PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia nën bllokadën euro-amerikane dhe gjendja e Ukrainës
2014-04-30 18:19:48 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia nën bllokadën euro-amerikane dhe gjendja e Ukrainës

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë.

Masat e reja vijë pas shkallëzimit të situatës në Ukrainën Lindore, ku shtatë vëzhgues ushtarakë të OSBE-së po mbahen peng në qytetin Slovyansk.

Emrat e 15 rusëve të njohur janë shtuar në listën e individëve dhe kompanive mbi të cilat janë vendosur sanksione të drejtpërdrejta në lidhje me krizën në Ukrainë.

Këtë herë, Bashkimi Europian thotë se po i përgjigjej asaj që e sheh si dështimin e Moskës për t'iu përmbajtur angazhimeve të rëna dakord muajin e kaluar në Gjenevë.

Marrëveshja e arritur në Gjenevë synon dhënien fund të trazirave në Ukrainë.

Zëdhënësja e Bashkimit Europian Maja Kocijancic:

"Këta njerëz janë përgjegjës për veprimet kundër integritetit territorial, pavarësisë dhe sovranitetit të Ukrainës. Këshilli (i BE-së) sapo ma marrë në konsideratë shtimin e sanksioneve. Ndaj tani në listën e sanksioneve parashikohet ngrirja e aseteve dhe ndalimi i udhëtimit për 48 emra në total."

Vendimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara vendosën ndalimin e udhëtimit mbi 7 zyrtarë të qeverisë ruse dhe 17 kompanive të lidhura me presidentin rus Vladimir Putin.

Në Departamentin e Shtetit, zëdhënësja Jen Psaki tha se ShBA-ja ka "një sërë masash të tjerë" për t'i ndërmarrë kundër Rusisë.

"Ne e kemi ndierë vazhdimisht se ka një sërë zyrtarësh me lidhje të ngushta me presidentin Putin që mbështesin këto akte të paligjshme në Ukrainë, ndaj ne u kemi vendosur sanksione," tha ajo.

Përveç kësaj, gjithashtu ShBA-ja është duke shtuar kufizime të reja mbi importin e materialeve të teknologjisë së lartë të përdorura nga industria e mbrojtjes e Rusisë, të cilat ndihmojë në forcimin e ushtrisë së Moskës.

Në përgjigje, presidenti rus Vladimir Putin thotë se sanksionet kanë për qëllim të ndalojnë Rusinë të zëvendësojë importin e pajisjeve të mbrojtjes nga Ukraina.

Një synim i tillë do të dështojë tha Putin.

"Këto ide të partnerëve tanë europianë për të vendosur sanksione mbi industrinë ruse, mbi të gjithë industrinë e armatimit, ka për qëllim mbi të gjitha pengimin e zëvendësimit të importit, dhe për të qenë të varur nga fabrikat e Ukrainës. Kjo është një përpjekje me mjete të papërshtatshme. Ne do të bëjë atë gjithsesi. Ne do të gjejmë një zëvendësim të përshtatshëm. Ne do të mbijetojnë dhe do të shkojmë përpara, dhe partnerët tanë do të dështojnë," tha Putin.

Ministria e Jashtme e Kinës lëshoi një deklaratë të hënën duke bërë thirrje për dialog, midis palëve të përfshira.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Qin Gang:

"Kina kundërshton gjithmonë përdorimin e sanksioneve për të kërcënuar në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ne besojmë se sanksionet nuk do ta zgjidhin problemin, por mund të ndikojnë për të shkallëzuar tensionet. Kjo nuk është në interesin e palëve. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë bisedimet dhe negociatat dhe të gjejnë një zgjidhje të posaçme duke nxitur arritjen e një zgjidhjeje të përshtatshme politike për krizën e Ukrainës."

Ndërkohë, në qytetin Donetsk aktivistët pro rusë dhe ata që mbështesin qeverinë e Kievit u përleshën midis tyre.

Mësohet se rreth një ijë njerka morën pjesë në një tubim pro Ukrainës. Disa protestues u dërguan në spital për mjekim pas plagëve të marra.

Në qytetin e Slovyansk-ut, negociatorët e dërguar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë kanë dështuar deri tani për të liruar shtatë vëzhgues ushtarakë që mbahen peng nga milicia pro ruse.

Kryetari vetëshpallur i bashkisë së Slovyansk-ut, Vyacheslav Ponomarev, thotë se do të bëhet publike një listë e personave që janë arrestuar nga forcat qeveritare dhe do të kërkohet lirimi i tyre si këmbim për lirimin e vëzhguesve.

