PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bashkëpunimi bujqësor mes Kinës dhe vendeve të Evropës Lindore e Qendrore
2012-10-04 17:41:56 CRI Komenti juaj Printoni

Plamen Jankov nga Bullgaria është menaxheri i përgjithshëm i kompanisë bullgare "Olinesa" në Kinë. Ai u shpreh se prodhimet e kompanisë së tij janë shumë popullore në Kinë. Ai tha:

"Kompania jonë prodhon 5 lloje të ndryshme ushqimesh, si prodhime mjalti, recel boronice, luleshtrydhe etj. Aktualisht këto prodhime shiten kryesisht në supermarketet e nivelit të lartë në Shangai."

Në fillim kompania hyri në tregun kinez për një vit, por tani kjo kompani ka ngritur fabrika e depo si dhe bashkëpunon me 5 tregtarë për shitjet. Prodhimet shiten në qytete të mëdha si Pekin, Shangai, Shenzhen etj., Në fillim Jankovi ishte i pasigurt nëse konsumatorët kinezë do të kishin interes për prodhimet bujqësore nga vendet evropiane, sidomos nga vendet e Evropës Lindore e Qendrore. Gjatë 1 viti, u regjistruan shitje të larta, më shumë se parashikimi i kësaj kompanie në Kinë. Jankov tha:

"Çdokush këtu ka shumë interes për prodhimet evropiane, sepse prodhimet tona kanë cilësinë e lartë dhe shijen e veçantë."

Kushtet e favorshme klimatike dhe shumëllojshmëria e prodhimeve bujqësore, e kanë favorizuar Evropën Lindore e Qendrore, që shpeshherë quhet edhe "kopshti i perimeve", të ketë ushqime të ndryshme. Përveç këtyre, vendet në Evropën Lindore e Qendrore kanë ruajtur gjithmonë marrëdhëniet miqësore tradicionale me Kinën, prandaj prodhimet bujqësore nga këto vende në Kinë kanë shumë fansa. 43 vjeçari Shi është një prej tyre. Ai tha:

"Sapo u ktheva nga Maqedonia, dhe bleva dy shishe vere. Mendoj se cilësia e kësaj vere është e mirë. Shpresoj se në të ardhmen mund të importohen më shumë prodhime nga Evropa Lindore e Qendrore. Megjithëse kostoja është më e lartë, me ngritjen e nivelit të jetës sonë, mund ta përballojmë çmimin e lartë për produktin e mirë."

Interesi i konsumatorëve për këto prodhime forcon besimin e Jankovit, i cili nisi të kërkojë më shumë bashkëpunëtorë.

Tani, Jankovi është pjesë e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomiko-Tregtar midis Kinës dhe vendeve të Evropës Lindore e Qendrore. Ndoshta, këtu ai mund të gjejë dhe partnerët e bashkëpunimit për biznesin e tij.

Forumi i Bashkëpunimit Ekonomiko-Tregtar midis Kinës dhe vendeve të Evropës Lindore e Qendrore u krijua në vitin 2006 dhe organizohet çdo vit në Kinë. Tani ky forum është kthyer në një nga platformat më kryesore të bashkëpunimit bujqësor midis Kinës dhe vendeve të Evropës Lindore e Qendrore. Nëpërmjet kësaj platforme, vitet e fundit, është forcuar bashkëpunimi bujqësor midis Kinës e vendeve të Evropës Lindore e Qendrore. Fushat e bashkëpunimit bujqësor përfshijnë tregtinë e prodhimeve bujqësore, bashkëpunimin e investimet në fushën tekniko-shkencore, bujqësore etj. Përmbajtjet e bashkëpunimit janë më të pasura si shkëmbimet e kulturave të ndryshme bujqësore, bimëve etj, bashkëpumin në studimin e prodhimeve bujqësore, sigurimin e ushqimeve, teknikat e bërjes së verës etj. Me zhvillimin ekonomik global dhe hapjen e mëtejshme të tregut të prodhimeve bujqësore në Kinë e në vendet e Evropës Qendrore e Lindore, rritja e shpejtë e tregtisë së prodhimeve bujqësore midis Kinës e vendeve në Evropën Qendrore e Lindore ka thelluar miqësinë tradicionale dhe ka shtuar shumicën e zhvillimit bujqësor, duke krijuar situata të favorshme për zhvillimin e përbashkët me leverdi reciproke.

