PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dita ndërkombëtare e muzeve
2014-05-25 19:24:16 CRI Komenti juaj Printoni

18 maji është dita ndërkombëtare e muzeve. Tema kryesore e këtij viti është "Urë shkëmbimesh për koleksionet muzeale" sipas së cilës, muzeu është institucioni që lidh të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen.

Me rastin e kësaj dite, në krahinat e ndryshme kineze u zhvilluan aktivitete të pasura. Në Pekin, Drejtoria e Relikteve e Bashkisë, Shoqata e Muzeve e Kinës etj. organizuan biseda, ekspozita etj. për të tërhequr qytetarët të vizitojnë qendrat muzeale. Në Shangai, bashkia vendosi hapjen falas të 120 muzeve për 3 ditë me radhë. Njëkohësisht 40 muze qëndruan hapur deri në orën 21.00 për t'u krijuar qytetarëve eksperiencën e re të vizitës në muze. Në Hong Kong, krahas hapjes falas të 42 muzeve, gjatë Ditës ndërkombëtare , pas vizitës në 4 muze, çdo hongkongas mund të merrte një dhuratë të bukur.

Megjithëse sipërfaqja e Hong Kongut nuk është shumë e madhe, në këtë rajon ka rreth 60 kulture, arti, historie, folklori ,ndër të cilët, 7 administrohen drejtpërdrejt nga qeveria e Hong Kongut si Muzeu i Historisë, Muzeu i Hapësirës Kozmike, Galeria e Arteve etj

Hongkongasit kanë një mënyrë të veçantë të lidhjes nga afër me kulturën, historinë dhe artet. Në këtë rajon me një klimë të spikatur tregtare, shumë muze zhvillojnë bashkëpunim me qendrat tregtare. Mënyra më e zakonshme është që qendra tregtare të ftojë artistë të ekspozojnë veprat e tyre ose të zhvillojnë shfaqje artistike për publikun e qendrës. Ndërkohë shumë qendra tregtare porositin vepra të artistëve të famshëm si koleksion.

Për shembull, në maj, qendra tregtare "Landmark" hapi ekspozitën e veprave të projektueses franceze Andere Putman ku u vendosen 150 vepra tipike të saj. Krahas këtyre, gjatë pushimit të 1 majit, hongkongas dhe turistë në Hong Kong shijuan ekspozitën e ndërtesave të artistit spanjoll Antonio Gaudi.

Fjala "Muze" vjen nga gjuha greke "Museion" me kuptimin "vendi që i blatohet Muzës". Muza është emri i përgjithshëm i 9 hyjneshave të artit dhe shkencës në mitologjinë greke. Në shekullin e 5-të para erës sonë, në tempullin Tylfi Olimpus kishte një depo ku ruheshin skulptura dhe plaçkë lufte dhe kjo depo konsiderohet nga qarqet muzeale si muzeu i parë në botë. Por për një kohë të gjatë, muze ishte vetëm vendi ku ekspozoheshin thesare të rralla për familjet perandorake dhe të pasurit.

Kjo zgjati deri në vitet 50' të shekullit të 18-të, kur u krijua dhe u hap ndaj publikut Muzeut Britanik. Pas kësaj, në fund të shekullit të 18-të, u krijuan me radhë duke u hapur për publikun disa muze kombëtare në Evropën Perëndimore. Qysh nga ajo kohë, ka ndryshuar funksioni i muzeut.

Anglia mund të quhet parajsa e amatorëve të muzeut. Sipas statistikave, në këtë vend ka 2500 muze dhe pothuajse të gjithë muzetë publikë hapen falas. Në vitin 2013, muzetë që mirëpritën vizitorë ishin Muzeu Britanik, Galeria Kombëtare e Arteve, Muzeu Natyror e Historik, Galeria Tate dhe Muzeu Shkencor, dhe të gjithë këta muze gjenden në Londër. Shumica e muzeve anglezë hapen tërë vitin dhe mbyllen vetëm në Ditën e Krishtlindjeve, Ditën e Pashkës dhe pushimet bankare. Për t'u shërbyer punonjësve të zyrës, muzetë zgjatin zakonisht kohën e hapjes të premten dhe të shtunën, për shembull Muzeu Britanik mbyllet zakonisht në orën 5.30 pasdite, kurse të premten hapet deri në orën 8.30 në mbrëmje.

Në jug të Evropës ka një parajsë tjetër për amatorët e muzeve. Në këtë vend vendosen kudo vepra madhështore të Romës së Lashtë dhe të Periudhës së Rilindjes dhe mund të thuhet se ky vend është një muze i madh.

Italia është një vend me historinë e gjatë të kulturës muzeale. Sipas statistikave, në Itali ka mbi 4000 muze të ndryshëm, për këtë vend me më pak se 60 milionë popullsi, rreth një ndër çdo 1000 banorë ka një muze. Kultura e arti i lashtë italian tërheqin shumë turistë, prandaj shumë muze janë plot me vizitues. Për të mbrojtur sigurinë e eksponateve dhe për të siguruar eksperiencën e mirë të vizituesve, shumë muze italianë kufizojnë numrin e vizituesve, veçanërisht në sezonin e turizmit, turistët duhet të porositin para kohe biletën e vizitës.

Muzetë kryesorë italianë hapen tërë vitin dhe shumë muze hapen në periudhë pushimesh dhe mbyllen për një ditë në ditët e punës për t'u dhënë punonjësve lehtësi për vizitë. Qysh nga 27 korriku i vitit të kaluar, Ministria e Trashëgimive Kulturore e Italisë nisi veprimtarinë e vizitës në mbrëmje në muze dhe të shtunën e fundit të çdo muaji, muzetë në rang kombëtar të mbarë vendin hapen deri në mesnatë me qëllim që më shumë vizitues të ndiejnë magjinë e veçantë të muzeut natën. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China