Me fillimin e rindërtimeve pas tërmetit në Sichuan, autoritetet kineze kanë zhvendosur fokusin e tyre drejt cilësisë së sigurisë ushqimore dhe ndërtimeve.
Pas vërshimit të ndihmave humanitare në zonën e prekur nga tërmeti në Ya'an më shumë se një javë më parë, autoritetet po drejtojnë inspektime për cilësinë e ndërtimeve, materialeve humanitare dhe ushqimeve.
Fu Wenbiao është nga Administrata e Përgjithshme e Mbikëqyrjes së cilësisë, Inspektimit dhe Karantinës, autoriteti më i lartë kinez i mbikëqyrjes së cilësisë.
"Inspektorët e cilësisë nga qeveria e provincës Sichuan kanë kryer kontrolle për nevojat e përditshme ushqimore, si oriz, vaj gatimi dhe ujë të pijshëm. Ka mbi 300 inspektorë që shërbejnë në qendrat e mëdha të shpërndarjes për të mbikëqyrur dhe kontrolluar cilësinë e ushqimit. Ne kemi për qëllim për të sigurojmë viktimat e tërmetit që të marrin ushqim të sigurtë," tha Fu.
Me një fond total prek 1.5 miliardë juanësh të alokuar nga qeveria kineze për ndihma dhe rikonstruksione, së paku 87,000 tenda dhe rreth 34 mijë tonë ushqime janë shpërndarë në zonën e prekur nga fatkeqësia.
Fu Wenbiao thotë se tani administrata e tij ka ndarë 1 milion juan në fonde emergjence për të ndihmuar inspektimet e cilësisë dhe që procesi i rindërtimit të kalojë i qetë.
Këtu përfshihen edhe makineri të rënda, për të garantuar që procesi i rindërtimit të jetë i sigurt dhe i qetë.
"Qeveria vendore e Sichuan-it dërgon çdo ditë katër skuadra me makineri të rënda në zonat më të prekura. Deri tani ne kemi kontrolluar mbi 8 mijë komplete pajisjesh dhe kemi pezulluar 16 mijë prej tyre për shkak të cilësisë," shton Fu.
Rreth 2.5 milionë njerëz në Sichuan janë prekur nga tërmeti me magnitudë 7 ballë, më shumë se 126 mijë shtëpi janë shkatërruar, dhe më shumë se 200 njerëz kanë vdekur apo rezultojnë të humbur.
Qeveria e provincës së Sichuan-it gjithashtu ka filluar të subvencionojë familjet shtëpitë e të cilëve u shkatërruan.
Shmangia e dëmeve të reja
Në të njëjtën kohë vijojnë kontrollet për të shmangur humbje të tjerra jetësh në zonë e prekur nga tërmeti.
Forca të ushtrisë po verifikojnë nëse një pjesë e ndërtesave të dëmtuara, mund të pësojnë shembje të tjera duke marrë më shumë jetë njerëzish në fshatin Lushan.
Huang Yuhai është komisari politik i Forcace të Policisë në detashmentin e Ya'an-it.
"Sipas urdhrit të komandës, ne hyjmë nëpër fshatra dhe kontrollojmë ato ndërtesa të dëmtuara që vazhdojnë të paraqesin rrezik për banorët," thotw Huang
Më parë, punëtorët e shpëtimit u përpoqën të shpërthejnë një objekt të bllokuar prej 30.000 metra katrorë në fshatin Lushan.
Objekti, i bllokuar nga rrëshqitjet e tokës, ishte pengesë për punën e një hidrocentrali më poshtë në rrjedhën e lumit.
Grupet e shpëtimit e tharmuan objektin në copa të vogla dhe më pas përdorën makineri të rënda për të pastruar mbetjet.
Homazhet për viktimat e tërmetit
Homazhet për viktimat e tërmetit në provincën jugperëndimore Sichuan u zhvilluan të shtunën 27 prill. Raport i të dërguarit tonë Wang Wei.
Një javë pas lëkundjeve të forta të tërmetit 7 ballë në provincën jugperëndimore të Kinës Sichuan, u zhvilluan homazhe për viktimat. Njerëzit u mblodhën në fshatin Lushan. Një banderolë e gjatë shkruan: "Ngushëllime të thella për njerëzit e vrarë nga tërmetit i 20 prillit." Mbi 200 njerëz ndodheshin aty për të nderuar viktimat.
Homazhet filluan në orën 8:02 minuta të mëngjesit.
"Tani le të nderojmë ata që humbën jetën në tërmetin 7 ballësh."
Të gjitha mjetet e transportit dhe anijet brenda Provincës Sichuan u ranë borive. Gjithashtu forcat ajrore u ranë borive për tre minuta në Lushan.
"Tani, le të vendosim lulet pranë monumentit që kujton viktimat e tërmetit."
Ndërkohë të gjitha aktivitetet publike u ndalën në provincën Sichuan ndërsa ceremonitë përkujtimore u mbajtën edhe në zona të tjera.
Pas lëkundjeve, qeveria e provincës së Sichuan-it dhe forcat ushtarake dhe policore u organizuan për të zhvilluar operacionet e kërkim shpëtimit. Ata furnizuan të mbijetuarit me ushqime, veshmbathje, tenda, ujë të pastër dhe kujdes mjekësor.
Nuk ka asnjë epidemi në zonën e prekur nga fatkeqësia natyrore, ndrysa rindërtimi vazhdon. Banorët janë strehuar përkohësisht në konvikte ndërsa janë ngritur dhe shërbime psikologjike.