PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Windows XP përfundon misionin historik
2014-04-14 09:32:00 CRI Komenti juaj Printoni

Windows XP mund të quhet sistemi më i popullarizuar operativ në PC. Pas publikimit në vitin 2001, Windows XP ka shoqëruar përdorues të panumërt të PC-ve për 13 vjet. Më 8 prill, ky sistem i suksesshëm e mikpritës përfundoi misionin historik.

Sipas njoftimit të faqes elektronike të shoqërisë Microsoft, që nga 8 prilli, Microsofti ndaloi në mbarë botën përkrahjen teknike ndaj sistemit Windows XP. Megjithëse ky sistem mund të vazhdojë të përdoret, nuk mund të mënjanohen rreziqet e mundshme të sigurisë. Sipas raportit të qendrës së të dhënave të internetit, pa përtëritje, përqindja e infektimit nga virusi e sistemit Windows XP është 8 herë më e lartë se sistemi Windows 8. Rrezik të madh paraqet infektimi nga virusi Krimb, virusi më i rrezikshëm në PC. Njëkohësisht pas ndalimit të përkrahjes teknike ndaj sistemit Windows XP, shumë softe të reja, pjesë mekanike dhe lojëra do të humbin mbështetjen teknike .

Më 25 tetor të vitit 2001, shoqëria Microsoft publikoi sistemin Windows XP. Pas publikimit, ky sistem operativ me shenjën "Qiell blu e tokë e gjelbër" fitoi menjëherë simpatinë e përdoruesve duke pushtuar tregun e sistemit operativ të PC-ve të mbarë botës. Në janar të vitit 2007, përqindja e ndarjes së sistemit Windows XP në treg arriti rekordin historik dhe atë kohë në botë 3/4 e PC-ve përdornin këtë sistem. Madje deri në janar të këtij viti, sistemi Windows XP zinte ende 1/3 e ndarjes së tregut.

Duke komentuar ndalimin nga Microsofti të përkrahjes teknike ndaj sistemit Windows XP, sekretari i përgjithshëm i qendrës së informacioneve të internetit pranë Akademisë së Shkencave të Kinës Jiang Qiping u shpreh se ky është një veprim tregtar që ka për qëllim që konsumatorët ta përtërijnë sistemin operativ në Windows 7 ose në Windows 8.

Ndalimi i përkrahjes teknike do të thotë ndalim i dhënies së shtesave dhe ndalim i përtëritjes për sigurinë dhe Microsofti nuk do të zgjidhë më të metat e reja në sistemin Windows XP. Njëkohësisht softi antivirus i Microsoftit nuk do t'u japë më përdoruesve të sistemit Windows XP shërbimin e përtëritjes.

Në Kinë, Windows XP është ende sistemi më i përdorur operativ në PC. Sipas statistikave në vitin 2012, përqindja e ndarjes së sistemit Windows XP në treg ishte 73.5%. Kurse pas shpalljes nga Microsofti të ndalimit të përkrahjes teknike ndaj këtij sistemi, ka ende 50% ose 200 milionë përdorues të sistemit Windows XP që u shprehën se do t'i përmbahen këtij sistemi dhe nuk planifikojnë ta përtërijnë sistemin. Shqetësimi për mospërshtatjen e softeve me sistemin e ri, niveli i ulët i pjesëve mekanike dhe shpenzimet e larta të përtëritjes së sistemit janë shkaqet kryesore të këmbënguljes në sistemin Windows XP.

Për të përballuar rreziqet e mundshme ndaj sistemit Windows XP, shumë shoqëri kineze të sigurisë së internetit janë shprehur se do të vazhdojnë të japin shtesa të sigurisë të palës së tretë për mbrojtjen e këtij sistemi. Sipas specialistit të qendrës së të dhënave të internetit të Kinës Hu Yanping softet e sigurisë të palës së tretë mund të mbushin disa të meta, por nuk mund të zgjidhin të gjitha problemet. Ai tha:

"Softet e palës së tretë mbrojnë sigurinë e sistemit dhe mund të zgjidhin shumicën e problemeve, për shembull të virusit, të Trojanit etj., por luajnë vetëm rol të kufizuar në mbrojtjen nga sulmi me largësi të madhe."

Krahas përdoruesve të shumtë individualë, në Kinë shumë ndërmarrje e organe qeveritare përdorin sistemin Windows XP. Nëse hasin problemet e sigurisë së sistemit, ata do të pësojnë humbje më të mëdha se përdoruesit individualë. Akademiku i Akademisë së Inxhinierisë të Kinës Ni Guangnan u shpreh se ndalimi i përkrahjes teknike ndaj sistemit Windows XP është një incident i sigurisë së informacioneve që cënon sigurinë e informacioneve të Kinës. Ai shprehu besimin që organet përkatëse kineze të zotërojnë sa më parë teknologjinë kyçe për të mbrojtur sigurinë shtetërore. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China