PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
PKK fokusohet te ekonomia
2012-11-13 19:04:45 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka shënuar rritje më të shpejtë se ekonomitë e tjera përsa i përket tregtisë dhe pozicionit ndërkombëtar, deklaroi delegati i Kongresit të 18-të të PKK-së dhe ministri i Tregtisë Chen Deming.

Nga janari deri në shtator, vëllimi total i import-eksporteve në Kinë shënoi rritje me 6.2%, ndërsa në shtator dhe tetor, eksporti pati rritje me përkatësisht 9.9% dhe 11%.

Ministri Chen Deming tha se tregtia e jashtme e Kinës ka treguar një tendencë stabilizuese.

Sipas të dhënave të publikuara së fundi nga Zyra Kombëtare e Statistikave, vëllimi i rritjes industriale i kompanive me të ardhura vjetore prej mbi 5 milionë juanësh u rrit me 9.6%, duke shënuar rritje për dy muaj me rradhë. Krahas kësaj, edhe treguesi i blerjes PMI është rikthyer në nivelin mbi 50%. Treguesi i konsumit CPI u rrit me vetëm 1.7%.

"Statistikat tregojnë se strategjitë e ndërmarra po funksionojnë me efektivitet. Ulja e treguesit CPI ka shtuar më shumë hapësirë dhe fleksibilitet për kontrollin makroekonomik", thotë Guo Jie, zv/kryetari i Institutit Ekonomik të Universitetit Renmin.

Edhe Zhang Ping, kryetari i Komisionit Shtetëror për Zhvillim dhe Reformën u shpreh se që nga muaji gusht, është kufizuar rënia ekonomike dhe është bërë më i dukshëm stabiliteti ekonomik. "Kemi besim të plotë për realizimin e synimeve ekonomike për këtë vit", tha ai.

Megjithëse ekonomia po stabilizohet me politikat stimuluese, zhvillimi ekonomik në Kinë ende po përballet me sfida të shumta, si situata e ndërlikuar ndërkombëtare, kërkesa e dobët nga jashtë dhe vështirësitë në menaxhimin e kompanive.

Harta ekonomike e Kinës për pesë vitet e ardhshme, madje edhe për një kohë më të gjatë do të përpilohet strategjikisht në Kongresin e 18-të të PKK-së. Në raportin e Hu Jintaos, vihet në dukje se "ekonomia është çelësi i zhvillimit të vendit dhe zhvillimi është çelësi për të gjitha çështjet përkatëse".

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China