PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lamtumirë Gabriel Garcia Marquez-it
2014-04-23 20:39:21 CRI Komenti juaj Printoni

Lamtumirë Gabriel Garcia Marquez-it

Banorët e vendlindjes së shkrimtarit nobelist Gabriel Garcia Marquez marshuan në rrugët e qytezës Aracataca për ta nderuar dhe respektuar autorin.

Garcia Marquez, historitë e dashurisë së të cilit u sollën jetë miliona lexuesve në Amerikën Latine dhe e vendosën realizmin magjik në hartën e letërsisë botërore, vdiq në Qytetin e Meksikës më 17 prill në moshën 87-vjeçare.

Edhe pse ai i kaloi dekadat e fundit të jetës së tij në Meksikën e adoptuar, vendasit e Aracataca-s ruajnë ende ndjenja dhe kujtime për djaloshin që u bë një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Amerikës Latine.

Duke shkruar mesazhe për bashkëkombësin e tyre, të njohur aty si "Gabo", banorët zhvilluan një ceremoni mortore paralel me nderimet që u mbajtën në Meksikë.

"Ka një ndiejnë nostalgjie dhe dhimbjeje për vdekjen e tij këtu në bashkinë e Aracataca-s, në vendin tonë, dhe në Amerikën Latine. Parajsa gjithashtu filloi të qajë. Njerëzit e Aracataca-s janë në zi e dhimbje për vdekjen e shkrimtarit," thotë një banor vendor.

E njohur për frymëzimin për skalitjen e Macondo-s në veprën "Njëqind Vjet Vetmi", të Marquez-it, Aracataca është vendlindja e nobelistit, ku shtëpia e tij e lindjes sot është një muzë që ilustron karrierën e shkrimtarit.

Kolumbia shpalli tre ditë zie për Garcia Marquez-in, ndërsa flamujt u ulën në gjysmë shtizë. Bibliotekat në kryeqytetin Bogota kanë planifikuar një lexim maratonë të veprave të Gabo-s.

Për shumë njerëz në këtë vend të Amerikës së Jugut, origjina e përulur Garcia Marquez-it, Aracataca, ishte një frymëzim i legjendës letrare.

"Unë mendoj se ne kemi humbur një shkrimtar të shquar. Ai na la me një trashëgimi të madhe. Është një shembull i madh i atyre që ëndërrojnë, atyre që kanë luftuar për diçka. Unë mendoj se Gabo na ka treguar se ne mund të realizojmë ëndrrat tona, pavarësisht se cilat janë ato," thotë banorja Johnana Jacome.

Trupi i Garcia Marquez-it u dogj në Qytetin e Meksikës. Ambasadori kolumbian në Meksikë ka raportuar se hiri i tij do të kthehet në vendlindje, por nuk përmendi vendndodhjen.

Presidentë shtetesh, njerëz të njohur të letërsisë dhe tifozë të shkrimtarit, u mblodhën të hënën në Pallatin e Arteve të Bukura për t'i bërë nderimet e fundit novelistit kolumbian Gabriel Garcia Marquez.

Ndërsa me qindra u rreshtuan jashtë Pallatit të Arteve të Bukura të Meksikës, një ndërtesë e hershme e shekullit të 20-ë, për të vendosur buqeta me lule dhe për ta për parë herë të fundit mjeshtrin e "Njëqind Vjet Vetmi".

Presidenti meksikan Pena Nieto dhe homologu i tij Juan Manuel Santos, drejtuan nderimet për shkrimtarin.

Presidenti kolumbian Santos e quajti nobelistin si kolumbian më të madh të të gjitha kohërave.

"Sot në Pallatin e Arteve të Bukura, një vend i shkëlqyer i kulturës i Meksikës, me peshë në zemër dhe në shpirt, në emër të 47 milionë bashkëqytetarëve kolumbianë, nderojmë kolumbianin më të madh të të gjitha kohërave, Gabriel Garcia Marquez," tha ai.

Kryeveprat e autorit erdhën në një kohë të turbullt për Amerikën Latine, ku shpesh kaosi ishte një normë dhe realitet sureal, dhe realizmi magjik preku miliona njerëz në të gjithë rajonin.

Pena Nieto u tha të pranishmeve në ceremoni se puna e Garcia Marquez-it do të vazhdojë të jetojë me brezat që do të vijnë.

"Punët e tij, frymëzimi i tij, shembulli i tij do të jenë miqtë e përhershëm të miliona njerëzve anë e mbarë botës. Fjalët dhe librat e tij do t'i mbijetojnë kufijve të jetës njerëzore. Garcia Marquez jeton mes nesh, me brezin e sotëm dhe me atë që do të vijë. Një njeri i madh, vërtet një njeri i madh, puna e të cilit do të qëndrojë me ne," tha presidenti meksikan. 

Pavarësisht se "Njëqind vjet vetmi" ishte puna kulminante, vepra të tjera klasike të Garcia Marquez-it përfshijnë "Vjeshta e Patriarkut", "Dashuria në Kohërat e Kolerës" dhe " Kronika e një vdekjeje të paralajmëruar". 

