PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Të përdorësh internetin në avion
2014-04-28 10:30:41 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë udhëtimit të lodhshëm mbi 10 orësh me avion, shumë udhëtarë mërziten nga mospërdorimi i internetit. Në të ardhmen, kjo dëshirë do të realizohet. Shoqëria e transportit ajror "Air China" deklaroi më 16 prill se në disa fluturime pasagjerëve u është lejuar përdorimi i internetit me bandë të gjerë. Por a punon mirë banda e gjerë në avion dhe a do të ndikojë ajo mbi sigurinë e fluturimit? Le të vijojmë.

Ditët e fundit, shoqëria "Air China" në fluturimet nga Pekini dhe nga Çendu ofroi shërbimin e internetit në avion, ku përfshihen chat-i, videot, dërgimi i mesazheve në Weixin, telefonim në internet etj. Këngëtari Xiao Yang dhe miku i tij janë njerëz me fat që e provuan këtë shërbim:

"Ne të dy lidheshim me njëri-tjetrin në internet në avion në 10 mijë metra distancë nga toka. Unë fluturoja nga Pekini në Çendu dhe ai fluturonte në kahje të kundërt. Ishte një përvojë e mrekullueshme, sinjali ishte shumë i qëndrueshëm dhe jam shumë i kënaqur për këtë."

Në fakt, në korrik të vitit të kaluar, shoqëria "Air China" filloi të japë shërbimin e internetit me satelit në disa fluturime dhe pasagjerët mund të publikonin blogje, të dërgonin dhe të merrnin email, etj. Siç bëhet e ditur nga shefi i zyrës së internetit në avion, pranë shoqërisë "Air China" Zhang Yun, përshkallëzimi në bandë të gjerë i përket shtimit të mëtejshëm të shërbimit të internetit në avion të shoqërisë:

"Me përparimin teknologjik, këtë herë ne hapëm shërbimin e vizitës së lirë në internet në avion dhe udhëtarët mund të vizitojnë internetin, pa kufizim. Njëkohësisht banda e gjerë që ofrojmë mund të transmetojë drejtpërdrejt emisione televizive."

Banda e gjerë e internetit në avion e shoqërisë "Air China" përdor teknologjinë më të re 4G dhe gjerësia e saj arrin deri në 30M. Me këtë bandë, pasagjerët mund të lundrojnë në internet në ajër , njësoj si dhe në tokë .

Vlen të përmendet se në avion mund të përdoren pajisje elektronike si kompjuter, IPad etj., por nuk lejohet të hapet celulari. Kryeredaktori i revistës "Njohuritë mbi fluturimin ajror" Wang Yanan thotë se masë është i shërben garantimit të sigurisë së fluturimit:

"Dendësia e sinjalit të celularit është njësoj me atë të lidhjes me pajisjet elektronike të aeroplanit që ndërhyn në fluturim, prandaj nuk lejohet të hapet celulari në avion. Me zhvillimin e kohës, përveç celularit, ka edhe shumë pajisje të tjera të lëvizshme elektronike që mund të lidhen me internet si IPad etj. Studimet tregojnë se sinjalet e këtyre pajisjeve nuk ndërhyjnë në fluturimin e aeroplanit, prandaj lejohet përdorimi i tyre."

Siç bëhet e ditur, sistemi me bandë të gjerë, në lartësinë e madhe është i pavarur nga sistemet e tjera në aeroplan, prandaj nuk do ndikon mbi sigurinë e fluturimit. Por udhëtarët duhet të vizitojnë internetin nëpërmjet bandës së gjerë në avion dhe nuk mund të përdorin kartën e vet të internetit pa tel.

Tani në vendet evropiane e amerikane, në mbi 30% të aeroplanëve të udhëtarëve mund të përdoret interneti. Para dy vjetëve, shoqëria e fluturimit ajror "Qantas" filloi të ofrojë shërbimin e përdorimit të internetit në avion, kundrejt pagesës së çdo përdoruesi prej 12.9 deri në 39.9 dollarë australianë. Për shkak të kostos së lartë, vetëm 5% e udhëtarëve përdorin këtë shërbim dhe pas 9 muajve, shoqëria "Qantas" u detyrua të ndalojë këtë shërbim në avion. Përfaqësues të Shoqërisë "Air China" shprehen se biznesi i bandës së gjerë në avion do të vihet në përdorim tregtar para vitit 2016 dhe kostoja e përdorimit do të caktohet sipas modelit tregtar.

Krahas këtyre, tani në disa fluturime të shoqërive të transportit ajror "Virgin", "Emirates" etj. lejohet përdorimi i celularit. Në këto fluturime ka stacion të vet të sinjalit të celularit për të shmangur ndërhyrjen në funksionimin e pajisjeve në aeroplan. Kryeredaktori i revistës "Njohuritë mbi fluturimin ajror" Wang Yanan u shpreh se organet përkatëse të fluturimit ajror të disa vendeve si të SHBA-së po studiojnë mënyrën e re të përdorimit të celularit në aeroplan. Ai tha:

"Në të ardhmen do të jetë e mundur që të përdoret drejtpërdrejt celulari në aeroplan dhe ky është një projekt në studim." (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China