PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lexuesit kinezë të Ismail Kadaresë(1)
2014-03-26 16:53:56 CRI Komenti juaj Printoni

Librat e Ismail Kadaresë janë shumë popullor në botë, përfshirë Kinën. Pavarësisht se kultura shqiptare është shumë e ndryshme nga ajo kineze, shumë njerëz këtu pëlqejnë librat e Kadaresë.

Deri tani gjashtë vepra të Kadaresë u botuan në gjuhën kineze: "Kush e solli Doruntinën?", "Kronikë në gur", "Darka e gabuar", "Pallati i Ëndrrave", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", dhe "Prilli i thyer". Ndër këto vepra "Prilli i thyer" është botuar më herët.

Në uebsajtin kinez Douban, që u lejon përdoruesve të komentojnë librat, filmat dhe muzikë, këto gjashtë vepra të Kadaresë kanë shumë lexues dhe mbi 41% e tyre kanë dhënë vlerësim maksimal me 5 yje. Në sistemin e vlerësimit të këtij uebsajti 1 yll është nota më e ulët dhe 5 yje nota më e lartë.

Në programin e sotëm unë kam intervistuar dy lexues kinezë të librave të Ismail Kadaresë. Dëgjoni tani vlerësimet e tyre.


Fang Dongliu

Së pari, Fang Dongliu një shkrimtar i romaneve dhe kryeredaktori i një reviste për mësimin e gjuhës kineze që jeton në qytetin Chongqing të Kinës Qendrore. Ai botoi disa romane popullore dhe ai e quan veten "të çmendur pas librave".

Lidhur me arsyet e zgjedhjes për lexim të librave të Kadaresë, ai thotë:

"Si shkrimtar i pëlqej shumë librat dhe shpresoj të lexoj të gjithë librat e mirë në botë. Në vitin 2005, mësova se Ismail Kadare fitoi çmimin "Booker", ndaj dhe shkova në librari e bleva romanin "Prilli i thyer" që u botua i pari në Kinë. Në atë kohë, qëndrova më këmbë të lexoja disa fjali të këtij romani. Më tërhoqi dhe e bleva. Kështu fillova të njoh Kadarenë. Më pas bleva të gjitha gjashtë veprat e botuara në gjuhën kineze, nga të cilat kama lexuar katër: "Kush e solli Doruntinën?" "Pallati i ëndrrave", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Prilli i thyer".

Fang Dongliu e pëlqeu shumë romanin "Pallati i ëndrrave", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe "Prilli i thyer". Ai mendon se niveli i Ismail Kadaresë kalon disa fitues të Çmimi Nobel në Letërsi.

Fang thotë se ka mësuar shumë nga veprat e Kadaresë:

"Në anën e leximit ose në anën e artit, shkrimtarët kinezë duhet të mësojnë metodat e shprehjes, ndjenjat artiste, pikat e fillimit të shkrimit të Kadaresë. Në anën e përmbajtjes së romaneve ose në anën e temave, veprat e Kadaresë duhet të analizohen nga ne. Si për shembull në romanin "Prilli i thyer" tregohet për pjesën veriore të Shqipërisë. Ngjarjet ndodhin sipas Kanunit që shfaqet kulturën e tradicionale shqiptare. Ky roman të mëson rregullat që drejtojnë jetën në fshat, politikat aty, në vendin tonë. Te romani "Pallati i ëndrrave" shfaqet centralizimi i politikës. Ngjarjet e këtij libri, mund të jenë paralajmëruese për ne."

Në fillim Fang Dongliu nuk kishte shumë njohuri për Shqipërinë, por ai ka interes për letërsinë, ndaj edhe ndan kuptimin e tij për shkrimtarët shqiptarë.

