PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë: Financimi i blerjes së automjeteve, 2 tln juanë në 2020-n
2016-03-08 20:53:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, shitja e automjeteve në tregun kinez është ngadalësuar, ndërsa shumë kompani që merren me financimin e blerjes së automjeteve arritën të shënojnë rritje. Disa kompani me shërbime të reja novatore, kanë arritur me sukses të inkurajojnë më shumë konsumatorë të blejnë makina me kredi. Analistët janë të mendimit që në vitin 2020, financimi i blerjes së automjeteve në tregun kinez mund të arrijë në 2 trilionë juanë. Kështu, gjithnjë e më shumë investitorë po futen në këtë sektor, duke sjellë konkurrencë më të ashpër, dhe kompanitë e financimit të blerjes së automjeteve po përballojnë sfida më të mëdha.

"Blini një makinë me pagesë fillestare prej vetëm 150 mijë juanësh...". Tani në Kinë reklama të tilla janë të shumta dhe kanë tërhequr shumë konsumatorë. Për ata që kanë nevojë urgjente për makinë dhe nuk duan të blejnë me pagesë të plotë, kredimarrja është vërtet një zgjedhje e mirë.

"Meqë e kam punën larg shtëpisë, dua të blej një makinë. Mirëpo makina e lirë nuk është e rehatshme, kurse makina e mirë është pak e shtrenjtë. Kështu që do të marr parasysh marrjen e kredisë," thotë z.Wang, qytetar i Pekinit.

Kur është fjala për kredimarrje, kreditë bankare zakonisht janë opsioni i parë për qytetarët. Menaxheri i financimit të banesave dhe kredive personale i Bankës së Ndërtimit të Kinës në Pekin Shi Yongjin shpjegon procedurat e kredidhënies nga bankat.

"Tani, kur ofron shërbimin e financimit të blerjes së makinave, Banka e Ndërtimit e Kinës u kërkon klientëve ta paraqitin aplikimin së bashku me kartën e identitetit, kartën e regjistrimit familjar, deklaratën e të ardhurave dhe lejen e banimit. Ne i vlerësojmë këto si të dhënat bazë të një individi. Nëse kompanitë e sigurimeve japin letër-garanci, bankat mund të japin kredi dhe klientët mund të blejnë makina. Pastaj, banka bën hipotekimin e makinave," thotë Shi Yongjin, menaxher i degës së Bankës së Ndërtimit të Kinës në Pekin.

Në krahasim me bankat, kompanitë e financimit të blerjes së automjeteve nuk kërkojnë asnjë letër-garanci dhe procedurat janë më të thjeshta. Këshilltarja e kredidhënieve e kompanisë së shitjes së automjeteve "Baideli Zhida", Yang Jiebin, bën të ditur:

"E rëndësishme është që të kesh një punë të qëndrueshme dhe të ardhura të qëndrueshme. Është në rregull nëse ke një banesë në Pekin, ndërsa nëse ke ardhur nga jashtë Pekinit, një leje banimi e përkohshme mjafton. Krahas tyre, duhet edhe vërtetimi i të ardhurave dhe tapia e shtëpisë. Nëse nuk kanë tapi, sepse shumë i kanë blerë banesat me kredi bankare, mund të përdoren kontratat dhe faturat e blerjes."

Vitin e kaluar, shitja e makinave në tregun kinez u ngadalësua dhe rritja ishte vetëm 4.7% në krahasim me vitin 2014, madje për disa muaj pati rënie. Për këtë arsye, prodhuesit kryesorë të automjeteve i kanë ulur planet vjetore të shitjes, ndërsa, shumë kompani të financimit të blerjes së automjeteve i kanë shtuar investime, sidomos kompani që merren me financim makinash në internet. Këto kompani mbështeten si në platformat tradicionale, ashtu edhe te interneti, duke kaluar pengesat e mëparshme dhe duke përshpejtuar procesin e aplikimit dhe të kredidhënies. Një gjë e tillë është pritur mjaft mirë nga konsumatorët.

Qysh nga viti 2004, kur u formua kompania e parë e financimit të blerjes së automjeteve, në Kinë janë krijuar 25 kompani të tilla, të cilat janë si me investime të huaja, ashtu edhe me investime të përbashkëta dhe investime vendase.

