PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
A po zgjidhet misteri i avionit të zhdukur të fluturimit MH370?
2014-04-09 19:10:22 CRI Komenti juaj Printoni

Anija e marinës australiane 'Ocean Shield' ka zbuluar sinjale të reja duke kërkuar avionin e zhdukur të fluturimit MH370 të Malaysia Airlines.

Ka kaluar tashmë një muaj që avioni me 239 njerëz në bord la Kuala Lumpurin në drejtim të Pekinit.

Korrespodenti i CRI-së Alexander Aucott raporton:

Autoritetet e Malajzisë thonë se po ndjekin me vëmendje njoftimet shpresëdhënëse se një anije australiane ka zbuluar sinjale të vazhdueshme që janë në përputhje me ato që lëshon kutia e zezë e avionit malajzian.

Ministri i Mbrojtjes dhe ministri në detyrë i Transportit, Hishammudin Hussein, thotë se sinjalet e reja janë të dhëna të besueshme.

"Zhvillimet e reja gjatë disa orëve të fundit kanë shënuar grumbullimin e indiceve më premtuese që ne kemi pasur ndonjëherë. Unë u bëj thirrje të gjitha malajzianëve dhe komunitetit ndërkombëtar të bashkohen në lutje dhe mos heqin dorë nga shpresa. Ne do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona për të gjetur avionin e fluturimit MH370. Përkundër gjithë kësaj, ne jemi të matur me shpresë se do të kemi një zhvillim pozitiv në ditët e ardhshme, në mos orët e ardhshme."

Anija australiane 'Ocean Shield' mori dy sinjale të reja të ndara në zonën e kërkimit në jug të Oqeanit Indian.

Sinjali i parë zgjati dy orë e 20 minuta përpara se të humbte. Anija u kthye dhe mori një tjetër sinjal që zgjati 13 minuta.

Nëse anija 'Ocean Shield' arrin të marrë përsëri sinjale, ekuipazhi do të nisë një nëndetëse autonome që mund të zhytet deri në thellësinë e 4,500 metra dhe të kërkojë për rrënojat e avionit.

Angus Houston, kreu i agjencisë së përbashkët operacionale koordinuese, paralajmëron se mund të duhen disa ditë deri sa të konfirmohet se sinjalet e marra vijnë nga kutia e zezë e avionit të fluturimit MH370.

"Ajo që unë dëshiroj tani është gjetja e mbetjeve të avionit, të cilat do të na ndihmojnë për të zgjidhur këtë mister. Si dhe dua t'iu kërkoj të gjithëve ju të respektoni këtë fakt, pasi pa mbetjet e avionit ne nuk mund të themi që mjeti është këtu. Ne jemi duke kërkuar dhe shpresojmë se do ta gjejmë diku në zonën që e kemi ngushtuar," thotë Houston.

Ai thotë se zona ku po kërkohet është e thellë rreth 4,500 metra, ndaj kur nëndetësja të fillojë kërkimet, ajo do të punojë në maksimumin e limiteve të kapacitetit që ka.

Më parë, një anije kineze kapi sinjale që përputhen me ato të lëshuara nga regjistruesi i fluturimit në një zonë e cila është mbi 500 kilometra larg nga vendi ku sinjalet u zbuluan nga anija australiane.

Katër anije kineze dhe një britanike po vazhdojnë kërkimet së bashku që nga e hëna.

Autoritetet kineze thonë se anijet do të shtojnë përpjekjet e kërkimit nënujor, duke kontrolluar për mbetjet të mundshme të avionit.

Ekipet e kërkimit janë vënë në garë me kohën për të gjetur kutinë e zezë të avionit, që përmban të dhëna të fluturimit dhe regjistrimet zanore në kabinë. Bateritë e kutisë së zezë zgjasin vetëm për një muaj.

Sot (8prill) shënohet saktësisht një muaj që nga dita kur avioni malajzian u zhduk.

Familjet kineze të pasagjerëve në bord të avionit të fluturimit MH370 ndezën qirinj në Pekin për të kujtuar përvjetorin e zhdukjes e aeroplanit.

Steve Wang është një prej organizatorëve të përkujtimores.

