PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, zhvillim i mëtejshëm në bazë të energjisë së pastër
2014-12-09 17:26:02 CRI Komenti juaj Printoni

Përdorimi i lëndëve djegëse, si qymyrguri, nafta dhe gazi, ka krijuar lehtësi të madhe për jetesën e njerëzve. Por këto lehtësi tani kanë shkaktuar probleme të mjedisit, duke ndikuar në zhvillimin, madje edhe në mbijetesën e njeriut. Kështu, rregullimi i strukturës energjetike është i domosdoshëm dhe energjia e pastër është një nga masat efikase për këtë qëllim.

Kryeministri kinez Li Keqiang ka vënë në dukje në disa raste që Kina, si ekonomia e 2-të më e madhe në botë, do të zhvillojë me të gjitha forcat energjinë e pastër. Tani në krahina të ndryshme të vendit janë ndërtuar centrale të energjisë së erës, hidrocentrale, centrale të energjisë fotovoltaike, si dhe centrale bërthamore bregdetare.

Ndër këto energji të pastra, energjia diellore përfaqëson drejtimin e zhvillimit të kësaj fushe. Kina ka burime të pasura diellore. Provinca Qinghai e Kinës Perëndimore është një nga krahinat kineze me energji më të pasur diellore. Pas disa vjet punimesh, në vitin 2011, në Girmu u ndërtua centrali i energjisë fotovoltaike me fuqi prej 200 megavatësh, vepra më e madhe në botë e energjisë fotovoltaike e lidhur drejtpërdrejt me rrjetin elektrik kombëtar. Krahas këtij centrali në Girmu, edhe grupi kinez "Yingli", që e nisi biznesin e vet në këtë fushë në vitin 1998, është tani prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve fotovoltaike. Zheng Xiaoqiang është përgjegjësi i grupit. Ai shprehet:

"Brenda tre muajsh kemi marrë porosi për pajisje me kapacitet mbi 200 megavatë, me vlerë mbi 2 miliardë juanë. Kjo shifër është më e madhe sesa vëllimi i përgjithshëm i shitjeve tona në tregun e vendit gjatë 10 vjetëve të fundit."


Foto: 王文 / 东方IC

Të dhënat tregojnë që deri në qershor të vitit 2014, grupi "Yingli" ka shitur në tregun global pajisje me një kapacitet të përgjithshëm mbi 10 gigavatë. Deri në tremujorin e 2-të të këtij viti, grupi "Yingli" u ka shitur mbi 40 milionë pajisje fotovoltaike klientëve nga më shumë se 50 vende e rajone të botës.

Vitet e fundit, me zhvillimin e mëtejshëm të energjisë së pastër, gjithnjë e më shumë kompani kanë hyrë në këtë fushë, duke shkaktuar konkurrencë më të ashpër. Por kjo gjendje ka nxitur zhvillimin e vrullshëm të teknologjisë në këtë sektor dhe ka ngritur në mënyrë të dukshme efektivitetin e shndërrimit të energjisë fotovoltaike. Kështu, kostoja e prodhimit të energjisë fotovoltaike është ulur me 50 % dhe në disa krahina kostoja e prodhimit të energjisë është më e ulët se çmimi i energjisë elektrike industriale. Hu Zhiyan është menaxherja e departamentit të kërkimeve të Grupit "Yingli". Ajo vë në dukje:

"Risitë teknologjike zakonisht nuk kanë efekt të shpejtë, por tregojnë forcën e vazhdueshme konkurruese. Kur gjendja e tregut është e mirë, të gjitha kompanitë mund t'i shesin produktet e veta, ndërsa kur gjendja është e dobët, teknologjia është e para dhe mund të krijojë fitime të shumta."

Në vitin 2012, Bashkimi Evropian shpalli nisjen e hetimit antidumping për pajisjet fotovoltaike të prodhuara nga Kina, çka dëmtoi rëndë sektorin fotovoltaik në Kinë. Për të nxitur zhvillimin e këtij sektori, në vitin 2012 dhe 2013, qeveria kineze në mënyrë të vazhdueshme ka publikuar një sërë politikash mbështetëse. Li Junfeng është drejtori i Komitetit të Energjisë së Ripërtëritshme pranë Shoqatës së Energjisë së Riqarkullueshme të Kinës. Ai është i mendimit që, me përkrahjen e politikave përkatëse, Kina në të ardhmen do të ketë një rritje jashtëzakonisht të madhe në këtë sektor.

