PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mundësitë ekonomike janë kyç për reduktimin e varfërisë
2014-05-07 17:19:19 CRI Komenti juaj Printoni

Mundësitë ekonomike janë kyç për reduktimin e varfërisë

Kina dhe Bashkimi Afrikan kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit në zhvillim dhe çështje ndërkombëtare.

Deklarata ka pasuar vizitën e kryeministrit të Kinës Li Keqiang në selinë e Bashkimit Afrikan në Addis Ababa, kryeqytetin e Etiopisë.

Korrespodenti i CRI-së, Jordan Lee sjell më shumë detaje:

Kina dhe Bashkimi Afrikan kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit në zhvillim dhe çështje ndërkombëtare.

Ajo thekson se Kina do të vazhdojë mbështetjen e saj ndaj Bashkimit Afrikan në avancimin e procesit të integrimit të Afrikës dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Ndërsa Bashkimi Afrikan zotohet sipas deklaratës, të luajë një rol aktiv në nxitjen e bashkëpunimit Kinë-Afrikë në të gjitha fushat. Të dy palët i bënë gjithashtu thirrje komunitetit ndërkombëtar për zhvillimin e kontinentit.

Kryeministri Li mbajti një fjalim për liderët e pranishëm të Afrikës, duke u zotuar për ofrimin e teknologjisë për vendet anëtare të Bashkimit Afrikan dhe për transferimin e disa industrive në Afrikë për sektorët që kërkojnë krah të shumtë pune.

"Ne jemi të gatshëm për të komunikuar dhe ndarë përvojën dhe mundësitë me vendet afrikane për të ndjekur zhvillimin përfshirës. Kina është e gatshme që të ndajë teknologjitë e avancuara që ka zhvilluar, me anëtarët e BA-së. Ne jemi gjithashtu të gatshëm për të transferuar disa industri që kërkojnë krah të shumtë pune në Afrikë për të përmirësuar gjendjen e punësimit këtu, e cila është e dobishme për të dy palët. Kina gjithashtu mbështet sinqerisht diversifikimin e partnerëve të Afrikës dhe shpreson se bashkësia ndërkombëtare do të rrisë investimin e saj në Afrikë," tha Li.

Kryeministri propozoi që Kina dhe Afrika të përmirësojnë bashkëpunimin në industri, financa, reduktimin e varfërisë, mbrojtjen e mjedisit, shkëmbimet midis njerëzve, si dhe paqen e sigurinë.

Në lidhje me bashkëpunimin industrial, ai vë në dukje rritjen e shpejtë të tregtisë dypalëshe gjatë viteve të fundit dhe u bën thirrje të dy palëve për të rritur vëllimin e tregtisë dypalëshe në 400 miliardë dollarë amerikanë deri në vitin 2020. Kjo shifër ishte pak më shumë se 210 miliardë në vitin 2013.

Ai gjithashtu sugjeroi lidhjen me hekurudhë të shpejtësisë së lartë të gjithë kryeqyteteve të Afrikës, për të ndihmuar më mirë në vendosjen e komunikimit dhe zhvillim pan afrikan.

Li Keqiang thotë se Kina është e gatshme për të punuar me Afrikën me qëllim bërjen realitet të projekteve.

"Kina është e gatshme për të zgjeruar bashkëpunimin me Afrikën në ndërtimin e rrugëve, sistemit hekurudhor, telekomunikacionit, rrjetit të energjisë dhe infrastrukturës tjetër në mënyrë që të ndihmojë kontinentin të kuptojë ndërlidhjen rajonale. Kina ka vendosur të rrisë kreditë e veta për vendet afrikane me 10 miliardë dollarë, duke e ngritur shumën totale në 30 miliardë dollarë."

Kina ka financuar tashmë projektin e parë të Etiopisë për ndërtimin e autostradave dhe është duke ndërtuar tani një sistem transporti hekurudhor në Adis Abeba.

Li Keqiang theksoi gjithashtu se Kina do të mbështesë përpjekjet e reduktimit të varfërisë në rajon.

Etiopia ishte ndalesa e parë e turneut katërvendësh të kryeministrit Li Keqiang. Ai do të vizitojë gjithashtu Nigerinë, Angolën dhe Kenian.

Vizita e kryeministrit kinez në vendet e Afrikës do të shtojë vitalitetin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes Kinës dhe Afrikës, tha të hënën ministri kinez i Tregtisë, Gao Hucheng.

