PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Haisco", kompania që krijoi dy miliarderë
2015-03-17 10:56:55 CRI Komenti juaj Printoni

46-vjeçari Wang Junmin ka studiuar në Universitetin Farmaceutik të Shenyang-ut, kryeqendra e provincës Liaoning të Kinës Verilindore, ndërsa 52-vjeçarja Fan Xiulian në Universitetin e Teknologjisë të Kinës Jugore në Guangzhou, kryeqendër e provincës Guangdong. Në vitin 2000 ata bashkëthemeluan sipërmarrjen e tyre private, pararendësin e atij që është sot Grupi Farmaceutik "Haisco" i Tibetit, që do t'i bënte të dy ata miliarderë.

Vendimi për të nisur biznesin në industrinë farmaceutike doli se ishte një lëvizje e zgjuar. Gjatë më shumë se një dhjetëvjeçari, kjo industri në Kinë ka pasur një rritje vjetore mbi 16 %. Shitjet e kompanive kryesore farmaceutike vendëse kanë njohur një rritje më të shpejtë se ato të kompanive perëndimore që kanë hyrë në tregun kinez të farmaceutikës. Në fund të këtij viti, pritet që Kina të ketë pesë kompani farmaceutike me të ardhura vjetore 50 miliardë juanë (afro 8 miliardë dollarë amerikanë) dhe më shumë se 100 kompani me të ardhura vjetore 10 miliardë juanë (rreth 1.6 miliardë dollarë amerikanë). Në vitin 2009 tregu farmaceutik në Kinë zinte vendin e nëntë në botë, ndërsa tani Kina është tregu i dytë për nga madhësia i farmaceutikës në botë, vetëm pas Shteteve të Bashkuara, dhe pritet që në një të ardhme jo të largët të bëhet tregu numër një. Sidoqoftë, duke pasur parasysh përmasën e madhe të popullsisë kineze dhe faktin e plakjes së kësaj popullsie, potenciali i tregut farmaceutik në Kinë është ende mjaft i madh. Ndërthurja e zhvillimit ekonomik me atë demografik, stimujt e qeverisë kineze dhe masat për mbulimin me kujdes shëndetësor të të gjithë popullsisë, forcimit i ndërgjegjësimit për shëndetin te publiku, konsolidimi i tregut dhe përmirësimi i kapacitetit të kërkim-zhvillimit pritet që ta ndihmojnë tregun kinez të farmaceutikës të bëhet një treg më i pjekur dhe më i zhvilluar. Në këto kushte, edhe "Haisco" ka njohur një zhvillim të shpejtë, duke u kthyer ndër kompanitë kryesore farmaceutike në Kinë dhe duke bërë pra deri tani dy miliarderë, dy bashkëthemeluesit e tij, Wang Junmin-in dhe Fan Xiulian-in

Pas një zhvillimi më shumë se 10-vjeçar, në janar 2012 "Haisco" u listua në Bursën e Shenzhen-it, me një ofertë ofertë publike fillestare prej 127 milionë dollarësh, duke e befasuar bashkësinë e biznesit, për shkak të sigurimit të fitimeve neto të mëdha, pas humbjeve të ndjeshme të arritura vetëm një vit më parë, në 2011-n.

Vlera e të ardhurave të Grupit Farmaceutik "Haisco" në vitin 2012 arriti në 802 milionë juanë (ose më shumë se 128 milionë dollarë amerikanë), me një rritje 33 % krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që fitimet neto u rritën 42 %, duke kapur shifrën e 443 milionë juanëve (ose më shumë se 71 milionë dollarë amerikanë). Ndërkohë në vitin 2013 të ardhurat neto të "Haisco"-s arritën në rreth 985 milionë juanë (ose 160 milionë dollarë amerikanë), ndërsa fitimet neto 523 milionë juanë (85 milionë dollarë amerikanë).

Vizioni i dy aksionerëve kryesorë të kompanisë, me përkatësisht 44.3 % dhe 23 % të aksioneve, Wang Junmin-it dhe Fan Xiulian-it - tashmë përkatësisht kryetari i Grupit Farmaceutik "Haisco" dhe nënkryetarja e këtij grupi - duhet t'i ketë bindur investitorët për potencialin e "Haisco"-s, duke e rritur ndjeshëm vlerën e aksioneve të saj dhe duke e bërë Wang Junmin-in miliarder, si edhe duke e çuar pasurinë e Fan Xiulian-it në gati një miliard dollarë amerikanë. Në majin e vitit 2013, një rritje prej 52 % e vlerës së këtyre aksioneve bëri që Fan Xiulian-i të jetë tashmë miliarderja e dytë e krijuar nga kompania farmaceutike "Haisco", me një pasuri 1.05 miliardë dollarë amerikanë, duke u përfshirë për herë të parë në Listën e Njerëzve më të Pasur në Botë të revistës "Forbes". Ndërkohë, javën e kaluar revista "Forbes" publikoi në uebsajtin e vet vlerën më të fundit të pasurisë së Wang Junmin-it, që tashmë arrin në 1.68 miliardë dollarë amerikanë.

