PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fillon biznesi 4G në Kinë
2014-04-21 14:54:47 CRI Komenti juaj Printoni

Këtë vit në Kinë, rrjeti i telekomunikacionit 4G nisi përdorimin tregtar.Rrjeti 4G është prirja e zhvillimit të sektorit të telekomunikacionit, por gjatë procesit të përhapjes, ekzistojnë ende disa probleme, si ndërtimi i stacioneve bazë, pajisjet etj. Pas nisjes së rrjetit 4G në përdorim tregtar, shoqëritë e ndryshme që ofrojnë këtë shërbim bëjnë publicitet dhe kanë tërhequr vemendjen e opinionit, por njerëzit duan të dinë më shumë për këtë biznes.

Në fund të vitit të kaluar, filloi biznesi i rrjetit 4G në Kinë. Pas funksionimit gjashtëmujor, 3 shoqëritë kryesore kineze që ofrojnë shërbimin 4G, "China Mobile","China Unicom" dhe "China Telecom" nuk kanë përsosur ende shërbimin e vet. Shoqëria e parë e furnizimit me shërbim 4G, "China Mobile" nuk ka mbaruar ndërtimin e rrjetit të plotë 4G, ndërsa "China Unicom" përballet me të njejtin problem. Megjithëse "China Telecom" mban patentën e biznesit 4G, nuk ka filluar biznesin e celularit 4G.

Përfaqësues të këtyre 3 shoqërive shprehen:

"Biznesi 4G sapo ka filluar, prandaj nuk janë mbuluar me sinjal 4G shumë vende. Nëse nuk gjetet sinjali 4G, do të kthehet menjëherë në rrjetin 2G ose 3G."

"Kemi përgatitur paketën e integruar 4G e 3G, por rrjeti 4G nuk është vënë në përdorim zyrtarisht dhe tani përdoret ende rrjeti 3G."

"Nuk ka nisur hedhja në treg e celularëve 4G të shoqërisë sonë dhe nuk dihet koha e saktë e shitjes."

Megjithëse rrjeti 4G ende nuk është përsorur, shpejtësia e madhe e përdorimit të internetit që ai ofron ka tërhequr vëmendjen e konsumatorëve. Zoti Luo nga qyteti Qingdao është njëri prej tyre, i cili shpresoi të provonte shpejtësinë e madhe të rrjetit 4G të reklamuar së fundmi por dështoi:

"Jam konsumator i shoqërisë 'China Unicom' dhe kam interes të madh për 4G. Kur mora vesh se në Qingdao do të fillojë biznesi i rrjetit 4G, i pyeta punonjësit e shoqërisë, por më thanë se nuk ka ende sinjal 4G dhe nuk janë të qartë se kur do të kete sinjal në Qingdao."

Krahas mungesës së rrjetit të përsosur, shpenzimet e larta kanë penguar shumë konsumatorë të zgjedhin rrjetin 4G. Inxhinieri i Institutit Studimor të Telekomunikacionit pranë Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës, Shen Jia u shpreh se tani nuk fillon në mënyrë të gjithanshme konkurrenca midis 3 shoqërive të furnizimit me shërbim 4G, ndaj shpenzimet nuk do të ulen menjëherë.

Edhe ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit Miao Wei vuri në dukje se konkurrenca ndikon në uljen e shpenzimeve të përdorimit të rrjetit 4G:

"Tani shpenzimet janë pak të larta dhe nuk përputhen me dëshirën e shumë konsumatorëve. Ne inkurojmë konkurrencën në treg dhe mendojmë se shpenzimet do të ulen gradualisht."

Siç bëhet e ditur nga shumë përdorues të rrjetit 4G, kur përdoret ky rrjet, bateria e celularit harxhohet shumë shpejt. Lidhur me këtë, kryespecialisti i Institutit Studimor të Teknologjisë së Internetit pranë shoqërisë "China Unicom" Tang Xiongyan shpjegon se kjo shkaktohet nga mos-përsosja e rrjetit 4G:

"Celulari 4G është në fakt celulari me shumë modele dhe kur mungon sinjali 4G, do të lidhet automatikisht me rrjetin 3G ose rrjetin 2G, ndaj dhe shtohet harxhimi i baterisë. Me përsosjen e rrjetit 4G, do të zgjidhet ky problem."

Inxhinieri Shen Jia tha se për përsosjen e teknologjisë 4G nevojitet ende një proces:

"Deri tani shoqëria 'China Mobile' ka mbaruar ndërtimin e më pak se 200 mijë stacioneve bazë dhe në fund të këtij viti do të mbarojë ndërtimin e 500 mijë stacioneve. Pas ndërtimit, duhet të përmirësohet pandërprerë teknologjia e rrjetit, sepse 4G dhe 3G kanë dallime teknologjike dhe kjo kërkon kohë."

4G është prirja e zhvillimit të telekomunikacionit, por në fazën fillestare ekzistojnë ende disa probleme dhe konsumatorët shpresojnë të përsoset sa më parë rrjeti 4G për të patur një shpejtësi të madhe të kësaj teknologjie të re. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China