"Ka kaluar plot një muaj. Ju mund të thoni se gjatë kësaj kohe çdo njeri ka përjetuar plot dhimbje, tragjedinë, zhdukjen dhe ndenjën e pashpresë. Të gjithë familjarët i kanë përjetuar të gjitha këto. Por unë jam i bindur se të gjithë do të dinë të përballojnë dhimbjen, ndaj unë sot, dua t'u them të gjithëve se ne nuk duhet të qajmë. Sot ne duhet të themi se duhet të bëjmë një përpjekje."

Anëtarët e familjeve thonë se shpresa e tyre më e madhe në këto çaste është gjetja e avionit.

Shumica e 227 pasagjerëve në bordin e avionit ishin kinezë.

Në prag të Forumit Boao për Azinë 2014

Forumi Boao për Azinë (BFA) Konferenca vjetore 2014 do të mbahet nga e marta deri të premten në Boao, një qytet bregdetar në provincën jugore të Kinës në ishullin Hainan.

Të enjten, kryeministri kinez Li Keqiang do të mbajë një fjalim në ceremoninë e hapjes së konferencës, me temë "E ardhmja e re e Azisë: Identifikimi mënyrës së re të rritjes ".

Reforma, risitë dhe zhvillimi i qëndrueshëm do të jenë temat kryesore të këtij viti.

Si një organizatë joqeveritare ndërkombëtare, BFA është një platformë për qeveritë, biznesin dhe akademikët në Azi dhe kontinente të tjera për të ndarë mendime për çështje të rëndësishme mbi rajonin dhe botën. Forumi organizohet për promovimin e integrimit ekonomik rajonal dhe bashkimin e vendeve aziatike më afër qëllimit të tyre të zhvillimit.

Por ç'ka këtë vit në axhendën e Forumit Boao për Azinë?

Le ta zbulojmë me korrespodentin e CRI-së Zhang Wan.

Forumi Boao i Konferencës Vjetore të Azisë për vitin 2014 është do të zhvillohet deri nga e marta deri të premten, me temën "E ardhmja e re e Azisë: Identifikimi mënyrës së re të rritjes ".

Ceremonia e hapjes është planifikuar të mbahet të enjten, kur kinez kryeministri Li Keqiang do të mbajë edhe fjalimin kryesor.

Nëntë liderë nga vende të tjera do të marrin pjesë këtë vit në Forumin Boao, përfshirë kryeministrin australian Tony Abbott; kryeministrin e Kazakistanit Serik Akhmetov, dhe kryeministrin e Koresë se Jugut, Chung Hongëon.

Forumi Boao filloi të mbahet që nga viti 2001 nga 28 kombe aziatike si një platformë e nivelit të lartë e liderëve dhe qeverive, bizneseve dhe akademikëve për të diskutuar çështje rajonale dhe globale.

Wu Jun, drejtori Ekzekutiv i Forumit Boao, thotë se misioni i tij është të shtrëngojë bashkëpunimin midis vendeve të Azisë.

"Diversiteti është një karakteristikë e veçantë e Azisë. Por si mund t'i nxitim në vendet e Azisë të arrijnë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të ngushtojnë bashkëpunimin në një sfond mjaft të ndryshëm kulturor, sistemesh politike dhe modelesh ekonomike? Gjetja e drejtimit për zhvillimin shoqëror mes kombeve aziatike është edhe misioni i Forumit Boao për Azinë."

Konferenca e këtij viti do të përfshijë 60 panelesh diskutimi, me një fokus tek reformat, inovacionit dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Diskutimet mbi reformat do të përfshijë tema të tilla si reforma financiare botërore, riformatimi i peizazhit të energjisë, reforma në disa prej organeve kryesore ekonomike, ringjallja e konkurrencës së tregjeve në zhvillim, e ardhmja e bankave qendrore, çrregullimet dhe mundësitë për ndërmarrjet private.

Wu Jun thotë se konferenca vjetore ka njohur rritje gjatë viteve.

"Forumi Boao për Azinë, që prej fillimit të organizmit të tij katër apo pesë vjet më parë, mbante vetëm 20 deri 30 sesione çdo vit. Megjithatë këtë vit gjatë katër ditëve të forumit do të kemi rreth 68 sesione dhe aktivitete."

Forumi Boao, do të ndiqet nga rreth 190 organizata mediatike të cilat kanë kërkuar të regjistrohen për këtë vit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China