PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Restaurimi i filmave të vjetër në Itali
2014-04-08 15:10:32 CRI Komenti juaj Printoni

Që nga prilli, në 70 kinema italiane do të zhvillohet festivali me temë "Ritakim me filmin ". Në festivalin që përshkon tërë prillin, organizuar me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Romës, do të shfaqet versioni dixhital i filmit "Roma, qytet i hapur" i mjeshtrit të neorealizmit italian Roberto Rosellini, i xhiruar në vitin 1945.

Ndonëse filmi ka lindur para 100 vjetësh, vetëm 10% e filmave të vjetër janë ruajtur deri më sot, ndërsa shumë filma klasikë kanë nevojë për restaurim. Kthimi i filmave të vjetër klasikë në ekran është një dëshirë e fortë e publikut, ndaj dhe festivali "Ritakim me filmin" do ta plotësojë dëshirën e tyre.

Sot në botë, nuk ka një standard të përgjithshëm për restaurimin e filmave të vjetër. Në procesin e restaurimit, Italia nuk përdor shumë mënyrën teknologjike, shmang shtrembërimin e mëparshëm figurativ dhe respekton mendimet artistike të autorit të filmit. Ky parim restaurimi i ngjan idesë italiane në restaurimin e relikeve të artit, ku ruhet stili origjinal i veprës.

Me këtë parim, shikuesit mund të admirojnë filma të vjetër origjinalë. Por restaurimi i filmave të vjetër kërkon shumë fonde dhe kjo nismë vështirë të realizohet pa përkrahjen e qeverisë. Në fakt, restaurimi i filmave të vjetër klasikë në Itali po zhvillohet nën kujdesin e organeve qeveritare. Qeveria italiane ka hartuar një projekt teknologjik të restaurimit të filmave të vjetër si dhe ka krijuar Institutin e posaçëm studimor për të përgatitur talente në këtë fushë. Krahas këtyre, qeveria italiane akordon ndihmë financiare për restaurimin e filmave të vjetër , duke zbatuar heqjen e taksave për organizatat jofitimprurëse. Me përkrahjen qeveritare, pas zhvillimit disa vjeçar, shumë studio kinematografike, arkive filmash dhe fondacione kanë marrë pjesë në restaurim dhe në ruajtjen e filmave të vjetër.

Sot në Itali ka disa studio të restaurimit të filmave të klasit të parë në botë, ndër to Arkivi i filmave i Bolonjës, mund të quhet shenjtore e restaurimit të filmave. Në Festivalin e 70-të të Filmit të Venecias, vitin e kaluar, dy filma kinezë të xhiruar në vitet 90' të shekullit të kaluar - "Në zemrën e diellit" i regjisorit Jiang Wen dhe "Pothuajse një histori dashurie" e regjisorit Chen Kexin u pranuan në "kategorinë e filmave klasikë" dhe u restauruan nga Arkivi i filmave i Bolonjës. Versioni i restauruar i këtyre filmave është i mrekullueshëm.

Për të nxitur zhvillimin e sektorit të restaurimit të filmave të vjetër, në vitin 1986, Italia themeloi festivalin e filmit "Ritakim përsëri me filmin". Krahasuar me festivale të tjera të filmit, ky festival nuk ka ceremoni madhështore, tapet të kuq, apo çmime. Qëllimi i këtij festivali të veçantë është restaurimi i filmave të vjetër klasikë.

Në kuadër të Festivalit "Ritakim me filmin" organizohen një sërë veprimtarish si leksione për restaurimin, ekspozita e pllakateve të filmave të vjetër, kursi i restaurimit të filmit, shitja e mallrave lidhur me filma të vjetër etj. Duhet përmendur se festivali organizon edhe aktivitete si "Marrëdhëniet midis figurës dhe zërit", "Lojëra optike" etj. Këto veprimtari organizohen për fëmijë 5 – 11 vjeç, me qëllim që çdo familje të bëhet pjesë e festivalit.

Mbrojtja e restaurimi i filmave të vjetër ka rëndësi të madhe për zhvillimin e industrisë së filmit të një vendi. Italia ka dhënë një shembull në këtë fushë dhe shpresojmë që vëmendja ndaj kësaj çeshtje të rritet. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China