PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Panairi i Ningbo-s, produktet shqiptare takohen për herë të parë me konsumatorin kinez
2014-06-17 17:00:29 CRI Komenti juaj Printoni

Nga 8 deri më 11 qershor, në qytetin Ningbo të Kinës Lindore u zhvillua Panairi i Mallrave të Europës Qendrore e Lindore, në të cilin u ekspozuan produktet e 16 vendeve europianoqendrore e europianolindore.

Ndër produktet e shumta, mallrat shqiptare u lanë konsumatorëve kinezë një përshtypje të thellë, pasi ato ishin me cilësi të lartë dhe biologjike.


Z.Çelmeta në intervistën me CRISHQIP


Pavioni shqiptar në Panairin Ningbo2014

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Kinë, Idriz Çelmeta, u shpreh se kjo është hera e parë që kompanitë shqiptare marrin pjesë në një panair ndërkombëtar në Kinë.

"Kemi parë që, si hera e parë, produktet shqiptare në Kinë janë të mirëpritura nga konsumatorët kinezë dhe ka pasur një interesim të vazhdueshëm qysh nga dita e parë deri më sot. Edhe disa sasi të vajit, mjaltit dhe të verave janë shitur, janë blerë nga konsumatorët. Janë marrë edhe mostra për t'u paraqitur. Kemi interesim nga firma të ndryshme kineze, të cilat kanë ardhur dhe kanë shkëmbyer informacion, me qëllim që të lidhen në një kohë sa më të shpejtë," tha Çelmeta. (Jiang Lei/Artani)

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China