E ndërsa legjenda e Garcia Marquez largohej, në fund të ceremonisë në Pallatin e Arteve të Bukura të Meksikës u hodhën me mijëra fletushka të verdha. Thuhej se shkrimtari përdori flutura dhe lule të verdha për t'u frymëzuar për shumë nga veprat e tij klasike.

Garcia Marquez la pas gruan e tij Mercedes Barcha, e cila e shoqëroi për rreth 55 vjet dhe dy djemtë e tij, Rodrigo dhe Gonzalo.

Ekspozita e makinave e Pekinit vjen me risi teknologjike

Edicioni i 13 i Ekspozitës së makinave të Pekinit, apo Auto China 2014, fokusohet këtë vit tek teknologjitë e reja, konceptet dhe energjia e re, ndërsa prodhuesit e famshëm botërorë të makinave kanë vendosur në vitrina modelet e tyre të fundit.

Janë gjithsej 118 modele te rinj që shënojnë prezantimin e parë global këtu në Pekin, përfshirë 31 prodhues shumëkombësh dhe 45 prodhues aziatikë.

Infiniti, pasuesja amerikane e Nissan, prezantoi modelin Q50 Eau Rouge përpara medieve. Ky është prezantimi i parë aziatik, që pas atij të Detroit Auto Show.

Kjo makinë e re, e pajisur me ndijesorë dhe kamera përdor teknologji moderne kontrolli, të cilat gjithashtu përdoren në kabinat e avionëve apo anijeve kozmike, sipas presidentit të Infiniti Johan de Nysschen.

"Ky sistem drejtues i gjithi elektronik, është i pajisur me ndijesorë rreth e përqark makinës, me qëllim monitorimin e gjerësisë së rrugës. Drejtuesi mund të programojë shpejtësinë e reagimit dhe ta përshtatë atë sipas shijes personale. Nëse makina tenton të dalë jashtë rrugës, ndijesorët do ta zbulojnë atë dhe automatikisht do të kthejnë makinën përsëri në qendër të rrugës, duke rritur kështu sigurisë gjatë drejtimit të automjetit," tha presidenti i Infiniti.

Ndërkohë, makinat që përdorin energjinë e re tërhoqën vëmendjen e medias, pasi shumë qytete të mëdha në botë po luftojnë me ndotjen e ajrit dhe trafikun e dendur.

Në ekspozitë janë sjellë 79 modele të rinj me energji të re, nga 118 gjithsej.

Markat e Kinës gjithashtu patën një paraqitje të mirë në ekspozitë. Shumë prodhues kinezë prezantuan ide te reja për "pemën familjare" çka nënkupton përdorimin e një makine si bazë për të projektuar dhe prodhuar makina të tjera për nivele të ndryshme.

Koncepti i ri për modelin GA6 nga Grupi i Automjeteve i Guangzhou-t, është një zhvillim i modelit të mëparshëm GA3.

"Kjo mënyrë nga ndihmon ne të prodhojmë një seri mjetesh konkurruese me cilësi të lartë, por me kosto të ulët dhe shpejtësi të lartë," thotë Huang Xiangdong, presidenti i GAC Group Engineering Institute.

Kompania me qendër në Senzhen, BYD, që prodhon mjete elektrike, jo vetëm prezantoi modelin hibrid SUV "Tang" në ekspozitë, por gjithashtu zbuloi modelin Daimler-BYD, që është një bashkim me mjetin DENZA. Modeli hibrid përmban traditën dhe eksperiencën inxhinierike të Daimler, si dhe teknologjinë e re dhe cilësinë e BYD.

Teknologjia e përbashkët e quajtur R&D është themeluar nga Daimler dhe BYD në vitin 2010, duke shënuar bashkëpunimin e parë kino-gjerman për mjetet elektrike në Kinë.

"Një bashkëpunim i tillë teknologjik ndodh për herë të parë në Kinë. Shumë sipërmarrës kinezë po shkëmbejnë tregun me teknologji. Bashkëpunimi ynë përbën një fillim të ri, shkëmbimin midis teknologjive," tha Wang Chuanfu, drejtues i bordit të kompanisë BYD.

Mbi dy mijë kompani nga 14 vende dhe rajone kanë sjellë në ekspozitë 1.134 automjete, duke përfshirë 71 makina koncept, 79 makina me energji të re, si dhe 118 makina krejtësisht te reja që bënë debutimin globale këtu në Pekin.

Ekspozita do të vazhdojë deri më 29 prill nën sloganin "Drejtojmë Për Një ardhme më të mirë". Këtë vit dhe rreth 120,000 vetë pritet të vizitojnë çdo ditë ekspozitën.

Me një histori të gjatë dy dekadave, dhe me Kinën si tregu më i madh në botë i makinave, Ekspozita Ndërkombëtare e Automobilistikë e Pekinit, njihet si një nga shfaqjet më të

rëndësishme të automjeteve në botë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China