20140611kozz |
Hoteli "më i thellë në botë"
Një minierë e vjetër dhe e papërdorur argjendi në Suedi, tani është hoteli më i thellë në botë. Suita në minierën e argjendit ndodhet në thellësinë e 155 metrave nën tokë dhe mbledh turistë nga e gjithë bota. Korrespodenti i CRI-së, njofton nga Suedia.
Thellë në pyjet suedeze, rreth një orë me makinë në veri të Stokholmit, ndodhet ajo që tani njihet si hoteli me i thellë në botë.
Suita është e vendosur 155 metra nën tokë në minierën e argjendit Sala. Aty është vendosur një krevat, një tavolinë ngrënieje dhe shumë qirinj.
Nuk është një dhomë luksoze, madje nuk ka as tualet dhe as dush. Megjithatë, edhe pse mungon luksi, ai mbetet një hotel i veçantë. Që nga vitit 2006, kur hoteli u hap për publikun, me mijëra mysafirë kanë zgjedhur të qëndrojnë në galeritë e minierës.
Miniera është shumë e vjetër, ajo daton që nga shekulli i 15-të. Thellësia ku është vendosur suita për klientët është gërmuar diku në shekullin e 18-të.
Përgjatë shekujve është nxjerrë një sasi e madhe minerali argjendi. Në fakt kjo minierë e kthyer në hotel, ka qenë një nga minierat më fitimprurëse të botës. Gërmimi në minierë ndaloi në vitin 1962, dhe më tej deri në vitin 2005, ajo nuk u përdor.
Përveç gurgullimës së ujit dhe murmurimës së maleve, miniera është e qetë. Ajo konsiderohet sot e përsosur për banorët e qendrave të mëdha urbane për t'u çlodhur, sipas Maaike Ouwehand, që drejton shëtitjet në minierë dhe klientët qe të rehatohen aty.
"Është sikur të ishe në rehabilitim, mendoj. Është qetë dhe ftohtë këtë në suitë. Është bukur dhe ngrohtë nëpër dhoma. Në përgjithësi është një vendi i qetë për t'u çlodhur," thotë Ouwehand.
Në nivelin e tokës, jashtë minierës, ndodhet një fshat i vogël, ndërtesat e të cilit datojnë të gjitha nga shekulli i 18-të. Aty ka gjithashtu një muze dhe një argjendari. Por shumica e njerëzve shkojnë tek ndërtesa me ashensor, ku u duhet të presin pesë minuta.
Brenda në minierë, zëri njerëzor mund të dëgjohet për disa minuta pasi të ketë ndaluar e folura. Ndërkohë, pavarësisht zhvillimeve të teknologjisë, brenda në minierë ka disa mungesa.
"Këtu brenda në minierë nuk ka mbulim të telefonisë së lëvizshme. Ndaj klientët nuk mund të përdorin telefonin celular apo internetin. Si të thuash këtë garantohet një lloj lirie për ata që janë të varur nga teknologjia."
Miniera shtrihet për gati 20 kilometra, por një pjesë e saj është e përmbytur. Pjesa e hapur për klientët shtrihet vetëm disa metra më shumë në secilin krah të suitës për klientët.
"Shume çifte vijnë këtu, madje shumica bën pikërisht këtu edhe propozimin për martesë. Është gjithmonë ngazëlluese. Ata vijnë këtu dhe e mbajnë sekret, por më pas largohen duke buzëqeshur."
Suita për klientët kushton rreth 650 dollarë për një natë dhe përfshin një shportë ushqimore gjatë mbrëmjes dhe një roje me shërbim 24-orë, që mund të ndihmojë në rast të ndonjë emergjence. Dhoma ka një linjë telefonike.
Por sipas Ouwehand, e vetmja emergjencë që ata kanë pasur deri më tani janë njerëzit që vuajnë nga klaustrofobia, të cilët kanë nevojë për ndihmë për t'u ngjirur në nivelin e tokës.
Por a ka mundësi që klientët të zbulojnë thesare argjendi ndërsa ndodhen në thellësinë e minierës?
Sipas Ouwehand një gjë e tillë ka shumë pak gjasa që të ndodhë.
"Nuk është shumë e thjeshtë për të gjetur argjendin. Është gjithmonë i kombinuar me zinkun, dhe zakonisht niveli i argjendit është i ulët, rreth një për qind. Vërtet ne jemi këtu në një minierë argjendi, por shanset që të gjejmë mineralin këtu janë shumë të pakta. Gjithashtu, kjo pjesë e minierës është pastruar tërësisht, ndaj nuk besoj se ka mbetur ndopak argjend."
