PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina inkurajon investimet private edhe në sektorin e shëndetësisë
2012-09-21 18:22:34 CRI Komenti juaj Printoni

Në fundin e vitit 2011, kishte rreth 22,000 spitale dhe 918,000 klinika në të gjithë vendin. Numri i praktikantëve mjekësorë për çdo 1000 banorë u rrit nga 1.47 në 2002-n në 1.82 në vitin e kaluar, tha Chen.

Aktualisht Kina ka mbi 6,000 spitale private, duke zënë një të tretën e totalit kombëtar, por numri i shtretërve dhe pacientëve në këto spitale përbën respektivisht 10 dhe 9 për qind të totalit, vazhdoi ai.

Kina miraton investime private edhe në sektorin e mbrojtjes.

Kina ka premtuar se do të inkurajojë kapitalin privat në industritë e lidhura me sektorin e mbrojtjes në një "mënyrë të drejt dhe të sigurt," sipas një udhëzimi të kohëve të fundit mbi investimet.

Investitorët privatë dhe kompanitë shtetërore do të marrin trajtim të barabartë në shumë fusha, duke përfshirë licensimin dhe taksimin, thuhet në udhëzim.

Në udhëzim theksohen gjithashtu protokollet e sigurisë për investitorët privatë të përfshirë në industri si dhe zotim për rritjen e mbikëqyrjes me qëllim që të mbrohet siguria kombëtare. Udhëzimi do të aplikohet vetëm për investitorët privatë në Kinën kontinentale.

Një politikë e përgjithshme në mbështetje të investimeve private që iu drejtua gjithashtu shkurtimisht industrisë së mbrojtjes u prezantua nga qeveria qendrore në majin e vitit 2010.


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China