Xu Jieliang është shefi i Grupit të Kompanive Huangshan shanhua në Kinë që merret me disa bimë si kërpudhat, çajin Qimen, e perime të ndryshme. Me kalimin e viteve, e sidomos vitet e fundit, biznesi i tij u zhvillua shumë. Me thellimin e bashkëpunimit bujqësor midis Kinës dhe vendeve në Evropën Qendrore e Lindore, zhvillimi i tregut të prodhimeve bujqësore në Evropën Qendore e Lindore u bë misioni i Xu. Ai tha:

"Qysh nga viti 2000, kompania jonë nisi biznesin me Evropën perëndimore. Kryesisht konsistonte në eksportet drejt Holandës, Gjermanisë etj. Por vitet e fundit, filluam të konsiderojmë vendet në Evropën Qendore e Lindore, sepse një pjesë e këtyre vendeve janë pjesëmarrëse në BE, dhe futja e prodhimeve tona në këto tregje është e lehtë. Së dyti, vitet e fundit tregtia midis Evropës Lindore e Kinës është zgjeruar pandërprerë.

Si pasojë e krizës financiare, mendoj se ky është një rast i mirë që prodhimet tonë të hyjnë në këtë rajon."

Ndërmarrjet kineze bujqësore dëshirojnë që prodhimet e tyre të eksportohen jashtë Kinës dhe ndërmarrjet e Evropës Qendrore e Lindore i kushtojnë rëndësi tregut të madh në Kinë. Aleksandra Hadun-Homar nga Kroacia është menaxherja e përgjithshme e një kompanie pijesh. Ajo shpreson se prodhimet e kompanisë së saj do të hyjnë në tregun e Kinës. Ajo tha:

"Tregu kinez është i madh dhe me potencial. Së pari dëshirojmë të promovojmë prodhimet tona. Së dyti dëshirojmë të kërkojmë partnerët e bashkëpunimit në Kinë që janë jo vetëm në tregun kinez por edhe në tregun jashtë Kinës."

Vitet e fundit, vendet në Evropën Qendrore e Lindore si Polonia, Cekia, Hungaria, Letonia, Lituania, Sllovakia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania etj. hynë në BE dhe në vitin e ardhshmen, Kroacia do të hyjë në BE. Kështu rregullat e favorshme për Kinën nga BE-ja do të shtrihen në më shumë vende anëtare dhe politikat preferenciale doganore do të implementohen për prodhimet bujqësore kineze që të eksportohen në vendet e Evropës Qendore e Lindore dhe ndërmarrjet kineze do të përfitojnë nga to. Nga ana e tjetër, zhvillimi i shpejtë ekonomik në vendet e Evropës Qendrore e Lindore do të cojë në rritjen e importit, sidomos në fushën bujqësore dhe të dyja palët mendojnë që ka perspektivë të mirë bashkëpunimi. Kryeveterineri i Ministrisë së Bujqësisë të Kinës Yu Kangzhen tha:

"Bujqësia është industria strategjike e bashkëpunimit midis Kinës e vendeve në Evropën Qendrore e Lindore. Bashkëpunimi bujqësor është pjesa e rëndësishme e bashkëpunimit midis dy palëve. Bujqësia e dy palëve ka karakteristikat e ndryshme dhe potenciali i bashkëpunimit bujqësor është i madh."

Tani, kriza financiare ka prekur këtë rajon dhe këto vende po përballen me sfidën serioze të punësimit dhe janë në kërkim të më shumë rasteve të punësimit. Me bashkëpunimin me Kinën, sidomos me shtimin e ndërmarrjeve kineze në këtë rajon do të krijohen më shumë fronte pune. Fjalët e Ministrit Daniel Constantin nga Rumania përfaqësojnë mendimet e qeverive të vendeve dërrmuese të Evropës Qendrore e Lindore. Ai tha:

"Rumania shpreson se do të zhvillohen më shumë projekte të mundshme. Qeveria rumune po nxit tërheqjen e më shumë investimeve."