Pas 15 vjet përpjekjesh dhe zhvillimi, "Haisco" është shndërruar në një grup të përfshirë prodhimin e barnave, studimin dhe krijimin e barnave të reja, si dhe shitjen e barnave etj. Shitjet vjetore janë mbi 800 milionë dollarë amerikanë. Vlera aktuale e tregut është 4 miliardë dollarë amerikanë.

"Haisco" ka shtatë kompani degë, duke përfshirë Kompaninë Farmaceutike "Haisco" të Hong-Kongut, Kompaninë Farmaceutike "Haisco" të Sichuan-it, Huludao Kompaninë Farmaceutike "Xintianweng" të Huludao-s, Kompaninë e Prodhimit të Barnave "Kangxin" të Chengdu-së, Kompaninë e Teknologjisë Biologjike "Haisco" të Tibetit etj.

Grupi Farmaceutik "Haisco" i Tibetit është një sipërmarrje që përparon me kohën dhe që është në rritje të shpejtë, duke pasur për qëllim të përpiqet vazhdimisht për zhvillimin dhe përsosjen e markës, të ofrojë produktet dhe shërbimet më të mira, të realizojë diversifikimin në bazë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të përpiqet të mbetet një udhëheqës në industrinë farmacuatike.

"Haisco" është nderuar me një numër çmimesh, si "Sipërmarrje e dalluar në fushën e risive në shkencë dhe teknologji", "Sipërmarrje e dalluar investimesh etj."

Grupi Farmaceutik "Haisco" i Tibetit renditet në vendin e 3-të në industrinë farmaceutike kimike të Kinës. Produktet e saj ndahen në shtatë grupe, si të ushqyerit parenteral, barnat e ndihmës së parë, antibiotikët, barnat për sistemin nervor etj.

Katër produktet kryesore të "Haisco"-s janë të gjitha katër barnat e para gjenerike në Kinë dhe janë përfshirë në Katalogun Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore. Produktet e kësaj kompanie janë të njohura gjerësisht e të mirëpritura nga mjekët dhe të sëmurët. Ato përdoren në 80% të spitaleve të kategorisë së parë në Kinë.

Shumë barna me patentë së cilës i ka kaluar afati, kanë qenë të suksesshme në tregjet globale, por nuk janë komercializuar në tregun kinez. "Haisco", pas novacionit me format dhe proceset përkatëse të prodhimit të këtyre barnave, ka riaplikuar për patentë dhe i ka hedhur ato në tregun e brendshëm.

Kostoja e studimit dhe e krijimit të këtyre barnave është e përqendruar kryesisht në fazën e hershme të provave klinike. Meqë këto barna ishin provuar nga tregu për më shumë se dhjetë vjet para prodhimit nga "Haisco", kishte një masë të madhe mbështetjeje me të dhëna për funksionet, mekanizmin, efektin mjekues dhe rreziqet e tyre, duke ulur shumë koston dhe rreziqet e kërkim-zhvillimit nga "Haisco".

"Haisco" ua kalon prodhimin e këtyre barnave kompanive të tjera, dhe ndihmon prodhuesit e produkteve farmaceutike të rritin fitimet e tyre duke shfrytëzuar plotësisht mbikapacitetin e tyre, çka i ka bërë këto barna shumë të popullarizuara në mesin e këtyre kompanive prodhuese, ndërsa "Haisco" ka bërë që kompanitë përkatëse të pakësojnë investimet e tyre në objektet e prodhimit në shkallë të gjerë.

Marrëdhënia midis "Haisco"-s dhe këtyre kompanive të prodhimit të barnave është e mbështetur në të ashtuquajturin "model fitimi me 'mbushje karburanti'". Të dyja palët së pari llogaritin shpenzimet e drejtpërdrejta të lëndëve të para, të materialeve ndihmëse e të materialeve ambalazhuese të nevojshme për prodhimin, pastaj vendosin partneritet afatgjatë dhe "Haisco" subvencionon një pjesë të shpenzimeve për të siguruar që prodhuesit të mbajnë një nivel të arsyeshëm fitimi. Duke zbatuar një model të tillë, blerjet e "Haisco"-s, p. sh., nga Kompania Farmaceutike "Tiantaishan" e Chengdu-së vetëm në vitin 2010 arritën në 150 milionë juanë (mbi 24 milionë dollarë amerikanë).