Krahas investimeve të drejtpërdrejta vendëse e të huaja, edhe platformat e kredive në internet, si "Licaifan", "Renrendai" dhe LU.com e kanë përcaktuar financimin e automjeteve si biznesin e tyre strategjik. Duke folur për konkurrencën gjithnjë e më të ashpër në sektorin e financimit të blerjes së automjeteve, presidenti i kompanisë së fondeve të investimeve "Lujinsuo", Dong Mingliang, shpjegon:

"Nëse një klient ndodhet nën presion nga shumë kredidhënës, ne nuk e marrim parasysh faktin që ai mund të ketë banesë. Megjithëse mund të ketë kontrata të qarta ligjore dhe dokumente të kredive, është e vështirë që t'i trajtojmë pronat me probleme dhe duhen zakonisht dy vjet për të marrë paratë. Mirëpo financimi i makinave është ndryshe. Nëse parashikojmë rrezikun potencial, mund t'i marrim makinat vetëm pas një muaji. Sipas itinerarit të makinave, adresës së klientëve etj., mund të garantohet siguria e kredive. Financimi i automjeteve është një drejtim shumë i mirë financiar, pasi biznesi ka më shumë garanci dhe makinat mund të kthehen shpejt në likuiditet."

Kompania Qili.com ofron shërbime të posaçme për financimin e blerjes së automjeteve. Zv.kryemenaxheri i saj, Bian Yi, është i mendimit që, përveçse makinat mund të kthehen shpejt në para, ky lloj financimi është më i pranueshëm nga investitorët.

"Së pari, në biznesin tonë, makinat mund të kthehen shumë shpejt në likuiditet. Gjithashtu, kur hipotekojmë ose ofrojmë shërbime të tilla, si financimi i inventarit, do të kemi objekte të hollësishme konkrete. Kjo për investitorët është më e qartë dhe ata e kuptojnë shpejt se në çfarë po investojnë," thotë Bian Yi, zv.kryemenaxheri i kompanisë Qili.com.

Të dhënat tregojnë që tani në Kinë, niveli i depërtimit financiar në sektorin e automjeteve është vetëm 20%, ndërsa në vendet e zhvilluara ky nivel është 50%. Kështu, financimi i blerjes së automjeteve në Kinë ka një perspektivë shumë të mirë. Analisti i sektorit të automjeteve Jia Xinguang thotë:

"Tani për tani, vëllimi i financimit të blerjes së automjeteve në Kinë nuk është shumë i madh. Në vende të tjera, afro 60-70% e konsumatorëve e përdorin këtë lloj financimi, kurse tani në Kinë kjo shifër është më pak se 20%. Këta dy vjetët e fundit, zhvillimi është i mirë dhe ka ende një hapësirë të madhe. Financimi i blerjes së automjeteve është zgjeruar në krahasim me të kaluarën. Më parë shërbimet ishin vetëm pagesë me këst, ndërsa tani janë përfshirë edhe marrja me qira dhe përmasat janë në rritje. Në të kaluarën, banka ka qenë pjesa kryesore e këtij sektori, ndërsa tani, pjesa kryesore është kompania e financimeve të automjeteve. Ndoshta në të ardhmen, do të futen në këtë sektor edhe grupe gjigante të shitjes së makinave. Ne duhet të bëjmë studime të hollësishme mbi këto."

Disa analistë janë të mendimit se, deri në vitin 2020, vlera e financimit për blerjen e automjeteve në tregun kinez do të arrijë në më shumë se 2 trilionë juanë dhe niveli i depërtimit financiar nga konsumatorët do të rritet në 50 %. Në konkurrencën gjithnjë e më të ashpër, kompanitë profesioniste të financimit të blerjes së automjeteve kanë epërsi të veçantë, sepse ato janë të integruara ngushtë me kompanitë prodhuese të makinave dhe mund të bashkërendohen me to, dhe të paraqisin projekte më elastike në shitjen e makinave. E gjithë procedura është më e thjeshtë dhe shërbimet janë më profesionale. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China