PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Pafajësia e Myslimanëve"dhe dhuna ndaj Perëndimit
2012-09-21 19:16:37 CRI Komenti juaj Printoni

"Pafajësia e Myslimanëve", është filmi kundërthënës ndaj profetit Muhamed që ndezi botën myslimane, në një sulm të hapur ndaj Shteteve të Bashkuara Amerikës.

Protestat anti-amerikane u përhapën edhe në Bengazi të Libisë, ku e demonstruesit sulmuan konsullatën amerikane, duke vrarë ambasadorin dhe tre funksionarë të tjerë.

Në Shqipëri komuniteti mysliman reagoi me zëra sporadikë që thanë se filmi i ka fyer.

Ateizmi i ngulitur thellë tek shqiptarët dhe përkrahja e gjerë ndaj Shteteve të Bashkuara, largon çdo shqetësim për dhunë në vend.

Duke folur për Radion e Jashtme të Kinës, teologu Emir Gjinishi, dënon dhunën dhe sulmet ndaj ambasadave të huaja, ndërsa thotë se çështjet e publikimit të materialeve fyese ndaj feve duhet të rregullohen me ligj. Ai përmend edhe rastin e shfaqjes së filmave apo publikimit të librave që tjetërsojnë historinë dhe fyejnë krishterimin.

Është e padiskutueshme që konflikti aktual më i madh është ai midis qytetërimeve dhe vlerave të ndryshme që përfaqësojnë këto qytetërime, shkruan për gazetën 'Shqip' Artan Lame. Kjo për sa u përket elitave kulturore dhe religjioze të Lindjes, të cilat pasi ndiejnë dhe përjetojnë së brendi frustracionin e prapambetjes, paaftësinë për të arritur nivelet e qytetërimit perëndimor, përpiqen të gjejnë ngushëllimin te fanatizmi fetar; dhe shpëtimin te hakmarrja sa herë u jepet rasti duke sulmuar Perëndimin.

Të gjitha turmat milionëshe që i ndjekin e u vënë pas janë thjesht masa fatkeqe që pasi kanë kaluar qindra vjet nën shtypje e shfrytëzim, tani në epokën e mjeteve të komunikimit masiv manipulohen lehtësisht.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China