PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, të ardhurat fiskale rriten me 8.4% në 2015-n
2016-02-16 14:16:46 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave e Kinës, në vitin 2015, të ardhurat e përgjithshme publike fiskale në Kinë shënuan një rritje me 8.4%. Për arsye se 11 zëra të buxhetit të qeverisë i kanë kaluar buxhetit të zakonshëm publik, rritja reale e të ardhurave fiskale të Kinës ishte vetëm 5.8%, që është niveli më i ulët që nga viti 1988. Megjithëse rritja fiskale në Kinë është pakësuar, përsëri janë shfaqur edhe disa elemente pozitive.

Lidhur me ngadalësimin e rritjes, Ministria e Financave shpjegon se ngadalësimi i rritjes së të ardhurave fiskale është ndikuar kryesisht nga faktorë të tillë si rënia e ekonomisë kombëtare, ulja e madhe e importit të mallrave, ngadalësimi i prodhimit industrial, pakësimi i fitimeve ose ngadalësimi i rritjes të ndërmarrjeve dhe pakësimi i taksave e i tarifave përkatëse. Profesori i Universitetit të Financave të Shangait Hu Yijian vë në dukje se ngadalësimi i rritjes fiskale ka disa arsye, një nga të cilat është se qeveria kineze ka shtuar përpjekjet për pakësimin e taksave dhe të tarifave.

"Vitin e kaluar, për shkak se taksa e biznesit u zëvendësua me tatimin e vlerës të shtuar, vlera e taksave të ulura gjatë gjithë vitit ishte rreth 200 miliardë juanë. Krahas kësaj, rënia u shkaktua edhe nga pakësimi i tatimeve ndaj ndërmarrjeve të vogla e të mesme, si edhe ndaj kompanive të saponisura dhe atyre të teknologjisë së lartë," thotë Hu Yijian.

Sipas të dhënave nga autoritetet tatimore, në vitin 2015 Kina, për të mbështetur kompanitë fillestare dhe ato të teknologjive të larta, i uli tatimet me një vlerë prej më shumë se 300 miliardë juanësh. Ndër to, afro 100 miliardë juanë ulje erdhi nga zbatimi i politikës së ngritjes së pragut tatimor për ndërmarrjet e vogla e të mesme dhe më shumë se 140 miliardë juanë nga politika për përgjysmimin e tatimit mbi të ardhurat për kompanitë e teknologjisë së lartë. Lidhur me këtë, zv.drejtori i Institutit të Studimit të Politikave Financiare të Ministrisë së Financave, Bai Jingming, analizon:

"Kjo ulje e tatimeve ka si qëllim të forcojë zhvillimin ekonomik. Kjo është kostoja që duhet të paguajmë dhe që synon arritjen e zhvillimit të vazhdueshëm në të ardhmen."

Bai Jingming-u thekson gjithashtu se, për sa u përket rritjes së të ardhurave dhe të kontributit tatimor, sektori i shërbimeve dhe sektori i teknologjisë së lartë po zënë një përqindje gjithmonë e më të madhe. Kjo tregon që struktura e ekonomisë kineze po ndryshon në mënyrë pozitive.

"Nga të ardhurat fiskale të vitit 2015, mund të shohim që sektori i teknologjive të reja e të larta po jep një kontribut gjithnjë e më të madh. Ndërkohë, përqindja e sektorit të shërbimeve është në rritje. Vitin e kaluar përqindja e sektorit të shërbimeve në të ardhurat e përgjithshme tatimore arriti në 54%. Në të ardhmen do të vazhdojmë të nxitim ristrukturimin, nëpërmjet rregullimit të rritjes së të ardhurave tatimore," thotë Bai Jingming.