Për këtë, sektari i përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit të Bujqësisë dhe të Fshatit të Rumanisë Barna Tanczos u shpreh gjatë vizitës së tij në Kinë në vitin e kaluar se qeveria rumune ka planifikuar të ndërtojë objektetet për sistemin e ujitjes me gjatësi prej mbi 200 km dhe që përfshin 500 mijë hektarë tokë dhe mirëprit investimet nga Kina.

Në fakt, bashkëpunimi bujqësor midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore gëzon përkrahjen e madhe të qeverive.

Ministria e Bujqësisë e Kinës organizon sipas planeve shumë aktivitete dhe fton vendet e Evropës Qendrore e Lindore të marrin pjesë. Zv-kryeministri i Kinës Li Keqiang gjatë vizitës së tij në Hungari nënshkroi me palën hungareze një marrëveshje mbi ndërtimin e qendrës së bashkëpunimit të teknikës bujqësore. Qeveria e Polonisë filloi në mars të këtij viti planin "Shkojmë në Kinë" për të nxitur bashkëpunimin e gjithanshëm duke përfshirë edhe fushën bujqësore.

Sipas biznesmenit Jankov, qëndrimet aktive të qeverive kineze dhe të vendeve të Evropës Qendrore e Lindore janë të favorshme për nxitjen e bashkëpunimit bujqësor midis dy palëve. Ai tha:

"Lidhur me tregtarë si ne, marrëveshjet e marrëdhëniet e ngushta të të dyja palëve në nivelin e lartë janë të mira. P.sh; Transporti i prodhimeve tonë në Kinë kërkon një afat kohor afro 1 muaj. Nëse mund të pakësohen një pjesë e kontrolleve, koha e hyrjes së prodhimeve tona në tregun kinez do të minimizohet."

Popullarizimi i prodhimeve buqjësore nga Evropa Qendrore e Lindore ka shtuar besimin e tregtarëve të këtyre vendeve për tregun kinez. Në Panairin e Prodhimeve Bujqësore në Anhui këtë vit, numri i vendeve të Evropës Qendrore e Lindore u rrit në 22, më shumë se vitin e kaluar. Pavijoni i Jankovit kishte shumë njerëz. Menaxheri i kompanisë Senfengyuan për prodhimet e mjaltit Niu Chuanhai ka shumë interes për prodhimet e kompanisë së Jankovit. Niu tha:

"Shpresojmë të importojmë prodhimet e mira bujqësore nga Evropa Qendrore e Lindore. Si mjalti i mirë është një tendencë e komsumimit të komsumatorëve në të ardhmen. Kompania jonë ka importuar prodhimet bullgare që kanë arritur rezultate të mira dhe dëshirojmë të zgjerojmë importet. Këtë herë ka prodhime bullgare, prandaj shkova të vizitoj për të kërkuar një mundësi bashkëpunimi. Besoj se në të ardhmen do të importojmë më shumë mjalt nga Bullgaria."

Pasi gjeti partnerin e ri tregtar, Jankovi filloi të planifikojë të ardhmen e kompanisë së tij në Kinë:

"Shpresojmë se brenda 3-4 viteve do të bëhemi markë e njohur në Kinë. Tregu gjigant kinez kërkon që të prodhojmë prodhime të reja.

Tani më e rëndësishme është që të zhvillojmë marrëdhëniet e stabilitetit me partnerët kinezë, sepse ata janë e ardhmja e kompanisë sonë."

Jankovi tha se tani ka shumë miq të tij nga Evropa Qendrore e Lindore si nga Çekia, Serbia, Shqipëria etj. Ai pëlqen të jetojë në Kinë, dhe është përshtatur me ritmin e jetesës:

"Banoj në Shangai dhe zyra ime gjendet atje. Më pëlqejnë shumë qytetet kineze. Dëshiroj të qëndroj gjithmonë në Kinë." (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China