PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Wei dhe "malli" i tij i ushqimeve të ngrira
2015-03-04 11:49:54 CRI Komenti juaj Printoni

Festa e Pranverës, siç quhet Viti i Ri kinez, përmbyllet me Festën e Fenerëve, në ditën e 15-të të muajit të parë sipas kalendarit hënor, dhe që sivjet bie më 5 mars. Festa e Fenerëve quhet ndryshe edhe Festa "Yuanxiao", për shkak të ushqimit tradicional të lidhur me këtë festë, yuanxiao-ve, ose tangyuan-ve. Ngrënia e yuanxiao-ve është një tjetër traditë e kësaj feste, përveç bërjes dhe ndezjes së fenerëve. Yuanxiao-t bëhen me miell orizi veshtullor dhe me afro 30 lloje mbushjesh të ndryshme, si susam, mushmollë kineze, hide, farëra frutash etj. Një ndër prodhueset më të njohura të tyre është kompania "Synear" e Zhengzhou-t, e themeluar dhe e drejtuar nga Li Wei.

Li Wei ka lindur në vitin 1968 në provincën Henan të Kinës Qendrore. Në vitin 1990 ai u diplomua për gazetari në Universitetin e Zhengzhou-t, por nuk ishte ky profesioni që donte të ndiqte në jetë. Më 1 qershor 1997 Li Wei krijoi po në Zhengzhou, kryeqendër e provincës Henan, Kompaninë e Ushqimeve të Ngrira "Synear" (ose "Sinian" në gjuhën kineze, që do të thotë "mall" ose "më merr malli"), e cila nisi të merrej me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të shpejta të ngrira.

Li Wei e mori vendimin për të nisur një biznes të tillë duke parë se ushqimet e ngrira (të tilla si yuanxiao-t, dhe jiaozi-të, që mund të quhen edhe si raviolit kineze) nisën të jenë gjithnjë e më popullore te konsumatorët në pjesën kontinentale të Kinës, duke u parë përgjithësisht si të shëndetshme e të volitshme e duke qenë kështu të përshtatshme për ritmin e shpejtë të jetës moderne. Kjo industri u zhvillua edhe falë shtimit me ritme të shpejta të familjeve kineze që zotërojnë një frigorifer, duke arritur në qytete nga një përqindje njëshifrore në mes të viteve '90 të shekullit të kaluar në më shumë se 95 për qind tani. Ndërkohë në vitin 2017 aftësia e ruajtjes frigoriferike në Kinë pritet t'ia kalojë asaj të Shteteve të Bashkuara, duke zënë kështu vendin e parë në botë.

Baza e "Synear"-it ishte në të njëjtin qytet, vetëm një kilometër larg, selisë së "Sanquan"-it, që vlerësohet si "koka e dragoit", pra kompani udhëheqëse në industrinë e ushqimeve të ngrira. Si një lojtar i ri dhe pa përvojë në këtë industri, "Synear"-i fillimisht mori "Sanquan"-in si model dhe u përpoq të imitonte sa më shumë të ishte e mundur gjithçka prej saj: planimetrinë e fabrikës, sistemin administrativ, procedurat e kualifikimit, marrëdhëniet me furnizuesit e edhe recetat. Siç thotë edhe vetë Li Wei, në fillim ai po synonte ta bënte "Synear"-in një "mini-Sanquan".

Ndonëse një qasje e tillë e ndihmoi "Synear"-in të marrë njëfarë nisjeje, me kalimin e kohës krijoi disa probleme. Klientët e kishin të vështirë të bënin dallime ndërmjet produkteve që ofronin të dy kompanitë. Në mënyrë të pashmangshme një gjë e tillë çoi në një luftë çmimesh ndërmjet "Synear"-it dhe "Sanquan"-it. Sigurisht "Synear"-i e kishte të pamundur ta fitonte një luftë të tillë, prandaj Li Wei vendosi të ndiqte modelin e pagesës pas shitjes nga dyqanet që tregtonin produktet e kompanisë së tij, po as kjo nuk funksionoi, për shkak të problemeve me vonesën e pagesës.

Përgjigjja e Li Wei-t ishte në disa mënyra: së pari, duke filluar shitjen e produkteve të "Synear"-it nëpër restorante, ku marzhi i fitimit ishte më i madh dhe korrektesa në pagesë më e madhe; së dyti, duke u përqendruar te klientët me të ardhura të mesme e të ulëta; së treti, duke filluar të mendojë për t'i bërë produktet e "Synear"-it të dallueshme nga ato të "Sanquan"-it.

Ideja për ta larguar vëmendjen nga klientët me të ardhura të larta e bëri Li Wei-n të mendojë për rrugët që mund të gjendeshin për të ulur koston e produkteve të "Synear"-it. Kështu, Li Wei vendosi që kompania të mos i tregtonte raviolit në pako të vogla, por të hapura, të paambalazhuara, prej nga shitësit mund të merrnin sasinë që donin, duke paguar kështu më pak për njësi peshe. Dhe kështu "Synear"-i ishte në gjendje t'i tregtonte produktet e veta me çmimet më të ulëta në treg, teksa "Sanquan"-i, suksesi i të cilit varej nga grishja që u bënte të gjitha grupeve, e jo vetëm atyre me të ardhura të mesme e të vogla, dhe në mënyrat tradicionale të prodhimit, e kishte të vështirë të ndiqte këtë prirje.

