Kryeministri kinez Wen Jiabao thotë se Kina ka ruajtur objektivin e saj për rritjen e PBB-së gjatë vitit 2013, i cili mbetet i pandryshuar në rreth 7.5 për qind këtë vit.
Wen Jiabao i bëri komentet në raportin e tij të fundit të punës së qeverisë në hapjen e sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore në Pekin.
Wen Jiabao parashtroi edhe objektivat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe social të këtij viti në raportin e tij të punës.
"Detyra e përgjithshme e këtij viti është: rritja e GDP-së me rreth 7.5 për qind, zhvillim më i mirë e i koordinuar; mbajtja e Indeksit të Çmimeve të Konsumit në nivelin 3.5 për qind; shtimi i mbi 9 milionë vendeve të reja të punës në zonat urbane, mbajtja e normës së papunësisë në qytet në ose nën 4.6 për qind; sigurimi i rritjes së të ardhurave reale për frymë për banorët në qytete dhe fshatra në hap me rritjen ekonomike dhe rritjen e produktivitetit të punës".
Rritja ekonomike e Kinës pësoi një ulje të lehtë pas një periudhe rritjeje intensive. Ajo u ul në vitin 2012 në 7.8 për qind, nga 9.2 për qind që ishte në vitin 2011 dhe 10.3 për qind në vitin 2010.
GDP e vendit qëndroi në 51,9 trilionë juan vitin e kaluar.
Më tej kryeministri shpjegoi objektivin për rritjen ekonomike. Ai tha se dy faktorë janë marrë parasysh gjatë përcaktimit të normën e rritjes të synuar në 7.5 për qind.
"Nga njëra anë, ne duhet të mbajmë një nivel të duhur të rritjes ekonomike në mënyrë që të sigurojmë kushtet e nevojshme për krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e mirëqenies së njerëzve, si edhe për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm për ndryshimin e modelit të rritjes dhe rregullimin e strukturës ekonomike. Ne duhet të sigurojë që rritja ekonomike të jetë në përputhje me normën e rritjes ekonomike potenciale, aftësinë për të furnizuar faktorët e prodhimit, si dhe kapacitetin për të mbrojtur burimet dhe mjedisin. Nga ana tjetër, ne duhet, që në përputhje parashikimin e zhvillimit shkencor, të udhëzojmë të gjithë njerëzit për të zhvendosur fokusin e punës së tyre për përshpejtimin ndryshimin e modelit të rritjes, rregullimin e strukturës ekonomike dhe përmirësimin e cilësisë dhe performancën e rritjes ekonomike, në mënyrë që të promovojë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe të shëndetshëm. "
Kryeministri thotë se një politikë proaktive fiskale dhe politika të kujdesshme monetare janë të nevojshme për të arritur objektivat e mësipërme.
Qeveria ka ulur objektivin e kontrollit të rritjes së çmimeve të konsumit këtë vit në rreth 3.5 për qind, krahasuar me 4 për qind që ishte vitin e kaluar.
Norma e inflacionit ra në 2.6 për qind nga viti në vit gjatë 2012-s.
Kryeministri ka theksuar gjithashtu se qeveria do të rishikojë shpenzimet e saj, në mënyrë që t'i japë përparësi shpenzimeve për mirëqenien e njerëzve dhe për të forcuar menaxhimin e borxhit të qeverisë lokale.
Reforma institucionale e Kinës
Kina po ndërmerr reformën e saj të shtatë për reformimin e qeverisë, gjatë tri dekadave të fundit.
Këshilltarët politikë thonë se reforma institucionale synon të reduktojë ndërhyrjen e ekzekutivit në treg dhe çështje shoqërore.
Reforma heq dy ministri nga Këshilli i Shtetit, ndërsa disa departamente të qeverisë do të riorganizohen.
Kështu Ministria e Hekurudhave do t'i bashkohet Ministrisë së Transporteve. Ndërkohë Administrata Oqeanike, do të mbledhë rreth saj forcat e zbatimit të ligjit detar, që aktualisht janë të shpërndara në disa ministri.
Ma Kai, Sekretar i Këshillit të Shtetit thotë se ka një nevojë urgjente për të përmirësuar administrimin e tanishëm i cili ka mangësi efikasiteti.
"Disa departamente qeveritare kanë menaxhim të dobët dhe fokusohen në çështje shumë të vogla. Në rast emergjencash, ato ja kalojnë përgjegjësinë njëra tjetrës. Disa departamente të tjera kanë më shumë kompetenca seç duhet, që për disa aspekte të qeverisjes ato nuk janë në pozicion për të vepruar."
Ma Kai nënvizon forcat e tregut duhet të ndikojnë më shumë mbi biznesin dhe çështjet shoqërore sesa ndërhyrja e qeverisë.
"Ne duhet të sigurojnë rolin themelor të tregut, rialokojmë burimet dhe të lemë organizatat shoqërore për të luajtur një rol më të madh në çështjet shoqërore. Ka edhe më shumë, ne duhet të sigurohemi se fuqia administrative duhet mbikëqyrur, çka do të mundësojë luftimin e korrupsionit dhe neglizhencës për detyrën."
Profesor Zhu Lijia nga Akademia Kineze e Qeverisjes, thotë se është diçka më shumë se riorganizim dhe ndërthurje e departamenteve të qeverisë.
"Detyra më e rëndësishme e planit reformues është transformimi dhe shtrirja e funksioneve të qeverisjes. Synon të thjeshtojë fuqinë administrative për çdo departament të qeverisë. Ne duhet të jemi shumë të qartë se kush duhet të përgjigjet në rast se ndodhin probleme."
Zhu Lijia nënvizon se roli i qeverisë tani duhet të jetë më shumë rregullator. Për shembull, administrata duhet të ndahet nga menaxhimi i kompanive, aseteve shtetërore dhe organizatave shoqërore.
Kinë, shtohet buxheti ushtarak për 2013-n
Sipas raportit që do të paraqitet për shqyrtim në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, buxheti ushtarak i Kinës në vitin 2013 do të arrijë në më shumë se 720 miliardë juanë (mbi 112.5 miliardë dollarë amerikanë), shifër kjo 10.7 % më e madhe se ajo e vitit të kaluar.
Lidhur me këtë, z. Liu Jian, zv.shef i Departamentit të Armëve pranë Institutit të Përgjithshëm të Armatimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, tha se fondi i Kinës për studimet e teknologjisë së lartë dhe të re në fushën e mbrojtjes është vetëm sa 1/40 e programit përkatës të ShBA-së. Sipas tij, me një fond të tillë s'mund të përmbushen kërkesat e ushtrisë për të kryer të gjitha misionet e duhura. Këto fakte i bëjnë të jenë të paarsyeshme thëniet si "Kina përbën kërcënim ushtarak ndaj Perëndimit". (Leftion Peristeri)