PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dai Weimin-i: "Unë nuk punoj vetëm për të fituar"
2014-11-25 10:12:56 CRI Komenti juaj Printoni

Dai Weimin-i, i njohur edhe si Wayne Dai, është vëllai i Weili Dai-së, basketbollistes që u bë miliardere dhe një ndër drejtueset më të njohura të biznesit sot në botë, krijuesja e kompanisë së gjysmëpërcjellësve "Marvell". Në vitin 1979 familja e tyre emigroi nga Shangai për në San-Francisko të Shteteve të Bashkuara. Weili Dai dhe dy vëllezërit e saj u bënë biznesmenë të njohur, duke qenë shembuj të suksesit të emigrantëve kinezë në Shtetet e Bashkuara. E ashtu siWeili Dai,edhe Dai Weimin-ie krijoi pasurinë dhe famën nëpërmjet krijimit të një kompanie gjysmëpërcjellësish.

Në kulmin e lulëzimit të internetit në vitin 2001, Dai Weimin-i e la punën e tij prej një dekade si profesor i inxhinierisë kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë në Santa Kruz për të filluar kompaninë e vet të teknologjisë së lartë.


Foto: 严明磊 / 东方IC

Atëherë ishte i ashtuquajturi "Perëndim i egër" për kompanitë e reja të teknologjisë së lartë, të cilat shfaqeshin çdo ditë me ëndrrën për të arritur madhështinë e "Microsoft"-it. Më pas mijëra prej këtyre kompanive falimentuan, por sipërmarrja e Dai Weimin-it ishte në mesin e atyre që mbijetuan.

Dai Weimin-i mbetet i palodhur në kërkim të risive në modelin e tij të biznesit, të cilin ai e krahason me "Strategjinë 'Oqeani Blu'", titulli i një libri të "lundrimit" në tregjet e paeksploruara nga W. Chan Kim dhe Renee Mauborgne, për të cilin Dai Weimin-i shprehet se, bashkë edhe "Një botë e sheshtë", janë librat tek të cilët ai gjen frymëzim.

Si themelues dhe zyrtar kryeekzekutiv i "VeriSilicon"-it në Zonën e Teknologjisë së Lartë "Zhangjiang" të Shangait, Dai Weimin-i ndodhet diku pranë majës së "zinxhirit ushqimor" të teknologjisë së lartë, duke u ofruar shërbime të projektimit të gjysmëpërcjellësve me vlerë të shtuar të lartë dhe të specializuara kompanive të prodhimit të gjysmëpërcjellësve.

Dai Weimin-ipërdor një analogji për të shpjeguar konceptin e vet të biznesit: "Përfytyroni sikur jemi në biznesin e ndërtimit. Ne furnizojmë me tulla ata që ndërtojnë shtëpitë."

Por, sigurisht, ajo që Dai Weimin-idhe kompania e tij "VeriSilicon" bëjnë është pak më e ndërlikuar se kaq.


Foto: 钱小蹲 / 东方IC

"VeriSilicon"-i është kompani udhëheqëse në prodhimin e të ashtuquajturve "qarqe të integruara për përdorime të veçanta", e specializuar në shërbimet e projektimit të gjysmëpërçuesve kompjuterikë për më shumë se 500 klientë, duke përfshirë "Broadcom", "Fujitsu" dhe "Bosch". Produktet e saj janë të një game të gjerë, që nga pajisjet e komunikacionit jokabllor dhe multimedial, deri tek ato të brezit të katërt për telefonat celularë.

"VeriSilicon"-i punëson gjithsej rreth 400 veta, 250 prej të cilëve punojnë në një zyrë të gjerë e plot diell në Shangai. Kompania ka rreth 180 inxhinierë, 30 nga të cilët në Shtetet e Bashkuara. Selia e "VeriSilicon"-it është në Shangai, por kompania ka gjithashtu zyra projektimi e mbështetjeje në "Silicon Valley" të Kalifornisë e Dallas në Shtetet e Bashkuara, Tokio, Nisë, Tajpei dhe Seul. Gjysma e të ardhurave të kompanisë "VeriSilicon" vjen nga klientët e saj në ShBA dhe Japoni, ndërsa gjysma tjetër kryesisht nga Kina kontinentale dhe Tajvani.

Kërkesa e madhe për shërbimet e kompanisë së Dai Weimin-it është pasqyruar gjerësisht në rritjen 100 për qind të shitjeve të saj për disa vjet me radhë.

"Është ai biznes i lulëzuar që unë shpresoja se do të ishte në vitin 2001, kur e fillova," thotë Dai Weimin-i, besimi i të cilit në modelin e biznesit të krijuar prej tij mori një shtysë të dukshme në vitin 2007, kur ai fitoi çmimin "Sipërmarrësi kinez i vitit" nga firma e njohur e shërbimeve profesionale "Ernst & Young".