Sipas tij, për shkak se ndërtimi i infrastrukturës për përmirësimin e ndër-lidhjes rajonale është jetik për integrimin ekonomik të Afrikës, Kina, me një avantazh konkurrues në këtë fushë, do të zgjerojë më tej bashkëpunimin në sektorin e rrugëve, hekurudhës, portit, aviacionit dhe energjisë elektrike. Ai shtoi se vizita e kryeministrit Li ka si qëllim nxitjen e projekteve të tilla.

Kina do të vazhdojë ta mbështesë Afrikën në përmirësimin e standardit të jetesës, duke ofruar politika më të favorshme në fushën e bujqësisë, mjekësisë, mjedisit dhe arsimit, shtoi ai.

Tregtia Kinë-Afrikë u zgjerua me 210.3 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2013, një rritjen e theksuar nga 250 milionë që ishte në vitin 1965. Kina ka qenë partneri më i madh tregtar i Afrikës për 5 vite radhazi.

Robotët do ta ndajnë informacionin nëpërmjet "reve"

Robotët përdoren sot gjerësisht në shumë industri, por në të ardhmen do të shohim shumë më shumë prej tyre.

Një projekt ambicioz i financuar nga Bashkimi Europian, synon të shpejtojë zhvillimin e teknologjisë, i mbiquajtur "Wikipedia e robotëve".

I futur brenda një kapsule plastike, Amigo është një robot humanoid, i pajisur me krahë por i vendosur mbi rrota.

Amigo është duke treguar përparësitë e projektit "RoboEarth", për të transportuar në dhomën e improvizuar të një pacienti në spital një gotë qumësht. 

Kështu programuesi e dërgon njoftimin në "Robocloud" se pacientit i duhet një gotë qumësht. Në fillim sistemi do të identifikojë se cili robot mund të mbledhë të gjitha informacionet e nevojshme për kryerjen e kësaj detyre, duke përfshirë vendndodhjen e shtratit të pacientit dhe vendndodhjen e gotës me qumësht. Roboti do ta dërgojë informacionin në "re" dhe më pas do të aktivizohet një robot i dytë, që në rastin konkret është "Amigo".

Pavarësisht se roboti Amigo nuk ka hyrë asnjëherë në dhomën e pacientit, ai do të përdorë të dhënat që roboti i parë i quajtur Avi, i dërgoi qendrës virtuale të mbledhjes së të dhënave dhe do ta vendosë gotën me qumësht në tavolinën e pacientit.

Heico Sandee, nga Univeristeti Teknik i Eindhoven-it, shpjegon:

"Kur ke njerëz të shpërndarë në një mjedis pune, dihet që do të ketë gjithmonë ndryshime. Nuk është si në fabrikë që produkti ndodhet gjithmonë në të njëjtin pozicion. Është gjithmonë në ndryshim, ndaj për robotët është një detyrë mjaft e vështirë. Robotët janë programuar në atë mënyrë që të mund t'i përshtaten mjedisit ku punojnë dhe të mësojnë gjithnjë gjëra të reja," thotë Sandee.

RoboEarth përbën disa funksione njëherësh. Së pari është një librari softuerësh, sistem kontrolli dhe përcaktues harduerësh për robotët. Është gjithashtu një "re", një qendër të dhënash, e disa kompjuterëve të lidhur në rrjet, që mund të kryejë llogaritje të vështira dhe t'ia transmetojë robotit që punon në terren.

Gajan Mohanarajah, një shkencëtar i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë në Zurich, gjykon mbi mundësitë e shumta që do të ofrojë sistemi i telefonisë pa tela i shpejtësisë së lartë për komunikimin midis robotëve.

"Në kuptimin tim, 'retë' janë shumë më shumë se sa një server i thjeshtë. Një 're' është diçka që mund të krijohet menjëherë, mund ta blesh apo ta marrësh me qira. Në këtë mënyrë mund të analizohen me qindra veprime paralelisht, çka të lejon të prodhosh në kohë reale harta shumë cilësore tredimensionale."

Mohanarajah shton se në kohën kur po zgjerohen teknologjitë për robotët dhe rrjetet e gjeneratës së katërt 4G, në trupin e robotit nuk do të ketë shumë pajisje, duke e bërë atë më të lehtë dhe me kosto më të ulët.

"E ardhmja për robotët dhe qendrat e 'reve' është shumë premtuese, sepse mbi të gjitha ka standarde të reja për teknologjinë e lëvizshme dhe rrejtët 4G. Ndaj ata mund të mbajnë sasi shumë të mëdha informacioni. Kjo do të thotë se ne do të jemi në gjendje për të ndërtuar robotë më të lehtë dhe me një kosto më të ulët."

Projekti katër vjeçar 'Roboearth' ka në dispozicion pesë milionë dollarë fonde nga Bashkimi Europian.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China