PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sipërmarrësit kinezë analizojnë fjalimin e Li Keqiang-ut në Davos
2015-02-03 14:35:06 CRI Komenti juaj Printoni

Javën e kaluar kryeministri kinez Li Keqiang mbajti një fjalim në Forumin e Davosit, ku ai bëri të ditur gjendjen e re të ekonomisë kineze, duke shfaqur besim në rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të saj. Në fakt, gjatë procesit të reformave të thella dhe rregullimit strukturor, sipërmarrjet kineze janë ndikuar shumë nga gjendja e re ekonomike e Kinës. Për këtë arsye, kryeministri kinez në delegacionin e tij kishte përfshirë përfaqësues të njohur të biznesit kinez, duke krijuar gjithashtu një mundësi të mirë për vendosjen e lidhjeve të kompanive kineze në mbarë botën.

Sipas të dhënave zyrtare të Forumit të Davosit, në takimin e sivjetshëm të këtij Forumi morën pjesë mbi 80 përfaqësues të qarqeve politike dhe të biznesit të Kinës. Ndër ta kishte edhe drejtues të kompanive të mëdha kineze, të cilat e shfrytëzojnë Forumin e Davosit si një platformë, nëpërmjet së cilës bota mund të njihet në mënyrë më konkrete me ekonominë kineze. Kryeministri Li Keqiang në fjalimin e tij ka shtjelluar hollësisht të ashtuquajturën "gjendje e re normale e ekonomisë kineze" dhe sipërmarrësit kinezë janë ndër ata që e kanë ndier më shumë këtë gjendje të re. Presidentja e grupit të prodhimit të pajisjeve elektroshtëpiake "Gree", Dong Mingzhu, theksoi që në gjendjen e re normale, sipërmarrjet kineze duhet të përqendrohen tek ndryshimi i përmbajtjes dhe jo te ndryshimi sasior. Duke përdorur një metaforë, ajo theksoi vetëm një trup i fuqishëm mund t'u bëjë ballë rreziqeve.  


Dong Mingzhu

"Sipas mendimit tim, ka një pikë kthese në krahasim me të kaluarën. Tani nuk po flasim për rritje si ajo prej më shumë se 10 %. Ajo ishte vetëm një ndryshim në shifër. Ndërsa në gjendjen e re synojmë më shumë një ndryshim në përmbajtje ose cilësi. Mendoj që ndryshimi i përmbajtjes ka shumë rëndësi. Një njeri nuk mund të jetojë vetëm me kozmetikë dhe veshje të bukur, sepse shëndeti është më i rëndësishëm. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për gjendjen e re normale. Mund të përballojmë rrezikun vetëm kur të kemi një trup të fortë," thekson Dong Mingzhu, presidente e grupit "Gree".

Atëherë, për ekonominë kineze, që po kërkon të ketë "trup të fortë", cila është rruga e përshtatshme për ndryshimin e modelit të zhvillimit? Kjo ishte një nga pikat kryesore në fjalën e kryeministrit kinez në Davos. Ekonomia kineze po kalon nga shpejtësia e madhe e rritjes në një rritje të mesme e të lartë dhe zhvillimi i vendit po kalon nga niveli i ulët dhe i mesëm në atë të lartë. Ky ndryshim strategjik u ka sjellë sipërmarrjeve kineze raste dhe sfida. Presidenti i kompanisë CITIC Capital Zhang Yichen është i mendimit që në 2-3 vjetët e ardhshëm, kompanitë kineze do të hyjnë në një fazë kyçe ristrukturimi, duke sjellë edhe një rregullim të mëtejshëm strukturor të ekonomisë kineze.

"Unë personalisht mendoj që sfidat që do të përballojmë në vitin 2015 janë më të mëdha se në vitin 2014. Në vitin e kaluar, shumë kompani që duhej të dilnin nga tregu nuk u lejuan të falimentonin. Mendoj që në vitin 2015 ose 2016 ky proces do të fillojë. Kështu, besoj që në 2-3 vjetët e ardhshëm do të ketë një fazë ndryshimi të gjendjes së tanishme, e cila do të jetë një sfidë më e madhe.Por besoj se pas kësaj faze e gjitha struktura e ekonomisë kineze do të jetë më e rregullt. Megjithëse edhe rruga më pas nuk do të jetë e sheshtë, mendoj që kjo do të jetë faza më e vështirë," u shpreh Zhang Yichen.

"Gjendja e re normale" e ekonomisë kineze ka shtuar domosdoshmërinë për reforma strukturore. Li Keqiang në fjalën e tij në Forumin e Davosit bëri të ditura hapat konkrete për nxitjen e reformave strukturore, duke shprehur besimin e plotë të qeverisë kineze në këtë proces. Znj. Dong Mingzhu pranoi që reformat strukturore do të ndryshojnë patjetër modelin e funksionimit ose menaxhimit të bizneseve. Kështu, kompanitë kineze duhet të kenë më shumë guxim për risi dhe të mbajnë më shumë përgjegjësi për zhvillimin ekonomik të vendit. Vetëm kështu sipas saj Kina dhe bota do të kenë përfitime të përbashkëta.

"Në të kaluarën, kur flisim për novacion, zakonisht ishte fjala për blerjen e teknologjive nga jashtë. Por tani mendoj që novacioni duhet të jetë një gjë krejtësisht e re e krijuar nga ne. Me gjendjen e sotme besoj që duhet të kemi guximin të themi: ne mund t'i ndryshojmë të tjerët. Unë mendoj që, së pari, duhet të kemi teknologji të përparuar në një sektor; së dyti, produktet tona duhet të jetë mbrojnë mjedisin dhe të kursejnë energjinë; së treti, shpresojmë që të bashkëpunojmë me vendet e tjera me teknologjinë dhe modelin tonë menaxhues. Mendoj që synimi për përfitime të përbashkëta kanë rëndësi shumë të madhe. Por më e rëndësishmja është që duhet të kemi një kulturë, një kulturë të ndërthurur," u shpreh znj.Dong Mingzhu, presidente e grupit "Gree".

Kryeministri Li Keqiang u shpreh po ashtu në Davos që qeveria kineze është e gatshme të shtojë bashkëpunimin ndërkombëtar me përfitime të përbashkëta, duke krijuar një mjedis më të mirë për kompanitë kineze. Sipas tij, kjo është një nga synimet e qeverisë kineze në procesin e nxitjes së investimeve të kompanive kineze jashtë vendit. Presidenti i grupit kinez GPC Li Chuyuan ishte në Davos. Kjo është hera e parë që një përfaqësues i këtij grupi merr pjesë në këtë forum ndërkombëtar. Z. Li u shpreh që Forumi i Davosit ka ofruar një rast për komunikim dhe shkëmbim mendimesh me kompanitë e njohura të mbarë botës, çka është në të mirë të zhvillimit të ekonomisë botërore.

"Unë mendoj që vendet e botës nuk duhen të marrin parasysh vetëm gjendjen e zhvillimit të ekonomive të tyre, por edhe gjendjen e bizneseve në disa sektorë përfaqësues. Kështu, e gjitha bota do të jetë e integruar, do të ketë nxitje të ndërsjellë dhe zhvillim të përbashkët. Gjithashtu, ne mund të përplotësojmë njëri-tjetrin dhe të çojmë përpara sektorët ku e ushtrojmë veprimtarinë. Kështu, e gjithë shoqëria përparon, pasi të gjitha sektorët zhvillohen dhe, më në fund, do të zhvillohet edhe ekonomia botërore," tha presidenti i grupit kinez GPC Li Chuyuan.(Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China