
Me rastin e 90 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Kinës, ambasadori i Shqipërisë në Kinë Kujtim Xhani dha intervistë për Radion e Jashtme të Kinës. Ai shprehet se Partia Komuniste e Kinës e feston 90-vjetorin e saj me kontributin e madh që ka dhënë në drejtimin e zhvillimit të Kinës.
"Në 90-vjetorin e krijimit të Partisë Komuniste të Kinës, doja të theksoja se të gjitha këto suksese dhe arritje të mëdha të popullit kinez erdhën nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës. Domethënë, Partia Komuniste e Kinës e feston 90-vjetorin e saj me kontributin e madh që ka dhënë në drejtimin e zhvillimit të Kinës."
Në prillin e këtij viti zoti Xhani erdhi në Kinë për herën e dytë si ambasadori i Shqipërisë në Kinë. Ai thotë se pas largimit nga Kina herën e kaluar, ai ndoqi me vëmendje zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme. Këtë herë, ai kthehet në Pekin duke prekur përparimet e arritura nga Kina dhe populli kinez në fusha të ndryshme.
"Në fakt kam qenë gjithmonë i pranishëm dhe i informuar me zhvillimin e vrullshëm të Kinës. Ndryshimet e viteve të fundit, janë shumë të mëdha dhe lehtësisht të dukshme."

Zoti ambasador thekson se jo vetëm ai që vij për herën e dytë mund të ndjejë ndryshimet në zhvillimin e Kinës, por edhe ata që vijnë për herë të parë mund të ndjejnë çudi për nivelin modern. Zhvillimet e vrullshme të Kinës kanë bërë jehonë të madhe në arenën ndërkombëtare dhe Kina luan një rol më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare.
"Kina sot është kthyer në një faktor ose një aktor shumë të rëndësishëm për të gjitha çështjet ndërkombëtare. Me politikën e saj të pesë parimeve të politikës së jashtme, Kina sot luan një rol shumë të rëndësishëm dhe ka një zë të fuqishëm në zgjidhjen e problemeve të ndryshme ndërkombëtare. Kina është një faktor stabiliteti në rajonin e saj, por gjithashtu ndikon në paqen dhe stabilitetin e gjithë globit."
Kur iu përgjigj pyetjes mbi shkëmbimet e partive politike midis Kinës dhe Shqipërisë, zoti Xhani kujtoi situatën e vitit të kaluar kur anëtari i byrosë politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Liu Yunshan, vizitoi Shqipëri dhe u takua me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryeministri shqiptar, Sali Berisha.

Xhani shpreson që në Kinë të vijnë përfaqësues të partive politike shqiptare, qoftë nga partia që është në pushtet apo nga partitë e tjera që janë në opozitë. Ai thotë se shkëmbimet e partive të të dy vendeve janë pjesë e rëndësishme e zhvillimit të marrëdhënieve të dy vendeve dhe që nxitin bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
"Partia Komuniste e Kinës ka marrëdhënie me shumë parti të spektreve të ndryshëm në botë. Mesa mbaj mend unë, janë më shumë se 350 parti të ndryshme dhe mbi 200 vende. Në këtë kuadër, Partia Komuniste e Kinës ka marrëdhënie shumë të mira dhe me partitë politike shqiptare, marrëdhënie të cilat ndikojnë shumë në mënyrë pozitive në zhvillimin e marrëdhënieve që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona."
Në fund, zoti Kujtim Xhani dha urime e tij, për përvjetorin e themelimit të Partisë Komuniste Kineze.
"Urimet më të mira me rastin e festës, 90-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Kinës më 1-korrik!" (Çang Çuo)


















