PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xinjiang-u, zona bazë e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit
2014-09-02 11:25:03 CRI Komenti juaj Printoni

Vitin e kaluar kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping propozoi për herë të parë konceptin strategjik të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit në fjalimin e tij të mbajtur në Kazakistan. Ai sugjeroi krijimin e atij që e quajti "megabashkëpunim ndërrajonal" nëpërmjet bashkërendimit të politikave, lidhjeve rrugore, lirisë së tregtisë, ndërkëmbimit të monedhave dhe kontakteve mes popujve. Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit i Kinës ndodhet në zemër të Euroazisë dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në Brezin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit.

Në mbledhjen e dytë të Komitetit Qendror të PKK-së mbi zhvillimin e Xinjiang-ut të mbajtur pak kohë më parë, u kërkua që të shpejtohet më tej hapja me jashtë e këtij rajoni dhe të bëhen të gjitha përpjekjet që ai të jetë një zonë kyçe e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit. Xinjiang-u tani ndodhet përpara një rasti shumë të mirë zhvillimi. Zhang Chunxian është kryetar i Komitetit të Partisë të Rajonit Autonom të Xinjiang-ut . Ai është i mendimit që tani ky rajon ndodhet në një fazë të artë zhvillimi.


Foto nga CFP

"Vitet e fundit, me mbështetjen nga shteti, janë kryer ndërtimi infrastrukturor dhe zbatimi i projekteve në sektorët bazë që kanë lidhje me zhvillimin e gjithanshëm dhe afatgjatë të Xinjiang-ut, i cili ka hyrë tashmë në fazën e zhvillimit më të shpejtë në historinë e vet. Vjet vëllimi i përgjithshëm i prodhimit në Xinjiang u rrit me 11.1 %, ndërsa të ardhurat për frymë arritën në 6174 dollarë amerikanë. Të ardhurat publike u shtuan me 24.2 % dhe investimet në kapitale fikse në mbarë rajonin u ngritën me 30.2 %. Gjithashtu, të ardhurat e disponueshme për frymë në zonat urbane janë rritur me 10.9 %, ndërsa të ardhurat nga turizmi kanë shënuar një rritje 16.9 %. Krahas kësaj, sivjet do të vihet në shfrytëzim linja e dytë hekurudhore Lanzhou-Xinjiang. Me trena të shpejtësisë së lartë, koha e udhëtimit mes qytetit Lanzhou dhe Xinjiang-ut do të përgjysmohet dhe kapaciteti i transportit të udhëtarëve dhe mallrave do të dyfishohet. Jemi të bindur që ekonomia e Xinjiang-ut do të ketë një shans të ri zhvillimi," tha Zhang Chunxian-i.

Siç e vuri në dukje z. Zhang, në fund të këtij viti do të vihet në përdorim hekurudha e parë e shpejtësisë së lartë mes qytetit Lanzhou dhe Xinjiang-ut, e cila do të bëjë që Xinjiang-u të hyjë në periudhën e linjës së shpejtë hekurudhore. Kryetari i Komisionit të Zhvillimit dhe Reformës të Xinjiang-ut Zhang Chunlin vë në dukje që një sistem i integruar transporti do të shpejtojë më tej qarkullimin e personave, mallrave dhe informacionit në këtë rajon.


Foto nga CFP

"Me ndërtimin e një sistemi të integruar transporti mund të ngremë qendra logjistike, kulturore teknologjike dhe tregtare. Unë mendoj që më e rëndësishmja janë rrugët që lidhin krahina të ndryshme dhe banorët e tyre. Vetëm me një logjistikë efikase mund të realizohen përfitime të ndërsjella. Vetëm kështu mund të zhvillohemi bashkë dhe të mbledhim së bashku frytet e zhvillimit të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit," tha Zhang Chunlin.

Autoritetet e Rajonit Autonom të Xinjiang-ut kanë thënë që në të ardhmen zhvillimi i Xinjiang-ut do të përqendrohet më tej te niveli i jetesës në këtë rajon dhe kanë theksuar se zhvillimi duhet të përmirësojë nivelin e jetesës së banorëve dhe të ndihmojë edhe në zhvillimin lokal. Gao Jianlong-u është kryetari i Akademisë së Shkencave Shoqërore të Xinjiang-ut. Ai u shpreh që fokusimi te niveli i jetesës do të thotë që, gjatë procesit të zhvillimit, duhet të pasurohen të gjithë banorët.


Foto nga CFP

"Zhvillimi duhet të fokusohet te niveli i jetesës së banorëve. Ndërtimi i Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit duhet të sigurojë përfitime të ndërsjella dhe duhet të pasurojë banorët e këtij rajoni, si dhe të gjithë popujt që jetojnë përgjatë këtij brezi ekonomik. P.sh. me shtimin e shkëmbimit të mallrave, duhet të krijojmë lehtësi më të shumta doganore. Ndërkohë, me politika më lehtësuese turistike, mund të tërheqim më shumë vizitorë në Xinjiang, si dhe në mbarë vendin. Pas shtimit të transportit të mallrave, me taksa më të ulëta, çmimi i mallrave do të ulet shumë. Kjo do të jetë në të mirë të përmirësimit të jetesës së banorëve që jetojnë rreth këtij brezi ekonomik. Zhvillimi, në fund të fundit, duhet të sjellë të mira për banorët e thjeshtë," tha Gao Jianlong.

Kryetari i Komisionit të Zhvillimit dhe Reformës të Xinjiang-ut Zhang Chunlin është i mendimit që, në të ardhmen, Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit, duke u mbështetur te energjetika, do të zhvillojë edhe sektorët e tjerë, si industrinë tekstile, bujqësinë dhe industrinë e përpunimit të produkteve të importuara nga vendet fqinje, për të krijuar më shumë vende pune për banorët lokalë.


Foto nga CFP

"Ne do të vazhdojmë të ngulim këmbë në sektorin energjetik, duke zhvilluar njëkohësisht me të gjitha forcat sektorët me punë intensive, si industrinë tekstile dhe bujqësinë, si edhe sektorin e përpunimit të mëtejshëm të produkteve të importuara nga vendet fqinje. Do të shfrytëzojmë ndërtimin e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit për ta shndërruar Xinjiang-un në një bazë të madhe të industrisë qymyrgurore dhe të energjisë së erës, për të dhënë ndihmesë aktive në sigurinë energjetike të vendit," u shpreh Zhang Chunlin, kryetari i Komisionit të Zhvillimit dhe Reformës të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit. (Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China