PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, zhvillohet më tej industria fotovoltaike
2012-08-23 19:59:04 CRI Komenti juaj Printoni

Përveç përballjes me sfida të ndryshme, Kina vazhdon të investojë fuqishëm në projektet e energjisë diellore.

Vetëm pas 9 muajsh kur SHBA-ja nisi një hetim kundrejt industrisë së paneleve diellore të Kinës, Europa - klientja më potenciale e produkteve me kineze me energji diellore pritet të nisë një raund të ri të luftës tregtare me prodhuesit kinezë.

Disa ndërmarrje europiane të baterive fotovoltaike kanë nxitur hetimet për produktet fotovoltaike kineze. Për këtë zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Shen Danyang është shprehur se nëse Bashkimi Europian do të vendosë kufizime për produktet fotovoltaike të Kinës, kjo nuk do të jetë në dobi të zhvillimit të përgjithshëm të industrisë fotovoltaike të BE-së, nuk do të jetë në dobi të zhvillimit të ekonomisë me lëshim të ulët karboni dhe nuk do të jetë në dobi të bashkëpunimit dypalësh midis ndërmarrjeve të baterive me energji diellore.

Shen Danyang u shpreh se industria fotovoltaike e Kinës dhe sektorët përkatës të shumë vendeve janë të lidhura ngushtë mes tyre dhe Kina u ka dhënë shumë mundësi të mira vendeve të ndryshme në industrinë përkatëse.

Kompania gjermane SolarWorld AG i ka paraqitur një peticion BE-së, nëpërmjet të cilit kërkon një hetim anti-dumping për produktet solare të importuara nga Kina.

Nëse BE-ja ndjek precedentin amerikan dhe nxjerr një hetim anti-dumping, industria fotovoltaike kineze mund të vuajë nga një goditje e rëndë, sipas një deklarate të përbashkët, lëshuar nga më shumë se 30 kompani kineze.

Deklarata nënvizon faktin se tregu i brendshëm, përveç se është një potencial premtues, nuk është një alternativë e menjëhershme për kompanitë vendëse.

Prodhuesit kinezë kanë eksportuar çdo vit drejt SHBA-së panele diellore që kapin vlerën e 2 miliardë dollarëve. Afro 60 për qind e dërgesave solare kineze, me vlerë 35.8 miliardë dollarë janë ekportuar vitin e kaluar drejt tregut europian.

Ndërsa kërkesa e Eurozonës është zbehur si pasojë e krizës së borxheve

dhe politikave të kursimit, SHBA-ja ka imponuar tarifa ndëshkuese, të cilat mund të bllokojnë disa kompani kineze të futen në treg.

Kërkesa e jashtme gjithnjë e më e dobët, si dhe një treg jo shum i madh vendas kanë bërë që prodhuesit e paneleve diellore kineze të përballen me shumë sfida.

Por, kompanitë kinezë i kanë "hedhur sytë" në tregun e zgjeruar vendas si pasojë e zbehjes së kërkesës së jashtme.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China