PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Diamanti i verdhë 100 karat shitet nga Sotheby
2014-06-18 18:07:18 CRI Komenti juaj Printoni

Diamanti i verdhë 100 karat shitet nga Sotheby

Një diamant i verdhë 100-karat është shitur për 14.5 milionë franga zvicerane (16.3 milionë dollarë) nga një blerës privat, nga shtëpia e ankandeve Sotheby në një argjendari të Gjenevës, ndërsa në total ankandi grumbulloi 125.5 milionë.

"Graff Vivid Yellow", peshon 100.09 karat, vendosi një rekord për shitjen e diramantëve të verdhë, i tha drejtuesi i Sotheby në Zvicër, David Bennett, agjencisë Reuters.

"Rekordi i mëparshëm për një diamant u vendos në vitin 2011, e që njihet me emrin 'Sundrop' nga i cili u grumbulluan 12.3 milionë dollarë. Por shitja e këtij diamanti të verdhë e ka eklipsuar atë. Është guri më fantastik, i njohur si 'Graff Vivid Yellow', është një diamant i famshëm, është një nga më të famshmit në botë, një gur i mrekullueshëm," tha Bennett.

Megjithatë, shitja e diamantit solli pak konfuzion në fillim në dhomën e ankandit, pasi shitja u ndërpre kur u arrit në vlerën 11.8 milionë franga zvicerane (13.2 milionë dollarë), por më pas ai (diamanti) u rikthye në ankand dhe u shit me vlerën e 16.3 milionë dollarëve.

Drejtori Bennett më pas shpjegoi se çfarë ndodhi:

"Në fillim, blerësi i diamantit të verdhë, i cili ishte i pranishëm në dhomën e ankandit u ngatërrua me llogaritjet..., pasi vlera ishte në franga dhe jo në dollarë, ndaj më vonë bëri një ofertë tjetër më të madhe, sepse ai donte medoemos ta blinte atë diamant. Ndaj ne e riofruam diamantin dhe kjo ishte ajo që ndodhi," tha Bennett.

Çmimi total, që sipas Sotheby ishte i barabartë me 163.331 dollarë për karat, përfshin tarifat e komisionit të njohur si "Premium i blerësit".

Shtëpia e ankandit tha më vonë se ishte vendosur një rekord botëror me shitjen e një stolie të tillë në ankand.

Sothbey arriti një rekord në Gjenevë nëntorin e kaluar, kur shiti me çmimin e 76.3 milionë frangave zvicerane (mbi 83 milionë dollarë) diamantin e quajtur "Pink Star". Por më vonë u tha se guri i çmuar ishte sërisht në shitje pasi blerësi nuk arriti në kohë për të paguar faturën.

Një tjetër diamant i shitur në ankandin e Sotheby, ishte ai prej 103.46 karat, i prerë nga Graff; një diamant të cilin Sotheby e quan si më të çmuarin në botë, i cili u shit për 4.3 milionë franga zvicerane.

Një diamant i bardhë, më i vogel prej 31.34 karatësh, i quajtur "The Victory Diamond" dështoi të shitej. Vlera e tij mendohet se arrin në 5 - 8 milionë dollarë. Ai është zbuluar në vitin 1945 në një minierë në Afrikën e Jugut dhe peshon 31,34 karat.

Një total prej 525 objekte u shitën në ankandin e Gjenevës "Sotheby".

Me pas shtëpia e ankandeve "Christie", po ashtu në Gjenevë, nxori në shitje diamantin "Blue" me prej 13.22 karatësh, që mund të shitet deri 25 milionë dollarë. Të dy shtëpitë e ankandeve organizojnë çdo vit në muajin maj dhe në nëntor ankandet më të mëdha në Gjenevë.

Edukimi i gabuar i fëmijëve në moshë të hershme

Edukimi i hershëm i fëmijëve sot në Kinë është një nga temat më të nxehta se kurrë. Por ndërkohë, ekspertja e shëndetit mendor, Bian Yufang, nënvizon se fëmijët nuk duhet të jenën nën një presion të madh për të studiuar, sidomos me mësimin e karaktereve të gjuhës kineze.

Sipas Bian një presion i tillë do të dëmtonte zhvillimin e tyre kognitiv për një periudhë afatgjatë.

Korrespodenti i CRI-së Xu Fei raporton:

Prindërit kinezë konsiderohen sot gjerësisht si nxitës të mëdhenj. Synimi përfundimtar megjithatë është një e ardhme më e ndritur për fëmijët e tyre. Për të filluar së më herët që të jetë e mundur, prindërit zakonisht i nxitin fëmijët të fillojnë njohjen e karaktereve të gjuhës kineze që nga mosha 2 vjeçare.

Bian Yufang, një shkencëtare pranë Laboratorit Kombëtar të Neuroshkencës së Kinës, thotë se mësimi mekanik i karaktereve të gjuhës kineze do të dëmtojë studimet në të ardhmen.

"Metoda me të cilën të rriturit dhe fëmijët i dallojnë karakteret e gjuhës kineze ndryshon. Fëmijët fillojnë t'i dallojnë karakteret kineze duke i përsëritur ato, sidomos nga vijat vertikale dhe horizontale. Ky është proces i kujtesës mekanike. Megjithatë, fëmijët në moshë të hershme nuk arrijnë ta kuptojnë këtë metodë dhe ju duke shumë abstrakte dhe pa interes. Memorizimi i karaktereve nuk përshtatet me moshën, nivelin e të menduarit dhe të perceptuarit të fëmijëve në moshë të hershme."

Bian thekson se prindërit duhet të kuptojnë ligjin e zhvillimit mendor të fëmijëve në mosha të ndryshme në mënyrë që ata të mund të organizojnë mësimet e duhura për fëmijët e tyre si pjesë e një qasje më të matur.

Ekspertja shton se presioni ndaj fëmijëve për të mësuar përmendësh karaktere kineze në moshë të vogël do të sillte vetëm efekte të dëmshme.

"Presioni mbi fëmijët për të mësuar përmendësh karaktere kineze në të vërtetë do të thotë zëvendësimin e të menduarit imagjinar me diçka abstrakte, të menduarit simbolik në këtë mënyrë do të mbivendosë fazën në të cilën fëmijët bëhen të ditur duke dalluar objekte fizike. Kjo do të ketë një ndikim negativ në zhvillimin e aftësive të imagjinatës së fëmijës."

Studiuesja Bian Yufang dha një leksion si pjesë e përpjekjeve për të promovuar një seri librash të rinj të titulluar "Kuptoni fëmijët tuaj dhe metodat e gabuara të edukimit familjar". Seria përbëhet nga tre vëllime të cilat ju drejtohen veçanërisht prindërve me fëmijët nën gjashtë vjeç, gjashtë deri në 12 vjeç dhe adoleshentëve nga 12 deri 18 vjeç.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China