PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Korporata kineze State Grid, aksionare e kompanisë italiane CDP Reti
2014-08-05 09:20:03 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, korporata kineze e shpërndarjes së energjisë elektrike State Grid dhe grupi italian CDP nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë. Sipas marrëveshjes, State Grid do të blejë për 2.1 miliardë euro 35 % të aksioneve të kompanisë energjetike CDP Reti të grupit CDP. Ky është investimi më i madh i kompanive kineze në Itali dhe është vlerësuar si një shembull tjetër pozitiv i së ashtuquajturës "dalje jashtë vendit" e kompanive kineze.

Marrëveshja u nënshkrua në Pallatin "Chigi" në Romë në prani të kryeministrit italian Matteo Renzi dhe ambasadorit të Kinës në Itali Li Ruiyu. Sipas marrëveshjes, "State Grid" do të zotërojë 35 % të aksioneve të CDP Reti, që më parë mbaheshin nga korporata shtetërore elektroenergjetike italiane TERNA dhe korporata shtetërore italiane e gazit natyror SNAM. Kjo do të thotë që korporata kineze do të ketë tashmë 10 % të aksioneve të TERNA-s dhe mbi 10 % të aksioneve të SNAM-it. Blerja simbolizon fillimin zyrtar të biznesit të korporatës kineze State Grid në Itali.

Vlera e blerjes së aksioneve është 2.1 miliardë euro, duke qenë njëkohësisht investimi më i madh i kompanive kineze në Itali. I gjithë fondi do të sigurohet me financim ndërkombëtar nëpërmjet tenderit nga korporata State Grid. Më pas, State Grid do të emërojë dy anëtarët e bordit drejtues të kompanisë CDP Reti.

Para nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri italian Matteo Renzi pati një takim me presidentin e korporatës State Grid, Liu Zhenya. Në takim u diskutua mbi nxitjen e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve në fushën energjetike. Lidhur me këtë bashkëpunim, Liu Zhenya tha:

"Italia ka stabilitet shoqëror, mekanizëm mbikëqyrjeje transparent dhe mjedis të mirë për investime. Nën drejtimin e kryeministrit Renzi, ekonomia italiane ka filluar një mëkëmbje të fuqishme. Korporata State Grid është e gatshme, duke e shfrytëzuar këtë mundësi, të forcojë bashkëpunimin me kompanitë përkatëse italiane në punët publike dhe investimet infrastrukturore, për të përhapur aplikimin e teknologjive UHV dhe Smart, si dhe për të nxitur zhvillimin dhe risitë në sektorin energjetik në Itali."

Presidenti i grupit CDP Franco Basanini e vlerësoi lart bashkëpunimin me korporatën kineze State Grid. Ai është i mendimit që kjo marrëveshje ka krijuar hapësira për shtimin e bashkëpunimit dypalësh. Basanini shpreson gjithashtu që nëpërmjet këtij bashkëpunimi, Kina dhe Italia do të kenë shumë për të ofruar edhe në procesin e zhvillimit të mbarë rrjetin energjetik europian.

"Korporata shtetërore italiane e gazit natyror SNAM dhe korporata elektroenergjetike TERNA kanë potencial që të luajnë rol të rëndësishëm në Europë. SNAM-i mund të bëhet një superfuqi gazsjellëse në mbarë Europën, ndërsa TERNA mund të luajë një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Nga kjo anë, ky bashkëpunim mes dy palëve mund të ndihmojë për realizimin e këtij synimi," tha Basanini.

Basanini bëri të ditur që Italia do t'i shfrytëzojë investimet e korporatës kineze State Grid për mbështetjen e ekonomisë kombëtare, për të ndihmuar në rimëkëmbjen e saj. Sipas tij, ky është edhe synimi i qeverisë italiane në shpejtimin e privatizimit të kompanive shtetërore.

Ambasadori i Kinës në Itali Li Ruiyu e vlerësoi lart bashkëpunimin mes grupeve State Grid dhe CDP, duke shprehur mendimin që ky është një gur themeli për thellimin e bashkëpunimit Kinë-Itali në fushën energjetike.

"Korporata State Grid është kompania më e madhe në botë e punëve publike. Ajo ka përparësi të dukshme në teknologji, kapitale, ekspertë dhe nivelin e menaxhimit. Ndërsa kompanitë italiane SNAM dhe TERNA janë kompani në rang kombëtar të shpërndarjes së energjisë dhe gazit natyror, që kanë përmasa dhe ndikime të mëdha në këto fusha. Ky bashkëpunim mund të vlerësohet si një projekt me përfitime të përbashkëta mes fuqive të mëdha," tha ambasadori i Kinës në Itali Li Ruiyu.

Vitet e fundit, korporata State Grid ka realizuar me sukses shumë projekte në vende të ndryshme. Kryemenaxheri i Kompanisë së Zhvillimit Ndërkombëtar të korporatës State Grid, Zhu Guangchao, u shpreh që arritjet e State Grid jashtë vendit bazohen në teknologjitë UHV e SMART dhe menaxhimin efikas të rrjetit të shpërndarjes, që janë të nivelit botëror. Për arsye të nivelit të lartë teknologjik, State Grid ka tërhequr vëmendjen e madhe të kompanive partnere gjatë procesit të ndërkombëtarizimit të saj.

Gjatë këtij procesi, State Grid ka hartuar plane të hollësishme e shkencore dhe ka pasur një menaxhim të qëndrueshëm, duke formuar një rrjet efektiv në mbarë tregun ndërkombëtar. Kjo ka nxitur një rritje të fuqishme në fitimet e kompanisë dhe ka siguruar rritje të qëndrueshme të aseteve të saj. Përveç kësaj, gjatë këtij procesi, korporata kineze State Grid ka nxitur edhe eksportin e pajisjeve vendëse të energjisë, duke u bërë një shembull i mirë për kompanitë kineze të teknologjisë së lartë. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China