"Në fakt, tani nuk kam shumë njohuri për Shqipërinë, por nëpërmjet dy shkrimtarëve shqiptarë, Agolli dhe Kadare, njihem pak me këtë vend dhe karakteristikat kombëtare të tij. Gjithashtu nëpërmjet leximit të veprave të tyre, mendoj se këta dy shkrimtarë kanë disa ndryshme, p.sh, Agolli gjithmonë jeton në vendin e vet, Shqipëri. Por Kadare jeton në Francë. Veprat e Agollit duken globale, por veprat e Kadaresë tregojnë karakteristika kombëtare. Duke lexuar Kadarenë kuptoj se rajoni verior malor është i pazhvilluar, nuk është shumë modern. Ky konkluzion është vetëm ndjenjë e imja. Por për shkak të mungesës së modernizimit, karakteristika kombëtare tradicionale rezervohen më mirë. Unë jam një njeri që interesohem shumë në historinë dhe kulturën tradicionale. Unë dua të mësoj më shumë për kulturën tradicionale të vendeve të Europës Lindore, siç është edhe Shqipëria. Dua të kuptoj mënyrën e jetesës së njerëzve në këtë tokë dhe karakteristikat e tyre kombëtare."


Xin Huan

Xin Huan që jeton në Pekin. Ajo është kritike e lirë e librave. Në një rast të veçantë në prillin e vitit 2009, ajo zgjodhi për të lexuar romanin "Prilli i thyer" i Ismail Kadaresë, e nxitur për të mësuar mbi kulturën e ndryshme dhe tregime nga vende të largëta. Ajo pëlqen të njohë kulturat e ndryshime të mëdha dhe i krahason ato me kulturën kineze.

Tani ajo kujton romanin "Prilli i thyer":

"Stili është shumë tërheqës dhe melodia e tregimit është shumë e këndshme. Asnjë pjesë nuk më ka mërzitur ndërsa çasti kulmues është shumë i mirë. Duket që kjo vepër është shkruar nga një shkrimtar me shumë eksperiencë jete. Më pëlqen shumë! Sidomos fundi i këtij romanit lidhur me kohën e vdekjes së personazhit kryesor Gjokut. Me këtë pjesë, kujtova fundin e romanit të shkrimtarit kinez Alai. Të dy romanet flasin për vdekjen, por vepra e Kadaresë është më e bukur. Mendoj se pasi ndërroi jetë, ai u ndje i lirë. Gjatë 30 ditëve, Gjoku një djalë 17 vjeç kaloi të gjithë jetën nga djalëria deri në burrëri. Ai përjetoi presionin, dashurinë dhe frikën, nga 17 vjeç deri në 67 vjeç. Për këtë mendoj se kjo vepër është shumë e bukur. "

Në lidhje me Shqipërinë, Xin Huan, thotë se u lind në vitet '70 të shekullit të kaluar, dhe ruan një kujtim të bukur të kohës së fëmijërisë për Shqipërinë. Ajo e di që Shqipëria ndodhet në gadishullin e Ballkanit dhe ishte vend socialist. Gjithashtu kujton disa filma nga Shqipëria që shfaqshin në Kinë, si për shembull "I teti në bronz":

"Ky film tregon konceptin e kolektivit dhe mendoj se në atë kohë Shqipëria si ish-vend socialit patjetër kishte konceptin e fortë kolektivit, por në këtë vepër "Prilli i thyer" në vitin 1978 tregon konceptin individual. Mendoj se kjo vepër është shumë e madhe sepse Kadare ka trimërinë të shfaqë konceptin individual që është shumë i pasur. Kadare nuk jep një drejtim, por vetëm dha një zgjidhje. Një zgjidhje të guximshme."

Xin Huan thotë se veprat e Kadaresë zgjojnë ide të bukura te njerëzit:

"Ai është një artist që zgjedh idetë e bukura të njerëzve. Ai bëri këtë, i lumtë! Kadare tha se Shqipëria është një vend i vogël, dhe mbarë Europa e di për dhunën në Shqipëri. Kultura jonë është shumë e ndryshme nga vendet e tjera europiane. Por Kadare dëshiron që europianët të dinë se ka drama, ka kulturë. " Çang Çuo)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China