"Mund ta përshkruajmë këtë rritje si shpërthyese. Parashikojmë që në katër ose pesë vjetët e ardhshëm, kapaciteti ynë i instaluar mund të zërë 30-40 % të vëllimit të përgjithshëm botëror. Ka mundësi që në atë kohë, gjysma e pajisjeve të tilla të prodhohen nga Kina," tha Li Junfeng.

Krahas energjisë diellore, edhe energjia e erës ka një treg të madh në Kinë. Për arsye të kushteve të përshtatshme, energjia e erës vitet e fundit ka pasur zhvillim të shpejtë në Kinë, posaçërisht në pjesën perëndimore të vendit. Në vitin 2012, për nivelin e prodhimit të energjisë elektrike me energjinë e erës Kina u rendit në vendin e 10-të të botës dhe përqindja e kësaj energjie e kaloi atë të energjisë bërthamore. Në vitin 2013, kapaciteti i gjeneratorëve të rinj dhe i të gjithë gjeneratorëve të instaluar në Kinë zunë vendin e parë në botë.

Provinca Gansu ndodhet në pjesën perëndimore të Kinës. Atje ka burime të pasura të erës. Sipas parashikimeve, rezerva e përgjithshme e energjisë së erës në qytetin Jiuquan të Gansu-së është 150 milionë kilovatë dhe aty ka kushte të përshtatshme të ndërtohet një central i madh për prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet energjisë së erës. Në vitin 2008 qeveria kineze miratoi ndërtimin e një centrali të tillë me kapacitet mbi 10 milionë kW. Li Junfeng u shpreh që potenciali i energjisë së erës në Jiuquan është shumë i madh.


Foto: 高志星 / 东方IC

"Në Jiuquan mund të shohësh vetë. Qoftë në lindje, qoftë në veri, nuk ka fabrika brenda qindra kilometrash. Këtu industria është e pamundur, por ka kushte shumë të mira për ndërtimin e centraleve të energjisë së erës. Jiuquan-i ka potencial të madh në energjinë e erës. Themi që kapaciteti i energjisë së erës është mbi 10 milionë kilovatë dhe mund të arrijë në mbi 100 milionë kilovatë," tha Li Junfeng, drejtor i Komitetit të Energjisë së Ripërtëritshme të Kinës.

Siç mësohet, një projekt i këtij niveli për prodhimin e energjisë elektrike me energjinë e erës është i pari në mbarë botën. Përgjegjësi i këtij projekti në bashkinë e Jiuquan-it Li Jianhua bëri të ditur që në këtë projekt janë bërë investime prej 120 miliardë juanësh dhe ndërtimi do të mbarojë deri në vitin 2020.

"Sipas planit, deri në vitin 2015, do të realizojmë një kapacitet të instaluar prej 12.71 milionë kilovatësh. Në vitin 2020, sipas kërkesave nga provinca Gansu, kapaciteti do të arrijë në 20 milionë kilovatë. Pas vitit 2020, do të vazhdojmë me 20 milionë kilovatë të tjerë. Plani është që ta mbarojmë këtë projekt me kapacitet prej 40 milionë kilovatësh në mënyrë graduale," u shpreh Li Jianhua.

Projekti për prodhimin i energjisë elektrike me energji të pastër është vetëm një pjesë e vogël e gjithë këtij sektori në Kinë. Pas vitesh zhvillimi, tani prodhimi i energjisë elektrike me energjinë e erës zë mbi 3 % të prodhimit të përgjithshëm të vendit. Përveç këtyre energjive të reja, Kina po zhvillon aktivisht energji të tjera të ripërtëritshme, si gazi natyror, bioenergjia, energjia gjeotermike dhe energjia detare. Deri në fund të vitit 2012, vëllimi i përgjithshëm i prodhimit të energjisë elektrike me energji të ripërtëritshme zuri 20 % të prodhimit të përgjithshëm në mbarë Kinën. (Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China