PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina krijon më shumë lehtësi për investimet e huaja
2015-10-20 17:30:29 CRI Komenti juaj Printoni

Pak kohë më parë, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Kineze dhe Këshilli i Shtetit i Kinës publikuan dokumentin "Mendime mbi formimin e sistemit të ri të hapur ekonomik". Në këtë dokument shpallen nisma të reja për shtimin e hapjes, duke kërkuar që të pakësohen kufizimet ndaj investimeve të huaja në sektorët kyçë të ekonomisë kombëtare, si financat, telekomunikacioni dhe transporti. Ekspertët kanë vënë në dukje se ky dokument mund të konsiderohet si projekti i nivelit të lartë i fazës së re të hapjes së Kinës, dhe do të krijojë një sërë lehtësish për investitorët e huaj në Kinë, duke stabilizuar parashikimet për rritjen ekonomike të Kinës.

Në këtë dokument të publikuar bashkërisht nga organi më i lartë i Partisë dhe i pushtetit ekzekutiv në Kinë, kërkohet që të krijohen sa më parë epërsi të reja në konkurrencën dhe bashkëpunim ndërkombëtar, një situatë e re e hapjes së gjithanshme dhe një sistem i ri me përfitime të përbashkëta dhe shumëllojshmëri të balancuar, të sigurt dhe efikase. Masat e reja përfshijnë 11 fusha kryesore dhe 50 sektorë, duke përfshirë programet "Ftesë për ardhje brenda vendit" dhe "Dalje jashtë vendit".

Në "Mendime mbi formimin e sistemit të ri të hapur ekonomik" vihet në dukje se duhet të përmirësohet mjedisi i investimeve, duke mbrojtur sigurinë kombëtare, duhet të pakësohen kufizimet ndaj investimeve të huaja në infrastrukturë në sektorë të tillë si trasporti e telekomunikacioni, dhe industria minerare, duhet të lehtësohet në mënyrë të rregullt kufizimi ndaj përqindjes së aksioneve në bursë dhe të nxitet hapja e sektorit bankar. Po ashu, duhet të ndryshojnë mënyrat e shqyrtimit dhe të administrimit të investimeve të huaja dhe duket kaluar në modelin e menaxhimit me trajtim të barabartë e "listë negative", si edhe duhet të shtohet hapja ndaj investitorëve nga Hong-Kongu, Makaoja dhe Tajvani. Krahas shtimit të hapjes, në këtë dokument është kërkuar qartë që të shtohet edhe mbikëqyrja dhe të krijohet mekanizmi shqyrtues lidhur me sigurinë kombëtare ndaj investimeve të huaja.

Chen Fengying nga Instituti i Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kinës e përshkruan këtë dokument si një projekt të nivelit të lartë të paprecedent.

"Ky është një projekt i nivelit të lartë me hapje të gjithanshme. Mund të themi që kjo është diçka e paprecedent që prej fillimit të Reformës dhe Hapjes së Kinës në shekullin e kaluar. Në vitin 1998 janë bërë disa propozime mbi hapjen e gjithanshme të vendit, gjë që u fokusua kryesisht te tërheqja dhe administrimi i investimeve të huaja. Ndërsa këtë herë gjendja është ndryshe. Janë përshirë 11 fusha kryesore dhe mund të themi që hapja e Kinës është futur në një fazë të re dhe përmasa e hapjes është e gjithanshme e komplekse," thotë Chen Fengying-u.

Kohët e fundit ekonomia kineze ka pasur njëfarë ngadalësimi dhe pritet tani një qartësim më i madh për perspektivën e ekonomisë kineze. Chen Fengying-u është e mendimit që, në gjendjen e tanishme, një projekt i tillë është në të mirë të forcimit të besimit të palëve të ndryshme te ekonomia kineze.

"Nga muaji qershor deri në muajin gusht, disa vende kanë pasur dyshime ndaj ekonomisë kineze. Tregu i aksioneve ka pësuar luhatje dhe sistemi i përcaktimit të kursit të RMB-së ka pasur rregullime, prandaj ka pasur mendime që Kina po ia mbyll dyert e saj botës. Disa madje kanë parashikuar që Kina do të përballet me një ulje të madhe ekonomike dhe do të shkojë prapa. Por ky projekt i nivelit të lartë ka pasur reagimin pozitiv të palëve të ndryshme, duke treguar që Kina ende po thellon në mënyrë të gjithanshme hapjen ndaj botës së jashtme. Ky projekt ka shërbyer si një ilaç qetësues për shqetësimet e botës. Presidenti Xi Jinping ka vizituar ShBA-në dhe unë mendoj që dhurata më e mirë është premtimi që bëri për hapje të gjithanshme," tha Chen Fengying-u e Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kinës.

Në fakt, ky dokument për thellimin e hapjes së Kinës ka filluar të zbatohet. Pak kohë më parë, një zyrtar nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës i Kinës u shpreh që në listën e re të sektorëve ku lejohen investimet e huaja, janë pakësuar në mënyrë të dukshme kufizimet ndaj investitorëve të huaj dhe numri i kufizimeve është pakësuar në 38, nga 79 që ishte para muajit mars. Gjithashtu, numri i sektorëve ku nuk lejohen investime të huaja është ulur në 36, ndërsa në ata sektorë ku mund të bëhen investime të huaja, nuk ka më kufizim mbi përqindjen e aksioneve. Krahas këtyre, qeveria kineze ka deklaruar shumë herë që të gjitha masat në këtë fushë janë për të tërhequr më shumë investime të huaja në më shumë fusha të ndryshme.

Studiuesi i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës Wang Jun vë në dukje se, sipas propozimeve të shprehura në këtë dokument, ky model me trajtim të barabartë kombëtar dhe "listë negative" do të përhapet më tej dhe synimi është për të tërhequr më shumë investime nga jashtë.

"Propozimi më i hershëm për modelin e menaxhimit me trajtim të barabartë kombëtar dhe listë negative është bërë 2 vjet më parë, kur u krijua Zona e Tregtisë së Lirë e Shangait. Kjo është një pjesë e rëndësishme e eksperimentimeve në këtë zonë. Në të ardhmen, ky model me trajtim të barbartë kombëtar dhe 'listë negative' do të zbatohet jo vetëm në zonat e tregtisë së lirë, por do të përhapet në mbarë vendin. Kjo është një risi që kemi bërë në sistemin e menaxhimit të investimeve të huaja. Ajo bazohet në qëndrimin e hapur dhe luan rol pozitiv për shfrytëzimin e investimeve të huaja në nivel dhe cilësi të lartë," thotë Wang Jun, studiues i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës.

Disa ditë më parë, zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit të Reformës të Kinës Lian Weiliang bëri të ditur që efekti i këtyre masave konkrete është bërë më i dukshëm dhe po shtohet besimi i investitorëve të huaj te tregu kinez.

 

"Reformat që po nxisim tani kanë një synim shumë të rëndësishëm, i cili është formimi i një sistemi të ri të ekonomisë së hapur. Kjo do të favorizojë më shumë investitorët e huaj. Tani, ekonomia globale po përballon presionin e madh të rënies. Në një gjendje të tillë, nga muaji janar deri në muajin gusht, investimet e huaja në Kinë janë rritur me 9.2% dhe investimet e huaja në sektorin e shërbimeve kanë pasur rritje me 20.1%. Kështu, mund të themi që besimi i investitorëve të huaj te tregu kinez është në rritje graduale," thotë Lian Weiliang, zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit të Reformës të Kinës. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China