngarkuar me rindërtimin e sistemit të telekomunikacionit në 12 qytetet organizuese të ndeshjeve, si dhe siguron shërbimin e telekomunikacionit gjatë Kampionatit Botëror. Drejtori i marrëdhënieve publike për Amerikën e Jugut i shoqërisë Huawei Yang Guanglin thotë:

"Shoqëria Huawei i ofron kryesisht dy shërbime Kampionatit Botëror të Brazilit. Njeri është sigurimi i punimeve të rrjetit, duke përfshirë rrjetin brenda dhe jashtë stadiumit, sepse shumë tifozë e turistë kanë ardhur në 12 qytetet organizuese. Njëkohësisht kemi ndërtuar rrjetin e brendshëm të telekomunikacionit në disa stadiume, për shembull në stadiumin në Belo ne ndërtuam një dhomë të madhe makinerie, në shërbim të rrjetit të brendshëm të stadiumit."

Shoqëria Huawei hyri në tregun e Brazilit në vitin 1999 dhe nëpërmjet zhvillimit mbi 10 vjeçar, tani u ofron shoqërive të telekomunikacionit, institucioneve qeveritare e konsumatorëve brazilianë shërbim telekomunikacioni. Në fillim të vitit 2012, qeveria braziliane kërkoi oferta në mbarë botën për sistemin e telekomunikacionit për Kampionatin Botëror të Futbollit. Për shkak të potencialit të lartë teknik dhe përvojës së përparuar, Huawei mposhti shumë kundërshtarë dhe fitoi kontratën. Yang Guanglin thotë:

"Ky projekt ndërtohet bashkërisht nga 5 shoqëritë, përfshin rrjetet 2G, 3G, 4G, WIFI etj., nevojit mbi 100 pajisje dhe janë shumë të larta kërkesat për kapacitetin dhe qëndrueshmërinë e sistemit. Kjo është një sfidë e madhe për shoqërinë Huawei. Një problem tjetër është që atë kohë, nuk ndërtoheshin shumë stadiume, prandaj Huawei vetëm mund të hartojë projektin e ndërtimit sipas projekteve të stadiumeve."


Yang Guanglin

Procesi i ndërtimit hasi shumë vështirësi, si për shembull vonimi i ndërtimit të stadiumeve nga pala organizuese e Kampionatit Botëror të Brazilit. Nga ana tjetër, mjedisi tregtar i Brazilit nuk është shumë i pjekur dhe shkëmbimet e bashkëpunimit mes palëve të ndryshme nuk ishin të lira. Megjithëkëtë, Huawei kapërceu vështirësitë dhe mbaroi punën 2 javë para hapjes së kampionatit. Për të siguruar funksionimin e mbarë të rrjetit të telekomunikacionit, shoqëria Huawei ka ndërmarrë masa për parandalimin e rreziqeve. Yang Guanglin thotë:

"Sipas përvojës sonë në ndeshjet e rëndësishme sportive globale, në fillim të këtij viti, nisëm inspektimin dhe vlerësimin e rrjetit duke bërë rregullime e përmirësime përkatëse. Gjatë Kampionatit Botëror, ne u ofrojmë fushave të ndeshjeve dhe shërbim kujdestar 24 orësh për të siguruar shërbimin e telekomunikacionit të kampionatit."

Vitin e kaluar, shoqëria Huawei i dha Kampionatit të Konfederatave të Futbollit shërbim telekomunikacioni dhe fitoi vlerësim pozitiv, prandaj Huawei ka besim të plotë në ofrimin e shërbimit cilësor në Kampionatin Botëror të Brazilit. Yang Guanglin thotë:

"Këtë herë Huawei ndërtoi rrjetin e telekomunikacionit në disa stadiume të Kampionatit Botëror duke dhënë shërbimin 4G në 9 stadiume dhe shërbimin 3G në 12 qytetet organizuese. Ne mund t'u premtojmë konsumatorëve se kemi përgatitur një rrjet të përsosur dhe do t'u ofrojmë shërbim cilësor të telekomunikacionit për Kampionatin Botëror."

Për shoqërinë Huawei, kjo nuk është hera e parë e pjesëmarrjes në veprimtari të rëndësishme ndërkombëtare si Kampionati Botëror i Futbollit, pasi Huawei ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Pekinit, në Kampionatin Botëror të Futbollit të Afrikës së Jugut etj. duke dhënë shërbim profesionist telekomunikacioni. Duke folur për përvojën e suksesshme, Yang Guanglin thotë:

"Detyra jonë është bërja siç duhet e punës. Ne i kemi sjellë Kampionatit Botëror të Futbollit shërbimin e telekomunikacionit që i ndihmon tifozët e mbarë botës të ndiejnë atmosferën në fushën e ndeshjes. Njëkohësisht Huawei dhe shoqëritë e telekomunikacionit të Brazilit i japin së bashku popullit brazilian shërbimin e telekomunikacionit dhe ky është nder i madh për ne." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China