"Besoj se ne do të dëgjohemi. Jemi duke përgatitur një listë me pesë nga njerëzit tanë dhe do të kërkojmë lirimin e tyre në këmbim të lirimit të vëzhguesve."

Të hënën ndërkohë, kreu i bashkisë së Kharkiv-it, qyteti i dytë më i madhi i Ukrainës, u qëllua me armë zjarri pas shpine. Ai ndohet në spital në gjendje të vështirë.

Kharkiv-i është qyteti më i madh në Ukrainën Lindore ku forcat qeveritare kanë marrë kontrollin e plotë pas trazirave që shkaktuan milicë pro rusë, që kur forcat e Kievit ndërmorën operacionin anti terrorist.

Izraeli kremton Ditën e Përkujtimit të Holokaustit

Izraeli kremtoi të dielën fillimin e Përkujtimit të Holokaustit. Ceremonitë u mbajtën në Memorialin Yad Vashem, memoriali kombëtar i Izraelit, për të përkujtuar Ditën e Martirëve dhe Heronjve të Holokaustit.

Tema qendrore e aktivitetit të këtij viti është 'Epoka e Hebrenjve 1944: Mes të asgjësimit dhe çlirimit. Dorit Novak, drejtore e përgjithshme e memorialit Yad Vashem, tha se viti 1944 ishte i rëndësishëm për Holokaustin.

"1944-a ishte një pikë kthese e luftës. Disa hebrenj kishin mundur të shpëtonin, ndërsa të tjerë ishin pjesë e fushatave intensive të vrasjeve. Ndaj ky vit është i rëndësishëm pasi pikërisht ndahen dy tendenca: nga njëra ana lirimi nga kampet e përqendrimit dhe çlirimi dhe nga ana tjetër, fushatat intensive të shfarosjes."

Ky ishte gjithashtu çasti kur shumë njerëz filluan të rindërtonin jetët e tyre. Aliza Maayan Hupert, një polake e mbijetuar që lindi në vitin 1945, thotë se lindja e saj ishte një shembull i kësaj.

"Prindërit e mi e kuptuan se lufta ishte duke përfunduar, ndaj nëna vendosi të mbetej shtatzënë. Ishte pikërisht çasti që shumë njerëz se luftës po i vinte fundi, por në të vërtetë nuk kishte përfunduar. Ndaj njerëzit ishin duke bërë ç'të mundnin për të mbijetuar dhe për të parë çastin e çlirimit."

Edhe pse kanë kaluar 70 vjet që nga Holokausti, njerëzit besojnë se ai mbetet ende një çast i rëndësishëm i historisë që duhet përkujtuar dhe i duhet kaluar brezit të ardhshëm.

"Unë mendoj se është e rëndësishme që bota kurrë të mos harrojë gjashtë milionë njerëzit e pafajshëm që u vranë vetëm se kishin lindur hebrenj. Ata nuk kishin bërë ndonjë gjë të keqe."

"Ne përpiqemi të kujtojmë çka ndodhur dhe shpeshojmë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë."

"Brezi i ri është pjesë e kësaj dhe mendo se është shumë e rëndësishme që t'i mësojmë çka ndodhur për të parandaluar katastrofa të tilla në të ardhmen."

Gjithashtu edhe të rinjtë mendojnë se kujtimi i Holokaustit është i rëndësishëm dhe kuptimplotë.

Eliana Newmark është një nxënëse në shkollë të mese që iu bashkua një turneu në Poloni për të kujtuar Holokaustin.

"Ishte një ndiejnë e fortë dhe kuptimplotë për të kuptuar se sa larg shkoi (holokausti), çfarë panë ata dhe si jetuan në atë epokë. Më bëri mua të kuptoja se jeta duhet çmuar dhe shijuar çdo çast i saj dhe çfarë duhet bërë për të pasur sukses."

Ceremonia vjetore përkujtimore e Holokaustit u mbajt të dielën në mbrëmje në memorialin Yad Vahsem.

Kryeministri Benjamin Netanjahu, i cili foli për tragjedinë, krahasoi mënyrën në të cilën fuqitë botërore anashkaluan ngjitjen e nazistëve në pushtet në Gjermani në vitin 1930 dhe "nuk arritën të vepronin" me rrezikun shumë të afërt siç tha ai që Irani paraqet për Izraelin.

"Ne po përballemi me fakte konkrete dhe një rrezik kërcënues. Irani kërkon të na shkatërrojë, zhvillon armë bërthamore, ndërton bunkerë nëntokësore për pasurimin e uraniumit dhe zhvillon raketa ndërkontinentale me mbushje bërthamore që mund të kërcënojnë të gjithë botën," tha Netanyahu.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China