Për sa u përket shpenzimeve, barra që duhet të mbajë qeveria kineze nuk është ndikuar nga ngadalësimi i rritjes fiskale dhe shpenzimet për garantimin e jetesës së qytetarëve kanë pasur një rritje mbi 10 %. P. sh., shpenzimet për shëndetësinë dhe planifikimin familjar kanë pasur një rritje me 17.1%, shpenzimet për sigurimet shoqërore dhe punësimin janë rritur me 16.9%, shpenzimet arsimore 8.4% etj. Lidhur me këtë, profesor Hu Yijian u shpreh se kjo tregon që struktura e shpenzimeve fiskale të Kinës po përmirësohet.

"Në strukturën e shpenzimeve, shpenzimet për garantimin e jetesës së qytetarëve zënë një pjesë relativisht të madhe, ndërsa shpenzimet administrative një pjesë relativisht të vogël. Kjo ka ndodhur për shkak se ka një rregullim strukturor të shpenzimeve në rang kombëtar," thotë Hu Yijian.

Në fakt, në mbledhjen e punëve ekonomike të Komitetit Qendror të PKK-së, u vendos që në vitin 2016 të shtohen më tej politikat aktive fiskale, të zbatohen politikat e uljes së taksave dhe të ngrihet përkohësisht niveli i deficitit fiskal. Duke u shtuar në mënyrë të përshtatshme shpenzimet fiskale dhe investimet qeveritare, do të kompensohet ulja e të ardhurave e shkaktuar nga ulja e taksave dhe e tatimeve dhe do të garantohet përgjegjësia e duhur e qeverisë lidhur me shpenzimet.

Tani në Kinë po ngadalësohet rritja potenciale e të ardhurave fiskale dhe ndërkohë shpenzimet e domosdoshme fiskale janë në rritje. Kështu, është thelluar hendeku mes të ardhurave e shpenzimeve fiskale dhe trysnia ndaj bilancit të pagesave është shumë e madhe.

Lidhur me këtë, ministri i Financave i Kinës Lou Jiwei u shpreh se sivjet Kina do të shtojë politikat aktive në katër drejtime, të cilat janë: ngritja e përkohshme e nivelit të deficitit dhe shtimi i nivelit të deficitit; zbatimi i mëtejshëm i politikës për pakësimin e taksave e të tatimeve; shfrytëzimi siç duhet i fondeve financiare dhe i rezervës së fondeve dhe përdorimi i tyre aty ku nevojiten më shumë; përmirësimi i strukturës së shpenzimeve dhe pakësimi i shpenzimeve të zakonshme, si i atyre për pritje publike, për automjete publike dhe për vizita publike jashtë vendit, duke rregulluar shpenzimet për jetesën e qytetarëve sipas parimit të vazhdueshmërisë dhe duke i dhënë përparësi sigurimit të nivelit bazë të jetesës.

Zv.drejtori i Institutit të Studimit të Politikave Financiare të Ministrisë së Financave të Kinës, Bai Jingming, është i mendimit se në të ardhmen Kina nuk duhet ta zgjidhë problemin e trysnisë fiskale vetëm nëpërmjet shtimit të nivelit të deficitit.

"Fakti është që ne po përballojmë një presion të madh lidhur me shpenzimet nga dy aspekte. Nga njëra anë, duhet të stabilizohet rritja, çka do të thotë që duhet të shtohen investimet nga shpenzimet fiskale. Nga ana tjetër, duhet të ngrihet njëkohësisht niveli i mirëqenies. Kjo do të thotë që të rritet standardi i shpenzimeve fiskale. Në këto kushte, ne nuk duhet ta zgjidhim problemin vetëm me shtimin e deficitit," thotë Bai Jingming.

Profesori i Universitetit të Financave të Shangait Hu Yijian mendon që, përveç shtimit të nivelit të deficitit, duhet të shtohet edhe efektiviteti i shpenzimeve dhe të pakësohen shpenzimet administrative, për të përballuar trysninë fiskale.

"Unë sugjeroj që të ulet vëllimi i sektorëve shtetërorë dhe të kursehen shpenzimet administrative, pasi kjo mund të lirojë disa hapësira për të kontrolluar shpenzimet fiskale dhe për ta mbajtur nivelin e deficitit në një nivel të kontrollueshëm," thotë prof Hu Yijian.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China