PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sekretariati i Bashkëpunimit i Kinës, forcë nxitëse për zhvillimin e Shqipërisë
2014-05-14 17:21:12 CRI Komenti juaj Printoni

Link:

Takimi i koordinatorëve kombëtarë të vendeve të Europës Qendrore e Lindore në Sekretariatin e Kinës për rajonin

Sekretariati i Bashkëpunimit Kinë-Europa Qendrore e Lindore është forcë nxitëse për zhvillimin e Shqipërisë, tha zv-ministri i Jashtëm Alqi Puli që vizitoi Pekin gjatë Takimit të Tretë të Koordinatorëve Kombëtarë të sekretariatit.

Brenda kësaj kornize, z. Puli theksoi se qeveria shqiptare po nxit aktivisht bashkëpunimin e mëtejshëm me palën kineze. Sipas atij, marrëdhëniet midis dy vendeve jo vetëm mbështeten mbi miqësinë tradicionale, por edhe mbi bashkëpunimin frytdhënës në fusha të ndryshme vitet e fundit.

Si shembull ai solli rritjen e vëllimit tregtar mes Shqipërisë dhe Kinës me 15-20% dhe themelimin e Institutit "Konfuci" në Tiranë. Ai shprehu besim për një të ardhme më të mirë për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Shqipëria ndërkohë, do të krijojë kushte dhe politika të favorshme për investitorët kinezë, tha zv-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Alqi Puli të hënën në Pekin.

Në një intervistë të posaçme për Radion e Jashtme të Kinës, z. Puli që vizitoi Pekin, përsëriti qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për një sërë politikash të favorshme për të tërhequr investimet e huaja, duke përfshirë pa dyshim edhe ato nga Kina.

Përveç këtyre, qeveria shqiptare do të krijojë kushte të tjera për të lehtësuar në veçanti investimet kineze. Pritet që në muajin tjetër, ministri i Zhvillimit Ekonomik, i Tregtisë dhe i Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, të detajojë politikat përkatëse në vizitën e tij në Kinë.

Hekurudha e shpejtë e Kinës mbërrin në Kenia

Qeveria kineze dhe ajo e Kenias nënshkruan një marrëveshje të re që mbulon ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë kryeqytetin Nairobi me qytetin Mombasa.

Marrëveshja për 'Standard Gauge Railway' (GSR), që u nënshkrua në selinë e qeverisë, do të financohet 90 për qind nga Exim Bank of China ndërsa qeveria keniane do të financojë 10 për qind që mbeten.

Faza e parë e projektit do të mbulojë 609.3 kilometra nga Mombasa drejt kryeqytetit kenian.

Kryeministri kinez Li Keqiang, që vizitoi javën e kaluan Kenian, si dhe përfaqësues nga Uganda, Ruanda, Sudani i Jugut, Tanzania, Burundi dhe Banka Afrikane e Zhvillimit, ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.

Duke folur në ceremoni, Li tha se prania e liderëve afrikanë dhe përfaqësuesve të tyre tregon dëshirën për zhvillimin e lidhjeve të transportit hekurudhor në Afrikën Lindore.

Marrëveshja dypalëshe u nënshkrua në përfundim të vizitës treditore të kryeministrit kinez Li Keqiang në Kenia.

"Ne i mirëpresim kompanitë keniane t'i prezantojë produktet e tyre në platformat e mëdha tregtare të Kinës dhe qeveria kineze do të ofrojë lehtësirat e duhura për to. Ne gjithashtu inkurajojmë investimet kineze në industrinë e manifakturave të Kenias, për të ndihmuar procesin e prodhimit. Ne dëshirojmë të marrin pjesë në ndërtimin e parqeve industriale, si dhe të dertojmë më shumë bashkëpunimin dypalësh në këtë drejtim, gjë për të cilën në shpresojmë se do të përmirësojmë më shumë konkurrueshmërinë e eksporteve keniane," nënvizoi kryeministri kinez.

Kryeministri shtoi gjithashtu se Kina do të përmirësojë komunikimin me vendet e interesuara dhe ato të Bashkimit Afrikan dhe në të njëjtën kohë fton palë të treta që duan bashkëpunim me përfitime të ndërsjella, shtoi kryeministri.

Liderë nga Afrika Lindore, thanë në ceremoni se nyja hekurudhore Mombasa-Nairobi do të shtojë kapacitetin e transportit në rajon dhe do të ndihmojë për zhvillimin e tij ekonomik.

Duke folur përpara gazetarëve, presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta dhe ai i Ugandës Yoweri Museveni, ishin në një mendje se nyja hekurudhore Mombasa-Nairobi ka rëndësinë dhe ndikimin e menjëhershëm për forcimin e lidhjeve hde integrimit në rajonin e Afrikës Lindore.

Presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta tha se qeveria e tij pret të shtojë lidhjet e bashkëpunimit me Kinën.

"Padyshim, që partneriteti që Kenia ka pasur me Kinën, sidomos në këto 10 vitet e fundit, ka qenë më përfitime të ndërsjella dhe ka shkuar larg në drejtim të arritjes së objektivave tona të zhvillimit ekonomik dhe social. Ne mezi presim të shtojmë bashkëpunimin, por gjithashtu synojmë ta diversifikojmë këtë partneritet ashtu siç edhe kryeministri tha këtu," tha Kenyata.

Të dy udhëheqësit nënshkruan edhe në një numër marrëveshjesh mbi ekonominë, financat dhe bujqësinë.

Projekti tregon angazhimin e Kinës për zhvillimin e Afrikës dhe forcën e madhe të solidaritetit dhe bashkëpunimit Kinë-Afrikë, thanë liderët.

Qeveria kineze ka vënë në dispozicion 10 milionë dollarë amerikanë për të ndihmuar në mbrojtjen e kafshëve të egra në Kenia.

Kenia ishte ndalesa e fundit e turneut katërvendësh në Afrikë të kryeministrit Li Keqiang.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China