PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si është situata e tregut të pasurive të paluajtshme sot në botë?
2012-07-19 18:42:37 CRI Komenti juaj Printoni

Si është situata në këtë sektor në Spanjë?

Aktualisht, sektori bankar në veçanti, por dhe vetë ekonomia spanjolle ndodhen në udhëkryq të rrezikshëm dhe krizë shqetësuese jo vetëm për Spanjën, por për gjithë eurozonën

Profesori dhe eksperti i ekonomise Ardian Civici ka analizuar situatën në Spanjë.

Bankat dhanë shumë kredi imobiliare pa u preokupuar për klientët e tyre, duke stimuluar në këtë mënyrë një "flluskë të madhe imobiliare", shpërthimi i së cilës në vitin 2008, zhvleftësoi apo humbi shumë miliarda euro aktive "problematike" në bilancin e bankave spanjolle.

Gjithçka filloi 4 vite më parë kur çmimet e banesave filluan të bien me shpejtësi. Në vitet 2000 rritja ekonomike e Spanjës u mbështet shumë te sektori i ndërtimit, dhe periudha 2000-2008 u cilësua si "boom i ndërtimeve". Por në fund të kësaj periudhe çmimet ranë 40-55% ndërkohë që mbi 700 000 shtëpi u bllokuan në pamundësi totale shitjeje. Menjëherë pas kësaj, shpërtheu papunësia, aq më tepër që 10-12% e fuqisë punëtore në Spanjë, ose rreth 2 milionë punonjës, ishte angazhuar në sektorin e ndërtimit (dyfishi i mesatares europiane). Më 2007 Spanja ndërtoi 760 000 banesa, shifër kjo më e lartë se ndërtimet analoge në Francë, Gjermani, Itali së bashku.

SHBA, tregu i pasurive të paluajtshme vazhdon të rimëkëmbet

Tregu i pasurive të paluajtshme në SHBA vazhdon të rimëkëmbet. Gjithashtu u përmirësua edhe treguesi i besimit të investitorëve amerikanë, duke arritur në pikën më të lartë që nga maji i vitit 2007.

Volumi i shitjeve të banesave ka vijuar prirjen e rritjes. Nga janari deri në maj, u shitën rreth 4 milionë banesa në muaj. Gjithashtu u rrit edhe çmimi. Në maj, çmimet e banesave të vjetra dhe të reja u rritën përkatësisht në 183 mijë dollarë amerikanë e 235 mijë dollarë amerikanë nga 155 mijë e 222 mijë në janar duke u rritur për 4 muaj radhazi.

Europë, tregu i pasurive të paluajtshme vijon tatëpjetën

Përveç Gjermanisë, tregu i pasurive të paluajtshme në pothuajse të gjitha vendet është prekur nga kriza.

Psh; në Angli, çmimi i banesave është ulur.

Gjithashtu edhe në Francë, tregu i pasurive të paluajtshme është ndikuar shumë.Treguesi i besimit tek ndërmarrjet e ndërtimit në Francë ra së bashku me çmimin e banesave.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China