Kompania "VeriSilicon" e siguron pjesën më të madhe të të ardhurave të saj nga taksat e licencimit të pronësisë intelektuale, kurse pjesën tjetër nëpërmjet projektimit të gjysmëpërcjellësve dhe shërbimeve përkatëse.

"VeriSilicon"-i është tashmë një korporatë ndërkombëtarisht konkurruese, që rivalizon kompani të tilla ofruese të pronësisë intelektuale si CEVA dhe kompani të prodhimit të qarqe të integruara për përdorime të veçanta si "eSilicon".

Që nga fillimi i këtij shekulli, projektimi i gjysmëpërcjellësve është bërë gjithnjë e më i integruar dhe kompleks. Industria e qarqeve të integruara ka njohur një ndarje të mëtejshme pune në zinxhirin e shërbimit të projektimit. Dai Weimin-ie parashikoi këtë prirje dhe e shfrytëzoi këtë mundësi kur pak të tjerë treguan besim në debutimin e "VeriSilicon"-ut në vitin 2001.

Dai Weimin-isë pari e filloi me krijimin e një platforme për prodhimin e dizajneve të reja të gjysmëpërcjellësve, duke krijuar në të njëjtën kohë partneritete me kompani prodhimi të gjysmëpërcjellësve. Të mbështetura nga shërbimet e kompanive të projektimit si "VeriSilicon", kompanitë e prodhimit zbuluan se ato mund të përfitonin nga shkurtimi i kohës dhe I kostos së prodhimit.

"Kjo është pjesë e një prirjeje shumë më të gjerë globale të ndarjes së punës, që lejon një fazë të re të zhvillimit industrial", thotë Dai Weimin-i. "Ajo që po bëj unë tani, është e ngjashme me atë që bëri 20 vjet më parë Morris Chang kur themeloi Kompaninë e Prodhimit të Gjysmëpërcjellësve të Tajvanit. Të dy ne kemi përfituar nga një model i ri biznesi. Pikërisht risia e një modeli biznesi është çelësi i suksesit në tregun e sotëm të tejngopur."

Mund t'i arrish risitë teknologjike në mënyra të ndryshme, vë në dukje Dai Weimin-i. "Ndërsa investojmë në forcimin e aftësive tona kërkimore, ne nuk ngurrojmë të sjellim nga jashtë teknologji të përparuara nëpërmjet blerjeve e bashkimeve ose licensimit, dhe të krijojmë risi mbi këtë bazë. Edhe kjo është, sipas mendimit tim, një formë e risive teknologjike."

Por edhe pse "VeriSilicon"-i është në gjendje të prodhojë gjysmëpërcjellës të vetët pas investimeve të qëndrueshme në kërkim-zhvillim, Dai Weimin-inuk mendon se kompania duhet të nxjerrë produkte të markës së vet. Ai thotë se një gjë e tillë kërkon një rrjet marketingu dhe shpërndarjeje të konsoliduar dhe investime të konsiderueshme. Duke u fokusuar vetëm në ofrimin e shërbimeve të projektimit për kompanitë e prodhimit të gjysmëpërcjellësve, "VeriSilicon"-i është në gjendje për të përmbushur nevojat e tregjeve të ndryshme të aplikimit dhe të zvogëlojë rreziqet në shitjen e produkteve.

I pyetur se cili është çelësi i suksesit të tij, Dai Weimin-i shprehet: "Sipas mendimit tim, arsyeja është një kulturë ndërkombëtare korporative që jam përpjekur të fus te 'VeriSilicon'-i dhe kultivimi i talenteve te kjo kompani. E fundit, por sigurisht jo më pak e rëndësishme, është se unë nuk punoj duke pasur nëpër mend vetëm fitimet. Unë mendoj se një sipërmarrës i suksesshëm duhet të ketë vizionin e vet të veçantë dhe duhet të bëjë të gjitha përpjekjet, me qëllim që ta realizojë këtë vizion. Për mua, të provuarit e një modeli të ri biznesi dhe arritja e suksesit nëpërmjet këtij modeli është një përvojë shumë e dobishme."

Po cilat janë pasionet e Dai Weimin-it?

"Unë kam një gamë të gjerë interesash," shprehet ai, "si për shembull, dëgjimi i muzikës, noti e udhëtimet. Po ashtu më pëlqen shumë edhe mësimdhënia. Unë kam punuar si pedagog dhe kjo ka qenë një përvojë shumë e mirë për mua. Aktualisht ne po krijojmë rrjete të bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë, sepse, siç e thashë, unë mendoj se kultivimi i talenteve është një nga çelësat e suksesit."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China