20140618E. |
Erando Karabeci, kapiteni 26 vjeçar i ekipit të futbollit "Tirana" ndan me dëgjuesit e Radio "Ejani" 106 FM emocionet e karrierës së tij sportive. Nisja e lojës me top në fëmijëri, aktivizimi me ekipin e të rinjve "U-21",më vonë kapiten i tij, përgjegjësia e tashme si kapiten i ekipit të mirënjohur "Tirana" janë në fokus të "Intervistës".
Nuk mungojnë komentet e Karabecit për Botërorin e Futbollit 2014 si dhe dëshira e tij për një fitore të ekipit gjerman. Emocionet e një futbollisti shqiptar dhe synimi i tij për fushat e blerta jashtë vendit, do t'i ndiqni në Radio Ejani 106 FM.