Shangai është qyteti më i madh në Kinë, dhe një nga zonat më të mëdha metropolitane në botë, me mbi 20 milion banorë.
Fillimisht një qytet peshkimi dhe tekstili, Shangai u rrit në rëndësi në shekullin 19 për shkak të vendndodhjes së tij të favorshme si port dhe si një nga qytetet e hapur për tregtinë e jashtme.
Sot, Shangai është qendra më e madhe e tregtisë dhe financave në Kinë dhe ka qenë përshkruar si shembull i ekonomisë së madhe me rritjen më të shpejtë në botë.
Në tre vjet, Shangai arriti të kryente punën dhjetëvjeçare që u desh për rindërtimin e Tokios apo të Londrës.
Shangai i sotëm me rrokaqiejt gjigantë, qe të stepin dhe thuajse e lënë në hije peizazhin urban të Nju-Jorkut, Cikagos etj vazhdon të jetë një nga vendet më të shtrenjta të botës.
Shangai është një nga qytetet e mëdha të ndërkombëtarizuara në Kinë dhe gjithashtu një nga qytetet kineze me ekonominë më të lulëzuar. Ndërkohë, tjetër arsye kryesore që Shangai ka zgjeruar shpejt ndikimin ndërkombëtar është që ai u bë qytet bashkërendues olimpik dhe ka organizuar një sërë veprimtarish sportive të nivelit të lartë, si Lojërat Olimpike Speciale Verore, Çmimin e madh të Formulës 1 në Kinë, Kupën e Mjeshtërve të Tenisit etj.
Sipas një sondazhi të fundit, kostoja e jetesës në Shangai është më e lartë se ajo në Nju-Jork.
Sipas një studimi nga Njësia e Inteligjencës e Ekonomistëve me seli në Britaninë e Madhe, Shangai u u rrit me 6 vende në listën ndërkombëtare përsa i përket standartit të jetesës, ndërsa Nju-Jorku u ngjit vetëm me 2 vende. Në këtë listë Los Anxhelosi dhe Moska qëndrojnë shumë pranë në renditje me Shangain, ndërsa Pekini zbriti me 3 vende në këtë renditje.
Studimi dyvjeçar që synon të shqyrtojë koston e vërtetë të jetesës në 130 qytete të mëdha të botës të cilët kanë krahasuar më shumë se 400 cmime nga 160 produkte e shërbime. Studimi mbulon kostot e nevojave të tilla si ushqim, pije dhe veshmbathje, si dhe shpenzimeve të tjera për shkollë private etj. Në studim thuhet se psh; një kilogram bukë e bardhë kushton afro 3.58 dollarë në Shangai, në krahasim me 3.36 dollarë në vitin 2010 dhe cmimi i një litri benzinë pa plumb ishte 1.22 usd në krahasim me 0.98 usd.
Pekini dhe Shangai janë konsideruar si qytetet me potencialin më të madh. Këto dy qytete kineze, sipas analistëve, do të bëhen qytetet me ndikimin më të madh në botë brenda 10-20 vjetëve të ardhshëm.
Vlerësimin e bëri agjencia Bloomberg në raportin e saj mbi qytetet botërore. Në këtë raport të publikuar më 2 prill, Nju-Jorku është vlerësuar si qendra tregtare me ndikimin më të madh në botë, duke lënë pas Londrën, Parisin, Tokion dhe Hong-Kongun.
Raporti nga Bloomberg u bë në bazë të vlerësimeve mbi 5 faktorët kryesorë të 66 qyteteve në mbarë botën, si aktivitetet tregtare, burimet njerëzore, këmbimin e informacioneve, shkëmbimin kulturor dhe aktivitetet politike.
Nju-Jorku e kryeson këtë listë pasi ai është i pajisur me burime të mjaftueshme arsimore, aktivitete të lulëzuara tregtare si dhe zhvillimin e vazhdueshëm energjetik.
Që nga 18 prilli i vitit 1990 filloi zhvillimi i zonës së re Pudon. Sot, zona e re Pudon është bërë një zonë e re e hapur, me shumë funksione dhe moderne. Me zhvillimin e shpejtë, zona e re Pudon është bërë shembull i ndërtimit të modernizimeve të qytetit Shangai dhe simboli i refomës dhe i hapjes së Kinës.