PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kompanitë kineze hyjnë në tregun e Evropës Lindore
2013-03-26 19:50:14 CRI Komenti juaj Printoni

Për një kohë të gjatë, qeveria kineze ka nxitur ndërmarrjet kineze të bëjnë investime jashtë vendit. Ish-kryeministri Wen Jiabao në raportin e tij të mbajtur gjatë sesionit të parë të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës kërkoi përsëri që të shpejtohet procesi i investimeve kineze në tregun ndërkombëtar, që njihet gjithashtu si strategjia e "daljes në botë".

"Duhet kaluar nga prodhimi masiv në prodhimin me cilësi, nga përparësia e kostos dhe çmimit në përparësitë komplekse, për të krijuar një përparësi të re me teknologji, cilësi dhe shërbim të mirë. Duhet të shfrytëzohen investimet e huaja, të inkurajohen investimet në tregun ndërkombëtar, si dhe të përkrahet dalja jashtë vendit e kompanive, për të zgjeruar hapësirën e re në zhvillimin ekonomik."

Në të vërtetë qeveria kineze e ka filluar inkurajimin për daljen jashtë vendit të firmave kineze që nga viti 2007. Më pas, strategjia e "daljes në botë" është bërë një platformë e rëndësishme për rregullimin strukturor të ekonomisë kineze. Pas shpërthimit të krizës financiare, Evropa Lindore është vënë në fokusin e ndërmarrjeve kineze. Grupi i makinerive "Liugong" ka blerë një pjesë të kompanisë polake HSW, duke u bërë shembulli i investimeve kineze në tregun ndërkombëtar. Qoftë për HSW, qoftë për "Liugong", kjo blerje është me përfitim dhe baza e këtij përfitimi është besimi i ndërsjellë.

Tan Zuozhou është kryemenaxheri i kompanisë "Liugong" në Poloni:

"Çështja më e madhe është besimi, pasi mungesa e besimit pengon të gjithë bashkëpunimin. Nëse nuk ka mjaft besim, qoftë menaxherët, qoftë punëtorët do të kenë dyshime për mbarë projektin, çka do të shkaktojë shumë probleme. Pas përpjekjeve, tani besimi reciprok mes dy palëve është në nivel të mirë."

Sipas statistikave të Ministrisë së Tregtisë, përqindja e suksesit në blerjen ndërkombëtare të kompanive kineze është afro 40 %, 15 % më shumë se mesatarja botërore. Megjithatë, ka edhe mbi 60 % të këtyre kompanive që kanë pësuar humbje në këtë drejtim.

Ye Tan është një analiste e njohur financiare:

"Blerja është me disa rreziqe. Së pari, duhet të përballohet kostoja e lartë; së dyti, duhet përshtatja me me ligjet vendore; së treti, duhet të marrim gjërat që na duhen, jo ato që kanë falimentuar."

Për ndërmarrjet kineze, investimi në Evropën Lindore është vetëm hapi i parë i strategjisë së tyre globale. Wang Fengying është presidentja e kompanisë së makinave "Great Wall". Ajo thotë:

"Kemi zgjedhur Bullgarinë për investime, sepse objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik është Bashkimi Evropian."

Vendet e Evropës Lindore e kuptojnë mirë strategjinë e firmave kineze dhe janë gati të luajnë rolin e duhur për të realizuar fitime të ndërsjella. Ish-kryeministri hungarez Peter Medeshi ka qenë shumë herë në Kinë. Ai shprehet se vendi i tij është i gatshëm që të bëhet një urë mes kompanive kineze dhe tregut evropian.

"Evropa Lindore ka një popullsi afro prej 120 milionë banorësh dhe kompanitë kineze mund të futen në këtë treg nëpërmjet Hungarisë, sepse ne kemi infrastrukturë moderne, si dhe dëshirë të madhe. Në procesin e investimeve Hungaria është një ndalesë e rëndësishme. Ne mund të ofrojmë shërbimet përkatëse për t'i ndihmuar kompanitë kineze të futen në tregun vendas."

Kina dhe Evropa Lindore kanë një traditë të mirë bashkëpunimi dhe lidhje të ngushta tregtare, prandaj investimet kineze në këtë rajon kanë një sfond të mirë dhe një bazë të qëndrueshme. Krahas investimeve në sektorët tradicionalë, si të automjeteve e makinerive, industrinë kimike etj., ndërmarrjet kineze mund ta zgjerojnë veprimtarinë e tyre edhe në fushën financiare dhe në sektorët e shërbimeve, pasi në këto drejtime ka një potencial të madh. (Jiang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China