20140518zvicrabanka |
Zvicra është qendra më e madhe financiare në botë dhe bankat zvicerane janë të famshme për sigurinë dhe për ruajtjen e informacioneve të klientëve. Por kjo traditë do të bëhet histori, pasi ditët e fundit, Zvicra deklaroi se do t'u dorëzojë vendeve të tjera të dhënat e hollësishme të llogarisë në bankë të të huajve. Ky qëndrim konsiderohet si një hap i rëndësishëm global kundër shmangies së taksave dhe specialistët përkatës shprehen se do të jetë në favor të luftës globale kundër terrorizmit dhe korrupsionit.
Në takimin e ministrave europianë të financave të zhvilluar pak kohë më parë në Paris, Zvicra ra dakord të nënshkruajë një deklaratë për shkëmbimin automatik të informacioneve. Kjo masë vendimtare simbolizon heqjen dorë të Zvicrës nga mbrojtja e fshehtësisë së klientëve bankarë. Deklarata u kërkon vendeve të ndryshme të mbledhin dhe të këmbejnë informacionet përkatëse si llogaria në bankë, pronësia e kompanisë etj. Qeveria zvicerane u shpreh se deklarata shfaq vendosmërinë e këtij vendi për sistemimin e zhgënjimit në fushën e taksave dhe të shmangies së taksave.
Tradita e ruajtjes së të fshehtave të klientëve nga bankat zvicerane ka zgjatur për mbi 80 vjetë dhe pikërisht për këtë arsye, bankat zvicerane janë qendra më e madhe financiare jashtë vendit në botë që administron 1/3 të pasurive private globale. Por ruajtja e të fshehtave ka mundësi të shkaktojë rezultate negative, si për shembull shmangie të taksave, korrupsion etj. Zv-drejtori i Institutit Studimor të Problemeve Ndërkombëtare të Kinës Guo Xiangang është i mendimit se vendimi i palës zvicerane për heqjen dorë nga tradita e ruajtjes së të fshehtave është për shmangien e sanksioneve financiare:
"Zvicra detyrohet të heqë dorë nga kjo traditë, përndryshe do të përballojë sanksionet financiare në takimin e ministrave të financave evropiane, sepse tani Evropa vendosi të luftojë shmangien e taksave. Nga ana tjetër, shumë kriminelë të korruptuar të vendeve të ndryshme i konsiderojnë bankat zvicerane si parajsë për shkak të ruajtjes së të fshehtave të klientëve. Veçanërisht pas incidentit të '11 shtatorit', vendimi i Zvicrës përputhet me luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit."
Megjithëse Zvicra ra rakord të nënshkruajë standardin e ri global të këmbimit automatik të informacioneve, ky është vetëm një vendim fillestar. Guo Xiangang u shpreh se zbatimi real i parimit të hapjes së informacioneve nevojit ende kohën:
"Sipas qëndrimit të tanishëm të shoqatës së bankave dhe të bankierëve të Zvicrës, ata planifikojnë ta pranojnë këtë marrëveshje, por konkretizimi i kësaj marrëveshjeje nevojit ende një proces. Gjykoj se Zvicra do të rishikojë së pari ligjet në këtë fushë, pastaj do të krijojë organe të zbatimit të ligjit."
Duke komentuar nëse zbatimi i marrëveshjes së këmbimit automatik të informacioneve do të lëkundë pozitën e Zvicrës në sistemin financiar ndërkombëtar, Guo Xiangang tha:
"Mendoj se jo. Për një kohë të shkurtër, ka mundësi të pakësohet numri i depozitorëve dhe të ulen depozitat, disa keqbërës nuk do t'i konsiderojnë më bankat zvicerane si parajsë. Por për një kohë të gjatë, kjo masë përputhet me frymën ndërkombëtare dhe mund të shmanget nga sanksionet financiare. Krahas këtyre, bankat zvicerane kanë nivel të mirë shërbimi dhe disiplinë në punë, ndaj pas tërheqjes së elementeve kriminalë, biznesi i bankave zvicerane do të zgjerohet më tej dhe mendoj se kjo do të jetë në favor të zhvillimit afatgjatë të bankave zvicerane."
Heqja dorë nga parimi i ruajtjes së të fshehtave nga Zvicra do të luajë një rol nxitës në luftën globale kundër korrupsionit dhe terrorizmit. Guo Xiangang u shpreh se vendimi i Zvicrës do të ushtrojë presion mbi disa qendra të tjera financiare jashtë vendit ku mund të shmangen taksat dhe ka kuptim shumë aktiv. Ai tha:
"Qendra të tjera financiare jashtë vendit do të ndiejnë presion të madh sepse Zvicra ka ndryshuar qëndrim. Mendoj se këto qendra si Panamaja, Dubai etj. do të nënshkruajnë këtë marrëveshje më në fund. Atë kohë, elementet kriminalë do të humbin mbrojtjen e parajsës financiare dhe krimet financiare do të pakësohen, kjo është një gjë shumë e mirë për stabilitetin dhe paqen botërore." (Fani)