20140615ningbo |
Ministeriali i nxitjes së ekonomisë e tregtisë midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) përfundoi më 8 qershor në qytetin bregdetar kinez Ningbo. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes i Shqipërisë, Arben Ahmetaj mori pjesë në këtë konferencë dhe me këtë rast u takua me anëtarin e Këshillit të Shtetit të Kinës Yang Jiechi dhe me homologun e tij kinez Gao Hucheng. Në kuadrin e konferencës, në qytetin Ningbo u zhvillua dhe Panairi i Prodhimeve Karakteristike të Vendeve të EQL-së, ku morën pjesë shumë ndërmarrje shqiptare dhe prodhimet nga Shqipëria tërhoqën vëmendjen e ndërmarrjeve kineze dhe të konsumatorëve të thjeshtë. Kolegu im Jiang Lei, ndoqi nga afër këtë ministerial dhe panairin, kur realizoi një intervistë eksklusive me ministrin Ahmetaj.
Në programin e sotëm,i ftuari im në studio është kolegu Jiang Lei, me të cilin do të bisedojmë për këtë eksperiencë në Ningbo.
1. Përshëndetje Jiang Lei! Si gazetar dhe drejtues i rubrikës "Fokus Ekonomik", ke ndjekur prej kohësh bashkëpunimin ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe Shqipërisë. Kësaj here, në ministerialin e zhvilluar në Ningbo, cilat janë të rejat dhe ku fokusohen fushat kryesore të bashkëpunimit kino-shqiptar në të ardhmen?
2. Sipas mediave shqiptare, në mes të këtij janari, u zhvillua në Tiranë Sesioni i Tetë i Komisionit të Përbashkët "Për Bashkëpunimin Ekonomik e Tregtar Shqipëri-Kinë". Me këtë rast, zv/drejtori i Departamentit të Evropës të Ministrisë së Tregtisë të Kinës Xu Xiaofeng, në krye të delegacionit kinez, vizitoi portin e Shëngjinit. Mediat shqiptare parashikojnë se Kina dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë në ndërtimin e portit. Gjatë intervistës në Ningbo,mësove për ndonjë përparim në këtë drejtim?
3. Kësaj jave kam ndjekur një sërë lajmesh të realizuara nga ti në Ningbo. Kam interes të madh për intervistën ekskluzive me minsitrin Ahmetaj. A mund të na sillni disa fragmente nga kjo intervistë?
4. Me sa di unë, në Panarin e Ningbo-s, u paraqitën për herë të parë bashkarisht produktet karakteristike të vendeve të EQL-së. A mund të na njihni me ndërmarrjet shqiptare që morën pjesë në panair? Cilat prej produkteve shqiptare erdhën në Kinë? Si mendojnë kompanitë shqiptare për tregun kinez?
5. A u mirëpritën prodhimet bujqësore shqiptare në Panair? Ku qëndron e veçanta e produkteve shqiptare? A do të kenë perspektivë në tregun kinez?
6. Vitet e fundit, tregtia midis Kinës dhe Shqipërisë ka patur një prirje rritjeje. Edhe me vendet e EQL-së Kina përpiqet të shtojë bashkëpunimin ekonomik. Mendoj se në të ardhmen do të ketë më shumë panaire të tilla. Si gazetar i rubrikës "Fokus Ekonomik", ke ndjekur Panairin e Guangzhout dhe kësaj here të Ningbosë, ku pe edhe shumë pjesëmarrës nga vende të tjera. Besoj se ke mjaftë njohuri për panairit tashmë, pra nga këndvështrimi yt, a mund të japë sugjerime, për pjesëmarrësit shqiptarë në panairin kinez?
......
Faleminderit shumë, që na solle informacione të hollësishme lidhur me ministerialin dhe panairin në Ningbo si dhe me përparimin e fundit të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe Shqipërisë.