PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mbyllet Kongresi, Kina hyn në epokën e zhvillimit shkencor
2012-11-14 20:53:50 CRI Komenti juaj Printoni

Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës mbylli punimet të mërkurën në Pekin, pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Komitetit Qendror dhe Komisionit Qendror të Disiplinës, të cilët do të prezantohen të enjten.

Në këtë kongres delegatët miratuan raportin e Komitetit Qendror të zgjedhur në Kongresin e 17-të Kombëtar të PK të Kinës, raportin e punës së Komisionit Qendror të Disiplinës dhe amendimin e "Statutit të PK të Kinës".


 Nertil Agalliu

Duke folur për Radion e Jashtme të Kinës, gazetari i RTV Ora News Nertil Agalliu, thekson se ndryshimi i elitave në Kinë duhet të jetë një shembull për vendet ish-komuniste të Europës Lindore, apo edhe në vende që nuk e kanë demokraci të konsoliduar.

"Ndryshimi i udhëheqjes që bëhet sipas ligjeve të Kinës, pra një herë në 10 vjet, tregon se aty funksionon ajo që njihet edhe si ndryshimi i elitave", thekson Agalliu.

Ndërsa ish-diplomati Roland Bimo thotë se Kongresi i 18-të i PKK-së do të jetë një shembull i ballafaqimit me realitetin.


Roland Bimo

 

"PKK-ja ka pasur kurajën që të reformojë të gjithë sistemin. Ndaj sot shumë vende, e shikojnë modelin e Kinës si shumë të përshtatshëm për zhvillimin e ekonomive të tyre", thekson Bimo.

Udhëheqësit e rinj të PKK-së, pas zgjedhjes në funksionet e reja, do të dalin përpara gazetarëve të enjten.

Anëtarët e Komitetit Qendror të Kongresit të 18-të pritet që të komunikojnë me gazetarët e mediave kineze dhe atyre ndërkombëtare, të enjten në 11:00, sipas orës së Pekinit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China