Po ashtu, Li Wei pati idenë për t'i bërë produktet e "Synear"-i të ndryshme nga ato të rivalit të vet duke i bërë të përshtatshme më shumë për të rinjtë si ai vetë. Li kishte vënë re me interes ndërgjegjësimin gjithnjë e në rritje për çështjet e mjedisit te konsumatorët e rinj në moshë. Për këtë qëllim "Synear"-i nisi të synonte zotërimin e "certifikatës së produktit të gjelbër", që asokohe sapo kishte nisur të jepej në Kinë. Nga ana tjetër, kompania nisi të përdorë bojëra natyrore për të prodhuar produkte në ngjyrë të gjelbër, përveç ngjyrës tradicionale, së bardhës. Kjo i bëri produktet e "Synear"-it të spikatnin në treg dhe të tërhiqnin vëmendjen drejt politikave të gjelbra. Më pas u shtua edhe ngjyra e verdhë, në nderim të Lumit të Verdhë, që kalon nëpër provincën Henan ku e ka qendrën "Synear"-i.

Kompania e ushqimit të ngrirë të shpejtë "Synear" e Zhengzhou-t është tashmë ndër kompanitë më të mëdha të ushqimeve të ngrira në Kinë, me më shumë se 200 lloje produktesh dhe me një pjesë të tregut vendës mbi 20 %. Në 18 gusht 2006 kompania u regjistrua në Bursën e Singaporit.

"Synear"-i ka tani më shumë se 15 mijë punonjës dhe të ardhura vjetore nga shitjet që arrijnë në 30 miliardë juanë (ose rreth 5 miliardë dollarë amerikanë). Kjo kompani ka një rrjet të shitjes dhe të shpërndarjes në më shumë se 20 provinca të Kinës. Produktet e saj janë të shpërndara në dyqane dhe supermarkete, duke përfshirë "Wal-Mart", "Supercentre", "Carrefour" dhe "Metro Cash". Produktet e kompanisë eksportohen tashmë edhe në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Francë, Itali, Japoni, Singapor dhe në vende e në rajone të tjera. "Synear"-i është përfshirë gjithashtu për 11 vjet rresht duke filluar nga viti 2004 ndër "500 markat më të vlefshme të Kinës". Kompania ka si zëdhënës yllin e kinematografisë Jackie Chan.

Kërkesa për ushqime të ngrira ka ardhur nga ndryshimi i madh në zakonet e blerjes të popullsisë qytetëse në Kinë, thotë Michael Gilmore, kreu i studimeve mbi konsumatorët aziatikë në firmën e kërkimeve "Nomura". Ai vë në dukje se nuk është e lehtë për të konkurruar në biznesin e ushqimeve të ngrira, por gjithashtu shton se "Synear"-i ka një ekip të mirë menaxhimi dhe epërsinë e produkteve me çmime të lira, duke qenë kështu shumë konkurrues në treg.

Vanessa Shiu, presidente e degës së Azisë të Firmës së Menaxhimit të Pasurive "Oberweis", e cila ka investuar te "Synear", shprehet se kjo kompani është "një mundësi tërheqëse investimi për forcën e saj të markës".

Themeluesi dhe drejtuesi i "Sanquan"-it Chen Zemin cilësohej për një kohë si "miliarderi i parë dhe i vetëm i ushqimeve të ngrira në botë." Por në vitin 2006, pas regjistrimit të "Synear"-it në Bursën e Singaporit, edhe Li Wei hyri në radhën e miliarderëve, me një pasuri pikërisht 1 miliard dollarë. Një vit më pas, në mars 2007 Li Wei u përfshi për herë të parë në "Listën e njerëzve më të pasur në botë" të revistës "Forbes".

Në shtator të vitit 2006, "Synear"-i u shpall furnizues zyrtar i ravolit kinez të ngrirë të Lojërave Olimpike të Pekinit të vitit 2008

Drejtorja e marketingut e Komisionit Organizator të Lojërave Olimpike të Pekinit, znj Yuan Bin, u shpreh: "Lojërat Olimpike janë edhe një ngjarje e madhe sportive dhe një takim miqësor i popujve nga anekënd globit. Dihet se Kina ka një kulturë të gjatë dhe të pasur gatimi. 'Synear'-i është një nga prodhuesit më të mëdhenj të raviolit të ngrirë në Kinë. Si një furnizues ekskluziv, 'Synear'-i do të shfaqë bukurinë dhe shijen e kuzhinës kineze dhe do të sjellë disa nga ushqimet më të mira të kësaj kuzhine për miqtë nga e gjithë bota."

Ndërsa zëvendëskryetari i Bordit Ekzekutiv të "Synear"-it Wang Peng u shpreh: "Për të qenë anëtar i familjes olimpike, 'Synear'-i ka bërë përgatitje të mëdha, qoftë në studim e prodhim, ashtu edhe në menaxhim, marketing e në të gjitha fushat. Bërja një furnizues ekskluziv i Lojërave Olimpike do të shënojë fillimin e një epoke të re për 'Synear'-in."

Dhe në të vërtetë, fitorja e ekskluzivitetit për të furnizuar me ravioli kinez Lojërat Olimpike të Pekinit ndihmoi në suksesin e mëtejshëm të firmës me bazë në Henan. Më pak se dy muaj pas vendimit, në fund të tetorit 2006, shitjet e "Synear"-it u rritën 43 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sushi japonez u bë i njohur në të gjithë botën pas Olimpiadës së Tokios të vitit 1964, ndërsa kimchi korean pas Olimpiadës së Seulit të vitit 1988. Li Wei beson se edhe ushqimet e ngrira kineze si yuanxiao e jiaozi do të kenë të njëjtin popullaritet dhe do të jenë po aq të pëlqyera.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China