Grupi Farmaceutik "Haisco" i Tibetit mbështetet në një rrjet të zhvilluar shitjesh. "Haisco" ka më shumë se 900 agjenci shitjesh që mbulojnë të gjitha krahinat dhe qytetet e mëdha në të gjithë Kinën, dhe ndjek modelin e agjentit rajonal të shitjeve. Këto agjenci kanë më shumë se 8000 përfaqësues shitjesh në 1 500 qytete, 110 prej të cilave kanë një popullsi prej më shumë se 1 milion banorësh. Rrjeti i shitjeve i Grupi Farmaceutik "Haisco" të Tibetit mbulon më shumë se 3000 spitale në të gjithë Kinën.

Lidhur me të ardhmen, forcimi i imazhit të markës dhe shtimi i gamës së produkteve janë dy pikat kryesore ku do të fokusohet "Haisco".

"Që nga oferta jonë publike fillestare në Bursën e Shenzhen-it, ne e kemi shfrytëzuar fluksin e ri të fondeve për të optimizuar pikat tona kryesore konkurruese, duke i çuar paratë në një mënyrë më të efektshme në linjat e prodhimit më fitimprurëse," vë në dukje Fan Xiulian-i, së cilës i është dashur të konkurrojë për t'u bërë miliardere në një industri të mbizotëruar nga meshkujt.

"Ne jemi shumë krenarë për faktin se nga nëntë kompanitë me bazë në Tibet të kuotuara në bursë, tani 'Haisco' është më mirë financiarisht në të gjitha kategoritë," shton ajo.

Nga ana e tij, Wang Junmin-i e vë theksin edhe në bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të industrisë farmaceutike. "Ne do të donim që të bashkëpunonim me partnerë që dëshirojnë t'i shërbejnë industrisë farmaceutike, për të konsoliduar bazat e industrisë farmaceutike dhe për të krijuar një të ardhme më të shkëlqyer të kësaj industrie," thekson Wang-u.

Në zhvillimin e sotëm global të diversifikuar, përballë sfidave, por edhe mundësive të reja, në "Haisco" besojnë se vështirësitë nxitin rritjen dhe risitë ndërtojnë të ardhmen. "Për sa kohë që punojmë të gjithë bashkë, përcaktojmë qartë objektivat tona, shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që na paraqiten, ecim në vazhdën e së kaluarës e hapim rrugën e së ardhmes, dhe i përkushtohemi punës me entuziazëm më të madh, me moral më të lartë dhe me një stil më pragmatik, qëllimet tona me siguri do të realizohen dhe e ardhmja e 'Haisco'-s me siguri do të jetë më e mirë," shprehet Wang Junmin-i.

Biznesi kryesor i Grupit Farmaceutik "Haisco" është krijimi dhe prodhimi i barnave të reja terapeutike. "Haisco", që ka si objektiv kryesisht tregun e pjesës kontinentale të Kinës, por që sigurisht do të përpiqet të futet në një masë të madhe edhe në tregjet e eksportit, i kushton një vëmendje të madhe studimit dhe krijimit të produkteve të reja. Wang Junmin-i dhe Fan Xiulian-i i vlerësojnë risitë si rrugën ku duhet ecur me vendosmëri

"Për të krijuar një biznes shekullor, duhet që të gjithë ne në 'Haisco' të jemi me këmbë në tokë dhe të kemi pasion për qëllimin tonë të përbashkët, të eksplorojmë dhe të krijojmë vazhdimisht risi. Nëse hedhim hapa të vendosur në fushën e risive, me siguri do të hapim një rrugë të re," shprehet kryetari i Grupit "Haisco" Wang Junmin. Ndërsa numri dy i këtij grupi Fan Xiulian-i vë në dukje:

"Rritja jonë deri tani është mbështetur gjithmonë në një masë shumë të madhe në sjelljen e produkteve të reja farmaceutike në treg, dhe vendosja e fokusit tonë në risitë dhe në rritjen e numrin të barnave të krijuara e prodhura prej nesh nëpërmjet kërkim-zhvillimit nuk do të ndryshojë".

Wang Junmin-i dhe Fan Xiulian-i thonë se vëmendja e madhe që i kushton "Haisco" krijimit të risive bëri që kohët e fundit ky grup të tërheqë 30 ekspertë të rinj në bazat e veta të studimit e të prodhimit, duke përfshirë nëntë mbajtës të gradës "doktor". Tashmë më shumë se 1 500 punonjësit e Grupit Farmaceutik "Haisco" përfshijnë edhe mbi 50 me doktorë shkencash dhe më shumë se 100 veta me gradën "master".

