PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mbijetesa në tregun e ashpër të lojërave për celularë
2014-06-04 10:43:52 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërsa më shumë lojëra synojnë telefonat e mençur 'smartphone', të brendshmit e industrisë thonë se inovacioni është kyç për të qenë konkurrues në treg.

Korrespodenti i CRI-së Qi Zhi njofton:

Pas përhapjes së jashtëzakonshme të telefonave të mençur në Kinë, shumë prodhues të lojërave për kompjuter po përpiqen për të hyrën në tregun celularëve.

Xiao Hong është drejtor Ekzekutiv i 'Beijing Perfect World Network Technology' një prodhues i lojërave në rrjet, që thotë se ka filluar përgatitjet për të zhvilluar lojëra elektronike për telefona të mençur dy vjet më parë.

"Ne filluam të konsiderojmë zhvillimin e produkteve për smartphon-ë, që kur platformat e lëvizshme patën një përhapje dramatike. Nuk ka ndryshime të mëdha midis platformave për kompjuter dhe atyre për smartphon-ë. Ne i kemi mundësitë ndaj dhe po i zhvillojmë ato," thotë Xiao.

Një udhëzues i industrisë thekson se nëse 40 për qind apo më shumë e përdoruesve vendosin të luajnë që në ditën e parë të publikimit, 20% javën tjetër dhe 10% muajin tjetër, loja mund të konsiderohet një sukses.

Pavarësisht sasisë të madhe të lojërave në App Store apo Android Market, shumica e tyre qëndrojnë të instaluar vetëm për disa ditë.

Tu Xiangfei, bashkëthemelues i 1006.tv, kompania më e madhe e Kinës për prodhimin e lojërave për celularë, e lidh këtë me mungesën e novacionit në këtë industri.

"Kam shumë kopje të lojërave. Kur një përdorues mëson se loja është e ngjashme me një tjetër, ndalon menjëherë se luajturi. Më e rëndësishmja është mënyra se si luhet. Një lojë e kopjuar apo një me pagesë do ta ketë shumë të vështirë për të mbijetuar," thotë Tu.

Edhe Ji Gu, drejtori i biznesit i FunPlus Game, bie dakord me këtë. Ajo shton se novacioni është e arsyeja që lojërat e huaja janë shumë popullore, si për shembull Angry Birds dhe Fruit Ninja në Kinë.

"Arsyeja për suksesin e tyre qëndron plotësisht tek origjinaliteti. Ata përdorin një mënyrë pak më të ndryshme për lojërat. Për shembull loja 'Plant V.S. Zombie', është një lojë tradicionale mbrojtjeje, por skenat e reja shtohen vazhdimisht. Pra ka ndryshime të vogla që bëjnë novacionin."

Për të përmirësuar gjendjen e lojërave kineze, Tu sugjeron se prodhuesit vendas duhet të përmirësojnë ndërveprimin e e produkteve të tyre.

"Shumë lojëra që zhvillohen nga Wechat, dallohen për mungesën e novacionit, por ato janë të pakonkurrueshme për anën shoqërore. Përdoruesit mund të identifikojnë se sa miq të tyre po e luajnë atë lojë dhe mund të konkurrojnë me njëri tjetrin. Ndërveprimi midis përdoruesve përmirëson nivelin e lojës."

Ndryshe nga lojërat për kompjuter, lojërat për smartphon-ë sipas Xiao Hong shpenzohet më pak kohë, gjë të cilën projektuesit e lojërave duhet ta mbajnë parasysh.

"Gjithçka duhet të jetë e shpejtë dhe e drejtpërdrejtë. Pasi përdoruesit luajnë sot, do të ketë diçka tjetër të re që do t'i tërheqë nesër, ashtu si serialet televizive. Në fushën e lojërave për celularë, risitë duhet të publikohen çdo gjysmë ore, ndërsa për kompjuter çdo dy orë."

Xiao thotë se projektuesit duhet ta venë vetën në rolin e përdoruesve për të qenë të suksesshëm.

Kanë, dy adoleshentë shqiptarë në rolet kryesore të filmit grek "Xenia"

Siç ka ndodhur në shumicën e rasteve kinematografia shqiptare nuk përfaqësohet as në edicionin e sivjetmë të festivalit të Kanës. Mirëpo, Shqipëria ka qenë e pranishme, qoftë dhe në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet filmit "Ksenia" të regjisorit grek, Panos Kutras dhe interpretimit të dy aktorëve të rinj shqiptarë, Kosta Nikuli dhe Niko Ngjela.

Filmi i regjisorit grek u shfaq midis njëzetë filmave të përzgjedhur për sesionin "Un Certain Regard", që përfshihet në programin zyrtar të festivalit, dhe ka impresionuar publikun dhe kritikët.

Koutras tregon historinë e dy adoleshentëve shqiptarë të brezit të dytë të cilët, kur nëna e tyre shqiptare vdes, nisen nga Athina për në Selanik që të gjejnë babanë e tyre grek, që i kishte braktisur kur këta ishin shumë të vegjël. Motivimi i dy adoleshentëve është më tepër praktik, pasi, ata duan të kërkojnë ndihmën e tij që të marrin nënshtetësinë greke, pasi me vdekjen e nënës ata kanë humbur mundësinë e qëndrimit të ligjshëm.

Koutras –in e intereson marrëdhënia që krijohet gradualisht ndërmjet dy vëllezërve, përmes udhëtimit të tyre (Dani, 16 vjeç, jetonte në Kretë me nënën, ndërsa më i madhi,18 vjeçari Odisea punonte në Athinë). Në rrugën e tyre do të ndalojnë fillimisht në Larisa për të takuar një ish mik të së ëmës, kalojnë një ditë dhe një natë në një hotel të braktisur "Ksenia" (në disa prej skenave më të mira të filmit), para se të mbërrijnë përfundimisht në Selanik, ku Odisea merr pjesë në një konkurs kënge dhe Dani ia arrin të takojë babain e tij biologjik.

Koutras ka bërë një film të bukur, shumë njerëzor, të spërkatur me humor, me karakteret të vendosur në sfondin e realitetit grek, ku nuk mungojnë as skenat e dhunës dhe terrorizimit të emigrantëve nga Agimi i Artë.

Siç vë në dukje e përditshmja franceze "Liberation", filmi i Kutras-it "është pa dyshim, elementi më ekzotik dhe më tronditës i shkollës modeste të kinematografisë greke.

Rrugëtimi i dy adoleshentëve drejt veriut të Greqisë ofron mundësinë e një pasqyrimi al fresco të realitetit grek, një alegori nga e cila dalin në sipërfaqe gjithë komponentët që tashmë janë të njohura pas pesë vitesh të krizës, shton Liberation, që ka ndjekur nga afër xhirimet e filmit në Greqi.

Sipas kritikëve, në anët pozitive të filmit përfshihen edhe interpretimet shumë të mira, sidomos të dy protagonistëve shqiptarë, Kosta Nikuli (Dani) dhe Niko Ngjela (Odisea).

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China