20150825FEshenzhen |
Shenzhen-i në Kinën Jugore është quajtur edhe "qyteti i sipërmarrjes". Tani në këtë qytet me 15 milionë banorë janë regjistruar 1.885 milionë biznese të ndryshme, çka do të thotë që mesatarisht një ndër 8 banorë ka nisur biznesin e vet.
Për të filluar biznesin këtu, njerëzit vijnë nga zona të ndryshme të pjesës kontinentale të Kinës, si edhe nga Makao, Hong-Kong-u, e madje edhe nga jashtë vendit. Tani, përveç 96 masave të qeverisë kineze për nxitjen e sipërmarrjes, sipërmarrjet në Shenzhen mund të mbështeten edhe nga politikat e reja në Zonën e Tregtisë së Lirë të Guangdong-ut.
25-vjeçari Ning Ji është nismëtari i krijimit të një kompanie që merret me studimin dhe prodhimin e robotëve. Ai e ka filluar studimin dhe dizenjimin e produkteve smart kur ishte ende në shkollë. Në fund të vitit 2012, kur nisi biznesin e vet, vetëm qiraja prej 1-2 mijë juanësh në muaj në parqet e biznesit ishte një ngarkesë e madhe për të. Ning Ji mendon që, me mbështetjen nga Këshilli i Shtetit për nisjen e bizneseve dhe krijimin e risive, hapësira për sipërmarrjen e tij është zgjeruar.
Ning Ji
"Kohët e fundit fillimi i biznesit ka ndryshuar plotësisht nga më parë. Në fund të vitit 2012, kur e nisa biznesin, duhej të paguaja qiranë dhe nuk mund ta vonoja. Ishte vërtet e vështirë, pasi duhej të paguanim qiranë dhe të nxirrnim shpenzimet, duke zhvilluar biznesin. Ndërsa tani gjendja është ndryshe. Bizneset e saponisura respektohen. Për shembull, kur jepet një zyrë me qira, këtu ofrohen edhe shpërblime financiare. Krahas kësaj, do të krijohet edhe një platformë për ekspozimin e produkteve të kompanive të këtushme, gjë që nuk ekzistonte më parë. Pasi kryeministri Li Keqiang kërkoi që t'i kushtohet vëmendje sipërmarrjes, zona Qianhai ka marrë më shumë mbështetje," u shpreh Ning Ji.
Ajo që ka përmendi Ning Ji është zona e invocacionit dhe biznesit për të rinjtë, e cila ndodhet në zonën Qianhai të Shenzhen-it. Kjo zonë jo vetëm ka zgjidhur problemin më të ngutshëm të Ning Ji-së, pra vendin e biznesit, por edhe e ka ndihmuar atë që zgjerojë biznesin nga një njeri i vetëm që ishte në fillim në një ekip me 10 veta. Këta 10 të rinj kanë përfunduar studimin dhe prodhimin e një lloj roboti me nivel të lartë ekulibri dhe kjo teknologji është përshtatur shpejt me kërkesat e tregut, duke krijuar sistemin e kontrollit smart që përdoret për trenat me shpejtësi të lartë. E paimagjinueshmja është që mosha mesatare e këtij ekipi është vetëm 23 vjeçe.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Administrimit të zonës Qianhai të qytetit Shenzhen, Wang Jinxia, bën të ditur që, qysh nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u krijua zona e inovacionit dhe biznesit për të rinjtë, janë tërhequr gjithsej 92 kompani të saponisura nga të rinjtë. Për të mbështetur këta të rinj, zona Qianhai ka ofruar një sërë lehtësish, si uljen a heqjen e qirave.
Wang Jinxia
"Për të rinjtë që krijojnë biznes, ne nuk marrim qira në vitin e parë, dhe në vitin e 2-të e përgjysmojmë qiranë, kurse në vitin e 3-të ne marrim qiranë e zakonshme sipas vlerës së tregut. Këto janë kushtet e favorshme që ofrojmë këtu. Po ashtu, për shembull, kompanitë hongkongase mund të regjistrohen edhe për t'u përshirë në pikat eksperimentale të shërbimeve në këtë zonë. Drejtoria e Administrimit të Qianhai-t do të investojë një fond publik prej 250 milionë juanësh për të ofruar një platformë për nisjen e biznesit për të rinjtë nga Hong-Kongu, pjesa kontinentale e vendit dhe nga vendet e tjera," u shpreh Wang Jinxia.
