Vitet e fundit, Kina ka forcuar bashkëpunimin me vendet në Evropës Qendrore dhe Lindore.
Më 6 shtator të vitit 2012 u themelua në Pekin Sekretariati i Bashkëpunimit midis Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore.
Kryeministri kinez Wen Jiabao njoftoi për një seri projektesh me synim çuarjen përpara të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të këtij rajoni evropian, gjatë pjesëmarrjes në samitin e Varshavës në prill të viti 2012. Krijimi i sekretariatit për bashkëpunim u përfshi në këtë plan.
Sekretari i përgjithshëm i Sekretariatit të bashkëpunimit,njëherësh zëvendësministër i jashtëm i Kinës, Song Tao, tha gjatë takimit koordinues të mbajtur në Pekin më 6 shtator në vitin 2012, se Kina dhe vendet Europës Qendrore dhe Lindore kanë nxitur vazhdimisht bashkëpunimin pragmatik ekonomik, kulturor, në arsim, turizëm dhe fusha të tjera, ndërsa shtoi se sekretariati do të promovojë bashkëpunimin e mëtejshëm në këto fusha.
Me veprimtarinë e këtij sekretariati, po forcohet bashkëpunimi dhe shkëmbimet midis Kinës e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në fusha të ndryshme,
Në fushën turistike, më 15 nëntor u zhvillua në Shangai Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, ku u promovua turizmi në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Në këtë panair morën pjesë delegacione nga Bullgaria, Serbia, Kroacia, Hungaria etj.
Në fjalën e rastit, znj. Chen Bo, zv.shefe e Sekretariatit të Bashkëpunimit Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore, njëherësh zv.drejtore e Drejtorisë së Çështjeve Evropiane pranë Ministrisë së Jashtme të Kinës, u shpreh se qeveria kineze e konsideron turizmin si një ndër sektorët me rëndësi strategjike për ekonominë e vendit. Bashkëpunimi dypalësh në fushën e turizmit shtron përpara mundësi të mëdha historike.
Siç mësohet, në këtë panair katërditor morën pjesë mbi 2500 kompani nga 104 vende dhe rajone të botës.
Në fushën kulturore, Më 14 maj të vitit 2013umbajt në Pekin, Forumi i Bashkëpunimit Kulturor mes Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore
Në këtë forum, me temën "Thellimi i bashkëpunimit për një të ardhme të ndritur", morën pjesë delegacione nga 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, nga Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Serbia.
Për sa i përket bashkëpunimit kulturor me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ministri kinez i kulturës Cai Wu propozoi që Kina dhe vendet pjesëmarrëse evropiane në forum të nxitin lidhjet dhe shkëmbimet e drejtpërdrejta midis institucioneve kulturore si dhe bashkëpunimin në fushën e shërbimeve publike kulturore, të teknologjisë, industrisë kulturore, ruajtjen e trashëgimive kulturore, duke shtuar edhe shkëmbimet kulturore midis të rinjve.
Në forum u miratua njëzëri "Udhëzuesi i bashkëpunimit kulturor Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore".
Në arsim, në fillim të korrikut të vitit 2013 u organizua në qytetin Chongqing të Kinës perëndimore "Dialogu për politikat arsimore Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore" .
Në takim ishin të pranishëm zyrtarë nga dikasteret e arsimit, rektorë universitetesh dhe diplomatë nga Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke etj, si dhe përfaqësues të mbi 40 shkollave të larta kineze. Pjesëmarrësit ndanë të njejtin mendim për të forcuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin në arsim, për të nxitur njohjen e ndërsjelltë të gradave e titujve akademikë, për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore si dhe të shkëmbimeve ndërmjet të rinjve.
Në bujqësi, Forumi i 8-të i Bashkëpunimit Bujqësor Kinë-Evropë Qendrore dhe Lindore u mbajt më 12 shtator në qytetin Hefei të provincës Anhui të Kinës lindore. Delegacionet pjesëmarrëse nga Evropa Qendrore dhe Lindore shprehën interesim të madh për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Kinën në bujqësi.
Në forumin treditor morën pjesë 88 përfaqësues nga 11 vende, mes tyre dhe nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi.
Mbledhja e liderëve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u zhvillua në qytetin perëndimor Chongqing nga 2 deri 4 korrik të vitit 2013. Me këtë rast, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua me kryeministrat e Rumanisë dhe të Maqedonisë. Xi u shpreh se Kina është e gatshme për gjetjen e mënyrave të reja të bashkëpunimit me vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore, për thellimin e bashkëpunimit si dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.
Në 23 nëntor vitit 1949 u vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike mes Kinës dhe Shqipërisë, ndërsa në 1954 u hapën ambasadat. Vitin e ardhshëm keto marrëdhënie shënojnë 65 vjetorin e tyre. Lidhur me marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh, kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi në ceremoninë e përurimit të Institutit "Konfuci" në Tiranë se ka më shumë mundësi për thellimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe Shqipërisë, jo vetëm në fushën e dijes, por edhe në sektorë të tjerë. Sipas kreut të qeverisë shqiptare Rama, bashkëpunimi mes dy vendeve tona ka patur mangësi në aspektin e njohjes së vazhdueshme të njeri-tjetrit. (Çang Çuo/ Eda)