PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhongguancun, një zonë-pilot novacioni në Kinë
2015-04-21 11:07:14 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë zhvillimit të Kinës, në krahinat e ndryshme ka pasur shumë shembuj të suksesshëm në krijimin e risive dhe zhvillimin e sektorëve krijues. Ndër to, Zhongguancun është një zonë në Pekin që ka tërhequr mjaft vëmendje nga publiku, pasi është zona e parë pilot novatore në Kinë. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kompanitë e mëdha (me të ardhura vjetore mbi 20 milionë juanë) realizuan një vëllim të përgjithshëm të ardhurash prej 1.4 trilionë juanësh, shifër kjo 15.8 % më e madhe se e njëjta periudhë e vitit 2013. Ndër to, vlera e fitimeve arriti në 8.1 %, ose 1.5 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kështu, në një kohë kur ekonomitë e reja përballen me ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe Kina me presionin e rënies ekonomike, zona Zhongguancun ka realizuar një rritje të dukshme të nxitur nga risitë.

Në muajin qershor, në distriktin Haidian të Pekinit, u përurua rruga "Innoway" e Zhongguancun-it, ku janë përqendruar mbi 10 kompani që ofrojnë shërbime për nisjen e biznesit të kompanive të reja novatore, si "Chekucafe", "36kr" dhe revista "Chuangyejia" ("Entreprendre"). Kjo rrugë ka tërhequr edhe një grup të madh sipërmarrësish nga baza, pasi këtu ofrohen shërbime të gjithanshme për ata që dëshirojnë të nisin biznesin e tyre. Me shërbime profesionale dhe ide të reja, këto biznese mund të zhvillohen në një mjedis të mirë. Kështu, ndërmarrjet e mesme dhe të vogla mund të marrin impuls për biznesin e tyre.

Yang Jianhua është zv.kryetari i Komitetit Administrativ të Zhongguancun-it. Ai shprehet që, krahas kompanive dhe individëve që nisin biznesin privat, edhe drejtuesit e këtij komiteti po rinovojnë idetë dhe konceptet e tyre në mënyrë të pandërprerë. Yang Jianhua u shpreh që ripërcaktimi i "inkubatorit rinovues" është një shembull tipik:

"Në fillim, kur 'inkubatori rinovues' u krijua në Zhongguancun, kafeneja 'Chekucafe" u përcaktua si përfaqësues i këtij 'inkubatori'. Kjo shkaktoi debate të shumta. Të gjithë sektorët përkatës dyshuan në këtë koncept dhe nuk ishin dakord që të caktohej një kafene si përfaqësuese e 'inkubatorit'. Ky në fakt është një kufizim nga konceptet e vjetra, të cilat ne duhet t'i tejkalojmë. Në të vërtetë, çdo kompani që përmbush standardet tona, mund të bëhet pjesë e 'inkubatorit'."

Vitet e fundit, në Zhongguancun, kompanitë e teknologjisë së lartë kanë luajtur rol të dukshëm në drejtim të zhvillimit e të risive. Këto kompani kanë njohur një rritje të madhe. Disa kompani, si "Lenovo", JD, MI dhe "Baidu", janë bërë ose po bëhen sipërmarrje me një vëllim mbi 100 miliardë juanë.

Në gjashtëmujorin e parë të sivjetshëm, kompanitë e mëdha teknologjike në Zhongguancun shënuan një vëllim eksportesh mbi 15.24 miliardë dollarë amerikanë, shifër kjo 23.7 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për sa i përket përcaktimit të kompanive teknologjike, Zhongguancun ka një standard të veçantë. Zv.kryetari i Komitetit Administrativ të Zhongguancun-it Yang Jianhuan u shpreh:

"Lidhur me përcaktimin e kompanive teknologjike, kemi zgjedhur mënyrën ku ndikon më pak faktori njeri, duke ulur përqindjen e gjykimit nga specialistët në 20 %, nga 40 % që ishte më parë. Kjo nuk është ulje e standardit, por bëhet me synimin që të përhapet më tej standardi i ri i përcaktimit të kompanive teknologjike në mbarë vendin. Një gjë e tillë përshtatet më mirë me zhvillimin e kompanive teknologjike novatore."

Për të zbatuar politikat e zhvillimit të nxitur nga risitë, kryesorja është trajtimi i marrëdhënieve mes qeverisë dhe tregut. Tregu duhet të bëhet një forcë e vërtetë që konfiguron burimet rinovuese dhe kompanitë duhet të jenë shtylla e risive teknologjike. Tani, drejtuesit e zonës Zhongguancun po përpiqen të krijojnë një mjedis të mirë dhe të përmirësojnë shërbimet publike për kompanitë, posaçërisht ato novatore. Sivjet janë formuar tre platforma shërbimesh për novacionin dhe nisjen e biznesit, të cilat janë përkatësisht platforma e shërbimeve për transferimin teknologjik dhe të drejtat e pronësisë intelektuale, platforma e shërbimeve për novacionin dhe nisjen e biznesit në zonën kryesore të Zhongguancun-it, si dhe platforma e shërbimeve për novacionin e përbashkët.

"DeepGlint" është një kompani që merret me vizionin kompjuterik dhe intelegjencën artificiale. Ajo ka një vit në Zhongguancun dhe vëllimi i të ardhurave të saj i ka kaluar 1 miliard juanët. Drejtori ekzekutiv i kompanisë "DeepGlint" He Bofei e vlerëson lart komitetin administrativ të Zhongguancun-it.

"Kur kontaktoja me komitetin administrativ të Zhongguancun-it, vija re një dukuri shumë interesante. Sa herë takoheshim në kompaninë tonë, ata nuk vinin me vonesë asnjëherë dhe para takimit na pyesnin dhe konfirmonin shumë herë për një kohë të përshtatshme, pasi nuk donin që të na shqetësonin në punën tonë. Një përqendrim kaq profesional tek koha, si dhe një sjellje kaq e mirë ishin vërtet të papërfytyrueshme për ne," thotë He Bofei, drejtor ekzekutiv i kompanisë "DeepGlint".

Sipas treguesit Zhongguancun 2014, që u publikua kohët e fundit, në vitin 2013, treguesi kompleks i Zhongguancun-it u rrit në 242.1, 47.5 më shumë se në vitin 2012. Ekspertët vënë në dukje se nga të dhënat e treguesit të Zhongguancun-it del që aty mjedisi për risi dhe nisjen e biznesit po përmirësohet pandërprerë dhe aftësia novatore e kompanive në këtë zonë është ngritur gjithnjë e më shumë. "Mund të themi që tani zona Zhongguancun në mënyrë të qëndrueshme po bëhet qendra e novacionit teknologjik me ndikim globale," vënë në dukje ekspertët. (Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China