Me politikat mbështetëse, në zonën e inovacionit dhe biznesit për të rinjtë të Qianhai-t, brenda vetëm një kohe të shkurtër janë vendosur 14 agjenci shërbimesh, duke përfshirë edhe disa studio dhe të ashtuquajturit "inkubatorë" për sipërmarrësit e rinj. Kompania "Houde" është "inkubatori" i parë që futet në zonën e Qianhai-t. Drejtori i marrëdhënieve publike i kompanisë Wang Zirong u shpreh që në "Houde", ekipet e reja sipërmarrëse mund të kenë hapësirë të gjerë kërkimi.
"Në fazën e parë, kemi tërhequr 32 projekte, duke ofruar hapësirë për ekipet sipërmarrëse nga Hong-Kongu dhe pjesa kontinentale. Tani 8 ekipe sipërmarrjeje hongkongase kanë ardhur këtu dhe ne ofrojmë shërbime përkatëse, si kapital fillestar, hapësirë falas për sipërmarrje dhe trajnim për nisjen e biznesit. Ne vetë kemi fonde për investime për sipërmarrjet e reja. Fondi për fazën e parë ishte 100 milionë juanë dhe ka përfunduar muajin e kaluar. Tani, po mbledhim fondin për fazën e 2-të dhe shumë shpejt do të jetë gati një tjetër fond 100 milionë juanë," thotë Wang Zirong, drejtori i marrëdhënieve publike i kompanisë "Houde".
Disa sipërmarrës hongkongas e pranojnë që, në krahasim me mjedisin e biznesit në pjesën kontinentale, Hong-Kongu është disi i prapambetur dhe, për këtë shkak, shumë veta marrin parasysh rreziqet e mundshme dhe heqin dorë nga nisja e biznesit. Ndërsa në pjesën kontinentale të Kinës janë publikuar gjithnjë e më shumë politika favorizuese dhe mbështetëse për nisjen e biznesit, prandaj të rinjtë hongkongas dëshirojnë t'i krijonë sipërmarrjet e tyre në pjesën kontinentale. Menaxherja e shërbimeve për nisjen e biznesit pranë kompanisë "Houde" Huang Wei shprehet:
"Është e vërtetë që mjedisi për nisjen e biznesit në Hong-Kong është pak më i dobët se në pjesën kontinentale. Në Hong-Kong, pavarësisht se çfarë do të bësh, modele biznesi, projekte në internet apo applikacione në celular, numri i klientëve dhe hapësira e tregut janë të kufizuara, pasi popullsia atje është vetëm 7 milionë. Në fakt, shumë ekipe sipërmarrëse hongkongase që kemi kontaktuar, e kanë lëvizur biznesin e tyre në pjesën kontinentale. Kjo është arsyeja që shumë nga këto ekipe vijnë këtu në zonën e Qianhai-t. Të rinjtë në Hong-Kong kanë më shumë trysni dhe vështirësi për nisjen e biznesit".
Qyteti Shenzhen ka publikuar politika favorizuese në zonën e Qianhai-t, duke tërhequr një numër të madh të rinjve për të nisur biznesin e tyre. Krahas kësaj, Shenzhen-i ka marrë masa të tjera lehtësuese, si subvencione për taksën mbi të ardhurat personale për ata që nisin biznes në Qianhai, duke tërhequr disa talente ndërkombëtare.
Xu Lei dhe Yang Yang punojnë në Shkollën e Sipërmarrjes, të krijuar nga Instituti i Teknologjisë së Përparuar pranë Akademisë së Shkencave të Kinës. Ata kanë studiuar në Europë dhe dy vjet më parë mblodhën në internet një fond prej 330 mijë dollarësh dhe projektuan një termometër që mund të matë temperaturën nga -40 gradë deri në 125 gradë celsius. Me këtë produkt ata patën fitime fillestare në tregun europian. Duke marrë parasysh potencialin gjigant të tregut kinez, si edhe epërsinë e Shenzhen-it në prodhimin e pajisjeve smart, ata janë kthyer në Kinë dhe planifikojnë të krijojnë një platformë në internet për dhënien e informacionit mbi temperaturën.
"Ne bashkëpunojmë me Akademinë e Shkencave të Kinës dhe ata shpesh na rekomandojnë disa investitorë dhe burime që na duhen, si për shembull stacionet meteorologjike. Ne shpejt do të eksplorojmë brezin e 2-të të produkteve. Ndryshimi më i madh është që në këtë produkt të ri, do të ketë më shumë funksione, sepse kemi zbuluar që kërkesat në tregun vendas janë të shumta dhe ne duhet të bëjmë rregullime në bazë të gjendjes në treg," thotë Xu Lei.
Me politikat mbështetëse, tregun e gjerë dhe investimet aktive, është stimuluar prirja për nisjen e biznesit. Dhe kjo prirje në Shenzhen është vetëm një pjesë e vogël e prirjes së madhe në mbarë Kinën. (Jiang Lei)