Miniera e argjendit e kthyer në hotel mund të arrihet me tren nga Stokholmi, për gati një orë. Hoteli është i hapur gjatë gjithë vitit dhe rezervimet mund të bëhen të gjithë në internet.
Të rinjtë rrezikojnë shëndetin mendor nga presioni shoqëror
Një organizatë bamirësie është duke paralajmëruar se të rinjtë britanikë rrezikojnë të zhvillojnë probleme të shëndetit mendor, pasi ata përballen me shumë presione shoqërore.
Organizata "Young Minds" thotë se të rinjve po u bëhet presion për të bërë dietë, duke parë pornografi dhe ngacmimet e ndryshme, duke krijuar një "klimë toksike" në shkolla.
Të rinjtë sot janë duke jetuar në një botë me presion të madh dhe sipas një studimi të Young Minds, rezultati është shëndeti mendor.
Studimi ka marrë në shqyrtim dymijë të rinj nga 11 deri 25 vjeç. Ata ankohen se jetojnë në një shoqëri ku nuk mund të ndalojnë 24 orë në 7 ditë të javës për të pushuar.
Gjysma e të intervistuarve thonë se ndjenë frikë nga dështimi nëse nuk arrijnë rezultate të mira; gjysma tjetër thotë se është ngacmuar, ndërsa pjesa tjetër tha se nuk dinte kujt t'i drejtohej kur u ndje në depresion apo e shqetësuar.
Nëse pyet adoleshentët nëpër rrugë, është e lehtë të verifikosh shpejt përfundimet e studimit.
"Detyra e shtëpisë, detyrat e kursit, është gjithmonë kështu, plotësojnë njëra tjetrën."
"Nëse dikush është më i pashëm se dikush tjetër, atëherë do sheshin mend e kështu me radhë."
"Dhe ka shumë presion duke të nxitur të jesh i suksesshëm, e të shkosh në universitet."
Jane McCartney është një psikologe fëmijësh.
"Është një ankth social për të cilin ata mendojnë se nuk mund të përshtatshëm. Vajza që mendojnë se nuk në formën e duhet, trupi pamje e tyre, dituria. Dhe nga ana tjetër janë djemtë që mund të mendojnë se nuk kanë shoqërinë e duhur apo nuk kanë trajnerin e duhur. Gjëra që për një të rritur mund të duken të parëndësishme, por në fakt ato janë shumë të rëndësishme për të rinjtë."
Sipas raportit të Young Minds, presioni tek të rinjtë fillon herët. Të pyeturit e moshës 11 dhe 14 vjeç, katër në dhjetë prej tyre pranuan se kishin lënë të paktën një vakt në ditë pa ngrënë për të qenë të dobët.
Mbi gjysma e të anketuarve nga ky grup moshe pranoi gjithashtu se shikon pornografi në internet, dhe katër nga 10 anëtarët e këtij grupi thanë se të shikuarit e pornografisë ka ndikuar marrëdhëniet e tyret me moshatarët.
Një fushatë e re Minds për të trajtuar këtë çështje është duke u mbështetur nga të njerëz të famshëm.
Zëvendëskryeministri i Britanisë Nick Clegg është duke mbështetur një projekt të qeverisë i quajtur 'Plan Veprimi i Shëndetit Mendor', që parashikon 25 zona veprimi të menjëhershëm për të përmirësuar kujdesin, mbështetjen dhe trajtimin.
"Ku fëmijët janë duke u trajtuar, për çështjet e tyre të shëndetit mendor dhe ka gjithnjë e më shumë e më shumë fëmijë, një në dhjetë të rinj janë vlerësuar tani që të kenë çështje të shëndetit mendor, por cdo të ndodhë kur të rriten (kjo është e rëndësishme) se ata duhet të vazhdojnë të marrin kujdesin që për të cilin kanë nevojë," tha Clegg.
Sipas Clegg, qëndrimet ndaj shëndetit mendor janë të vjetra dhe njerëzit me probleme të shëndetit mendor janë të stigmatizuar. Ai ka zbuluar gjithashtu se sëmundjet i kushtojnë ekonomisë britanike 170 miliardë dollarë çdo vit.
Sipas statistikave zyrtare të qeverisë; sëmundjet e rënda mendore reduktojnë pritshmëritë e njerëzve për jetën.
Standardet e reja për mjekimin e sëmundjeve të shëndetit mendor në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të paraqiten vitin e ardhshëm, në mënyrë që pacientët të jenë në gjendje të dinë se çfarë lloj të trajtimi të presin dhe kur.