Në funksion të vendosjes së risive në fokus, përveç dy bazave të prodhimit në provincat Liaoning dhe Sichuan, Grupi Farmaceutik "Haisco" i Tibetit ka krijuar qendrën e vet kërkimore-shkencore. Qendra Kërkimore-Shkencore e Grupit Farmaceutik "Haisco" ka krijuar me sukses më shumë se 10 produkte të reja dhe ka zënë një vend udhëheqës në fushat përkatëse në Kinën kontinentale. Si rrjedhojë e përvetësimit të teknologjisë së lartë dhe të zotërimit të përvojës disavjeçare të menaxhimit me efikasitetit, Qendra ka nisur më shumë se 20 projekte lidhur me sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare, të ushqyerit parenteral dhe sëmundjet diabetike.

Qendra Kërkimore-Shkencore e Grupit Farmaceutik "Haisco" të Tibetit ka njësi të kërkimit të barnave gjenerike, njësi të kërkimit të barnave të patentuara dhe bazë eksperimentale. Kjo qendër ka me qindra pajisje të përparuara kërkimore. Qendra Kërkimore-Shkencore e "Haisco"-s është ndër më modernet dhe më kryesoret në Kinë, duke nxitur kërkimin e risive në fushat kryesore nga një staf i specializuar.

Qendra Kërkimore-Shkencore e Grupit Farmaceutik "Haisco" të Tibetit ka një ekip të ri studiuesish, të përbërë nga më shumë se 250 të diplomuar ose mbajtës të gradave "doktor" e "master". Departamentet e shumta të kësaj qendre nxitin kërkimin e risive nga grupi "Haisco".

Pas vitesh investimesh të fuqishme dhe grumbullimit të një përvoje të pasur, Qendra Kërkimore-Shkencore e "Haisco-s" ka krijuar me sukses 24 produkte të reja dhe 15 prej tyre janë në treg, përfshirë barna kundër infeksioneve, për sistemin e tretjes, sistemin hematologjik, sistemin nervor, të ushqyerit parenteral etj. Shumë prej këtyre produkteve janë përfshirë në Listën Kombëtare Bazë të Barnave ose Listën Bazë të Barnave të Provincave, duke mbuluar një pjesë të mirë të spitaleve në Kinë dhe duke konsoliduar imazhin e markës.

Aktualisht Qendra Kërkimore-Shkencore e Grupit Farmaceutik "Haisco" të Tibetit ka 40 produkte të reja në zhvillim e sipër.

Wang Junmin-i dhe Fan Xiulian-i kurrë nuk e kanë harruar që rrënjët e kompanisë "Haisco" janë në Tibet. Tibeti është një zonë me një florë të veçantë dhe ku ndodhen disa prej bimëve më të rralla në botë dhe më të kërkuara nga industria farmaceutike, që rriten në një lartësi prej disa mijëra metrash dhe nga të cilat nxirret një pjesë e mirë e përbërësve parandalues e mjekues të mjekësisë tradicionale.

Wang Junmin-i dhe Fan Xiulian-i janë njerëz që nuk duan të bien në sy dhe që dëshirojnë që puna të flasë më shunë se fjalët, kështu që është shumë e vështirë t'i gjesh në media dhe rrallë japin intervista. Por në një intervistë shumë të rrallë që dha për një media vendore vitin e kaluar, Fan Xiulian-i u përqendrua në përgjegjësinë dhe ndihmesën e "Haisco"-s për shoqërinë në përgjithësi dhe Tibetin në veçanti.

"Qëllimi ynë është që t'i ndihmojmë njerëzit në Kinë që të gëzojnë të njëjtat produkte farmaceutike të cilësisë së lartë dhe të njëjtin trajtim si në mbarë botën," u shpreh Fan Xiulian-i. Kur u pyet se çfarë e bëri "Haisco"-n të dhuronte tre milionë juanë për Festivalin Kulturor "Yalong" në krahinën e Himalajave, përgjigjja e Fan-it ishte: "'Haisco' ka lindur dhe është rritur në Tibet dhe një pjesë e madhe e suksesit tonë mbështetet në ujin e pastër dhe bimësinë e pasur të rajonit." Më tej ajo shtoi: "Rritja e 'Haisco'-s ka qenë gjithashtu një nxitje e madhe për ekonominë e Tibetit, dhe anasjelltas, kështu që është e natyrshme që ne të ndihmojmë origjinën e suksesit tonë me çdo mënyrë që kemi mundësi."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China